VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH E Shtunë, 11.20.2010, 08:16am (GMT1)
Në sallën e Teatrit Cuvillies në Mynih do të mbahet të shtunën, 20.11.2010 një koncert operistik bamirës në ndihmë të fëmijëve kosovarë me sëmundje në zemër. Fatjoni, Albiona, Zerina - ata ende nuk e kanë mbushur dekadën e parë të jetës së tyre, dhe një pjesë të fëmijërisë e kanë kaluar nëpër spitale. Ata janë vetëm 3 nga gjithsej 130 fëmijët e sëmurë kryesisht nga zemra, që kanë arritur të kurohen deri tani falë donacioneve të mbledhura nga koncertet bamirëse të Shoqatës Nënë Tereza Gjermani. I tillë është edhe koncerti që do të zhvillohet të shtunën, 20.11.2010 në Mynih. Desar Sulejmani është dirigjent i orkestrës së bashkuar shqiptare Nuk është vetëm salla rokoko e Teatrit Cuvillies ajo që e bën të veçantë këtë koncert. Në radhë të parë është formacioni orkestror. Pjetër Guralumi, violonçelisti dhe Profesor në Akademinë e Arteve të Tiranës, thotë se është hera e parë që kjo orkestër e përbërë nga artistë shqiptarë nga Tirana, Prishtina, Shkupi, por edhe nga diaspora nëpër botë." Debutim i orkestrës së bashkuar shqiptare Drejtori Artistik Desar Sulejmani, dirigjent i orkestrës simfonike Heinrich Heine në Dyseldorf ka zgjedhur një repertor të lehtë me arie nga kompozitorë të njohur si Donizetti, Puccini, Verdi, Mascagni. Janë pjesë, të cilët shumica e anëtarëve të orkestrës i kanë dëgjuar e luajtur shumë herë. Violisti Arben Llozi, nëndrejtor i Akademisë së Arteve, thotë se një repertor i tillë është më i përshtatshëm për një publik që nuk merret shumë me muzikën klasike. Megjithëse telefonat për donacione janë në Shkup e Prishtinë dhuruesit kryesorë janë nga diaspora, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, pothuajse të gjithë janë shqiptarë. "Shqiptarët në Zvicër janë më të kamur, por edhe të organizuar më mirë", thotë Shaqir Gashi. Ai thotë se shqiptarët e Amerikës nuk marrin pjesë në këto dhurime, sepse koncerti zhvillohet në një orë të papërshtatshme për ta. Mbështetje nga elita politike e Bavarisë Shoqata humanitare Nënë Tereza Gjermani organizon këtë koncert që nga viti 2003 për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve nga Kosova që kanë sëmundje që mund të kurohen vetëm jashtë shtetit, kryesisht në zemër. Shoqata financon jo vetëm shpenzimet e spitalit, por edhe transportin dhe qëndrimin jashtë shtetit të shoqëruar nga një prind. Kurimet bëhen zakonisht në Zvicër dhe Gjermani.
Shaqir Gashi, kryetar i shoqatës Nënë Tereza Gjermani Shoqata Nënë Tereza është krijuar në vitin 1992 e sipas Gashit numëron rreth 60 anëtarë, por shtatë syresh janë aktivë dhe punojnë në kryesi mbi baza vullnetare. Edhe pse katër anëtarë të kryesisë kanë të njëjtin mbiemër, Gashi vetë asistent i teknikës mjekësore në Mynih, garanton, se përveç të shoqes Remzijes, gjithashtu mjeke e diplomuar në Mynih, anëtarët e kryesisë nuk janë të afërm familjarisht. Barbara Stamm, CSU, kryetare e Parlamentit të Bavarisë Është hera e tretë që koncerti zhvillohet jo në Prishtinë, si zakonisht por në Mynih. Shkak për këtë janë kushtet teknike, që në Mynih janë më cilësore se në Prishtinë, thotë Gashi. Kjo i ka shtuar shpenzimet e organizimit, por pjesa dërrmuese e tyre janë hequr nga sponsorë: Duke filluar që nga salla e teatrit, e deri tek hotelet e transportit. Mbështetje ka gjetur Nënë Tereza për këtë projekt bamirës jo vetëm nga biznesmenë e artistë, por edhe nga elita politike bavareze, pasi është hera e dytë që koncerti zhvillohet nën mburojën e kryetares së Parlamentit Bavarez, Barbara Stamm. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |