VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISË

Nga TOMË MRIJAJ


E Enjte, 11.25.2010, 09:51am (GMT+1)

Këshilli i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, së bashku me mijëra besmitarët e vet, pati të djelën në darkë nderin e veçantë që të organizojë një mbremje festive për famullitarin e meshtarin Dom Pjetër Popajt, duke i uruarë atij :"25 vjetorin e shugurimit prift, me dëshirat më të mira për shëndet e suksese në misionin e tij në shërbim të Zotit e anëtarëve të famullisë". Dom Pjetër Popaj, për 25 vjet me radhë, duke qenë meshtar dhe në krye të famullisë së Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, New York, ka dëshmuar se është një njeri i përkushtuar me zemër e shpirt në shërbim të Krishtit e të kombit. Ai sot është një figurë e respektuar në komunitetin tonë, dhe në gjithë botën shqiptare për bashkëpunimin që ka pasur dhe ka me përfaqësues të të gjitha besimeve fetare dhe me të gjithë bashkatdhetarët, pa marrë parasysh besimin dhe vendin nga janë.

Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë e Dom Pjetër Popajt dhe e urojmë nga zemra që të ketë shëndet gjithmonë në shërbim të fesë e kombit. Dom Pjetër Ndoc Popaj, lindi në Shën Gjergj, më 10 qershor 1958, në një nga qendrat e hershme të krishtërimit ndër shqiptarë. Kisha katolike në vendlindjen e tij daton në shek. XIV. Ajo i është përkushtuar Shën Gjergjit dhe bën pjesë në Arqipeshkvinë Metropolitane të Tivarit, ku, i pari i saj ishte Primat i Serbisë. Më kujtohet si tani babai i Dom Pjetrit, një burrë i hijshëm nga pamja, elegant nga veshja dhe i mprehtë nga fjala. Një ditë, në oborrin e Kishës, më tha: "Është komunitet i madh e Dom Pjetri është i ri nga mosha, për t'i përballuar gjithë këtyre." "Z.Ndoc,- i thashë,- Dom Pjetri, është shumë i përgatitur për të përballuar punë edhe shumë më të mëdhaja." Ai më shihte në sy dhe dëgjonte me shumë kujdes. Mbas një pauze të vogël, shtoi: "Zoti të bekoftë! Me burra të ndershëm arrihet gjithçka". Në vendlindje Pjetri i vogël mori mësimet fillestare, kurse vitet e fundit të shkollës fillore i përfundoi në Ulqin. Më 1972, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe familja e tij, nëna Lina e babai Ndoc, mori udhën e mërgimit për në SHBA. Për 12 muaj ata qëndruan në Itali, për përgatitjen e dokumenteve dhe në nëntor të vitit 1973, arritën në aeroportin J.F.K. Prindërit e regjistruan Pjetrin në "Joan of Ark" High School, në Manhattan e më pas në "Evander Childs" High School, në Bronx, New York. Tek i riu, zgjohet në brendësi të shpirtit thirrja e parë për t'iu përkushtuar Hyjit. Vitet kaluan e ai përfundoi studimet e larta në "Cathedral Preparatory Seminar", në Manhattan. Por etja për dije filozofike do të bënte që ai të rregjistrohej në "Cathedral College of the Immaculate Conception" në Douglastown, Yonkers, NY, ndërsa studimet teologjike t'i përfundonte me sukses "St Joseph's Seminary", në Dunwoodie, New York, në vitin 1985. I shuguruar si djakon, për 6 muaj shërbeu në Kishën "Saint Lucy't", në Bronx. Një muaj më pas, më 16 nëntor 1985, në Katedralën e Saint Patrick-ut, në Manhattan, NY, nga Shkëlqësia e Tij John Cardinal O'Connor, Arqipeshkëv Metropolit i New York-ut, u shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë, duke veshur petkat e meshtarit. Ky gëzim i përbashkët, u festua më 24 nëntor 1985, në "Imperial Manor", në Paramus, New Jersey nga bashkatdhetarët e meshtarët: Imzot Dr.Johseph J.Oroshi, bashkëvendasi Dom Rrok Mirdita (sot Arqipeshkëv Metropolit i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Shkëlqësia e Tij, Imzot Rrok Mirdita), Monsinjor John Doherty, Vicar Episcopal, Father Hebert D'Argenio, nga Këshilli i Kishës, ku, kryetar darke ishte Tonin Mirakaj. Ishte kjo ditë, kur Dom Pjetër Popaj celebroi meshën e parë në Kishën Shqiptare në Bronx, ku morën pjesë 1014 persona. Më 17 maj, Cardinali i New York-ut, Eminenca e Tij Jonhn Connor, njoftoi emrimin e Dom Pjetër Popajt si ndihmësadministrator në Kishën "Saint Lucy's", Bronx, NY. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmësfamullitar në Kishën Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë".


Prej vitesh pelegrinët shqiptarë shkojnë të organizuar në grupe në vendet e shenjta, për të cilat, është shkruar në faqet e këtij libri. Dom Pjetër Popaj, ka organizuar tubime shkencore e kulturore në nderim të klerikëve katolikë dhe personaliteteve të ndryshme të kulturës shqiptare. I tillë ishte seminari shkencor, mbajtur më 7 tetor të vitit 1989, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe rëndësisë së veprës së tij "Çeta e Profetënve". Më 24 maj 1999, Dom Pjetër Popaj, ishte në krye të një grupi besimtarësh shqiptaro-amerikanë, që shkuan në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në përkushtimin (konsekrimin) e Shenjtores "Zoja e Këshillit të Mirë", që në Shqipëri njihet si "Zoja e Shkodrës". Më 8 qershor 2002, në mjediset komode të Qendrës "Nënë Tereza" në Hartsdale, New York, pranë Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", u organizua Simpoziumi me temë: "Kisha në komunitetin shqiptar". Në këtë tubim të rëndësishëm kulturoro-historik ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik shqiptar, Imzot Rrok Mirdita, famullitari organizues dhe mikpritës, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolin Përgjini, studiues, intelektualë, besimtarë etj. Organizatorë të simpoziumit ishin: "The Internacional Club Illiriada" dhe Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës". Dom Pjetri është organizatori i përvitshëm i darkës madhështore të Kishës "Zoja e Shkodrës", për të përkujtuar Zojën e Shkodrës si pajtore, një nënë mbrojtëse e kujdesshme për bijtë e vet arbërorë, të famullisë në Hartsdale, New York. Prej 16 vitesh (1991) e në vijim Dom Pjetri, është organizatori i festivalit mbarëshqiptar në Lehman College (Bornx, NY), ku mblidhen grupe e këngëtarë shqiptarë nga shtetet e ndryshme të Amerikës, të cilët, sipas traditës, i përshëndet meshtari mikpritës.


Edhe pse pjesën më të madhe të jetës së tij Dom Pjetri e ka kaluar në Amerikë, ai ka dashuri të pakufi për vendin e tij të lindjes, të cilën e viziton shpesh me mall e nostalgji. Kleriku shqiptar, thotë: "Duke vizituar shpesh vendlindjen, mësojmë më tepër për vetën tonë". Aty kujton fëmijërinë dhe truallin, ku, ka lindur ai, familja dhe stërgjyshërit e tij brez pas brezi, duke i quajtur ato ditë në Ulqin, si kujtimet më të bukura të jetës së tij. Ja një pasazh mbresëlënës i përjetimit të klerikut tonë, botuar në revistën kulturore: "Jeta Katolike", në New York: "Pas 34 vitëve në mërgim, shkova për të vizituar vendlindjen. Edhe më parë kam patur raste të rëndësishme për të shkuar në trojet e mia. Ishte bërë një kohë tepër e gjatë. Bekimi i Kishës së Shën Markut, në Shtoj të Ulqinit, ishte rast gëzimi i dyfishtë për Shtojin e New York-un.
Po kështu, Dom Pjetri, do të shkruajë mbresat e udhëtimit për vizitën e fundit, që pati në fshatin Shën Koll në Ulqin.

TOM MRIJAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)
VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York (11.19.2010)
AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI (11.17.2010)
BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM (11.17.2010)
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN (11.16.2010)
ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR (11.14.2010)
FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI (11.11.2010)
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)
PAS "BOTA SOT" PËR MADAME CALY-REY EDHE NJË MIRËNJOHJE NGA DIASPORA (11.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]