Njoftohen të gjithë shqiptarët, organizatat dhe shoqatat shqiptare të New Yorkut, se me rastin e 98 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet ngritja e flamurit kombëtar në Manhattan New York.
Ngritja e flamurit do të bëhet diten e Diel datë 28 Nëntor ora 11 para dite në këtë adresë:
mn Bowling Green Park, Brodway (near Whitehall Street)
New York, NY 10004.
Ngritja e flamurit shqiptar organizohet me lejen e Bashkise te New Yorkut.
Kjo eshte nje ngjarje e shenuar per kombin tone, prandaj eshte ne nderin e te gjithe shqiptareve, qe te marrin pjese ne kete ceremoni me rendesi te madhe kombetare.
Le te tregojme me kete rast ndjenjat tona atdhetare dhe te mblidhemi rreth flamurit Kuq e Zi pa asnje dallim.
Nga organizatoret e festes
Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve Shoqata Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Kryetari President
Dr. Skender Kodra Ph.D Rape Ruci