VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI
E Mërkurë, 11.17.2010, 11:52am (GMT1)

Autoritetet greke njoftuan sërish se do të lehtësojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë me lejeqëndrimet e përkohshme në kufijte e te dy vendeve.

Si edhe në vitet e tjera autoritetet e Ministrisë greke për Mbrojtjen e Qytetarit kanë miratuar një Qarkore e cila u lejon emigrantëve shqiptarë të lëvizin në kufi përgjatë gjithë viti të ardhshëm me lejet e vjetra të qëndrimit.

Emigrantët që munden të lëvizin lirsht në të dy vendet duhet të paraqesin në kufi një Pasaportë të vlefshme ndërkombëtare, vërtetimin tip A' ( të ashtuqujturën Kartë Blu), e cila vërteton se kanë aplikuar për ripërtëritjen e lejës së qëndrimit, lejen e skaduar të qëndrimit dhe numrin e kodit fiskal personal.

Këtë vit Qarkorja e lëshuar do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2011 dhe do t`a ketë vlefshmërinë përgjatë gjithë vitit të ardhshëm. Vendimi i autoriteteve greke vjen në një kohë kur Bashkimi Europian i ka hapur dritën jeshile lëvizjes së shtetasve shqiptarë pa viza në vendet e Marrëveshjes Shengen , ku përfshihet dhe Greqia.

Të dy proceset , ai i lëvizjes me lejet e vjetra të qëndrmit dhe i lëvizjes së pritshme pa viza pas 15 dhjetorit pritet të normalizojnë kthimin në atdhe të disa mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia për festat e fundvitit dhe rikthimin e tyre sërish në vendin fqinj.

Procesi sipas analistëve vendorë mund të vërë në vështirësi pikat e kalimit kufitar mes të dy vendeve. Këto pika në rajonet e Korcës, Gjirokastrës dhe Sarandës nuk e kanë kapacitetin për të përballuar dyndjen në kufi të disa dhjetëra mijë emigrantëve në harkun e pak ditëve.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër tha pak ditë më parë se do të ndërmarrë masa shtesë në kufi me pika të reja shërbimi dhe personel kufitar për të përballuar ritmin e lartë të lëvizjes.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.