VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI
E Premte, 11.26.2010, 06:38pm (GMT+1)

Pa foto, pa moshë pa gjendje civile - kështu do të paraqiten aplikimet për punë në projektin pilot

Me qëllim që të huajt, njerëzit në moshë, dhe nënat me fëmijë të mos diskriminohen kur kërkojnë punë, firmat dhe administrata të ndryshme në Gjermani po testojnë nga e enjtja (25.11) formën e aplikimit anonim.

Po qe se aplikimi për punë i dikujt me emrin Ali apo Mehmet bie në duart e një shefi personeli në Gjermani, ka shumë mundësi që ai të hiqet mënjanë, pavarësisht sa të mira mund të jenë dëftesat apo CV-ja e tij. Ndërsa CV-ja e një aplikanti me emrin Peter apo Hans ka më shumë shanse për sukses, pra për t'u ftuar në një intervistë si hap i parë drejt vendit të punës. Ky është rezultati i studimit të një Instituti për të Ardhmen e Punës në Gjermani, IZA.

Cilat shtresa diskriminohen?

"Thjesht emri turk mund të shkaktojë uljen me 25% të shanseve personale për një intervistë për vend pune" thotë Ulf Rinne nga IZA. Në studim aplikantët me emra gjermanë kanë mesatarisht 14% më shumë shanse për t'u ftuar. "Në hapin e parë të procedimit për vend pune ekziston pra një diskriminim substancial" mendon ekonomisti Rinne.

 

Por nuk janë vetëm aplikantët me emra të huaj ata që diskriminohen. Studimet tregojnë se edhe gratë, para së gjithash nënat, personat me aftësi të kufizuara fizike kanë më pak shanse në hapat drejt marrjes së një vendi pune. Kjo pavarësisht kualifikimit të tyre.

Christine Lüders nga zyra e antidiskriminimit të federatës ka shpallur një projekt pilot që nisi nga puna të enjten. Në projektin që zgjat një vit marrin pjesë pesë firma gjermane, ndër to Telekomi, Posta, Ministria gjermane e Familjes dhe Agjencia Federale e Punës në landin e Renanisë veriore dhe Vestfalisë.

Pro dhe kundër aplikimeve anonime

Sipas Christine Lüders në aplikimin anonim për vend pune nuk do të ketë as foto, as moshë dhe gjendje civile. Kështu me këtë synohet të mënjanohet skualifikimi i aplikimeve të emigrantëve apo të moshuarve. Lüders: "Po qe se një aplikant e kalon hapin e parë dhe ndodhet përballë personelit për intervistë, disa paragjykime fillojnë e bien."

 

Shumë punëdhënës nuk e kanë pritur mirë këtë projekt. Ata i tremben rritjes së burokracisë, sepse realizimi i projektit nuk është i mundur pa krijimin e një zyre të ndërmjetme personeli. "Puna që duhet bërë për të zënë vendet bosh të punës do të jetë më e madhe", mendon presidenti i puëndhënësve gjermanë, Dieter Hundt.

Por Christine Lüders e mbron projektin e saj: "Ekonomia nuk ka pse të shqetësohet, dhe duhet t'i japë këtij projekti së pari një shans", thotë ajo. Pjesëmarrja në projektin pilot është mbi baza vullnetare dhe ajo nuk ka ndërmend të kërkojë futjen e aplikimeve anonime me ligj.

Tek vullnetarët që marrin pjesë në projekt bën pjesë edhe koncerni i kozmetikës, L'Oreal. Drejtori i personelit Oliver Sonntag e shpjegon kështu përfshirjen në projekt: "Ne donim të pengonim vendimet intuitive të personelit".

Kalimi i barrierës së parë në aplikim - mundësi për shanse të barabarta

Firmat me përzierje ndërkombëtare, ku punojnë gra, burra, të rinj e të vjetër janë veçanërisht të suksesshme. Sipas Sonntag: "Aplikimi anonim do të ndihmojë që të njohim njerëz të ndryshëm dhe t'i vlerësojmë ata mbi bazën e kualifikimeve që kanë."

Por çfarë ndodh në intervistë? Nuk fillojnë të veprojnë më së voni në këtë moment paragjykimet? Jo, mendon shefi i personelit të L'Orealit, Oliver Sonntag. "Në një bisedë të tillë secili mund të tërheqë vëmendjen me mundësitë që ka, motivimin dhe energjinë e tij. Në këtë pikë ekzistojnë shanse të barabarta."

Ulf Rinne nga Instituti për të ardhmen e punës është i bindur se nga aplikimi anonim përfitojnë jo vetëm punëmarrësit. "Vendet vakante duhet t'i marrin më të mirët. Po qe se diskriminimi bën që pikërisht kjo të mos ndodhë, atëherë ky është një problem i përgjithshëm për ekonominë me ulje madje edhe të mirëqenies."

Në SHBA aplikimi anonim është prej kohësh realitet, ndërsa në Francë dhe Zvicër po testohen aktualisht projekte të tilla si në Gjermani.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ (11.25.2010)
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)
VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York (11.19.2010)
AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI (11.17.2010)
BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM (11.17.2010)
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN (11.16.2010)
ITALI, VDES NË PUNË EMIGRANTI SHQIPTAR (11.14.2010)
FOTOREPORTAZH: 100 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS U PËRKUJTUA ME AKTIVITETE TË VEÇANTA NË GJERMANI E MË GJERËNga ASLLAN DIBRANI (11.11.2010)
KRISTINA MELO SI ZOG NË PEMËN E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (11.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]