VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DOLI "DIELLI", NUMËR SPECIAL ME 84 FAQE PËR 28 NËNTOR
E Hënë, 11.29.2010, 03:38pm (GMT1)

Në prag të Festës së Flamurit, gazeta më e vjetër e botës shqiptare, "Dielli" që u botua për të parën herë më 1909 dhe vazhdon të botohet prej 101 vitesh, tani edhe me botim te perditshem ne Online(www.gazetadielli.com), ka dalë me një numër special me 84 faqe. Në këtë numër botohen materiale historike për Ditën e Shenjtë të Pavarësisë së Shqipërisë. Për të parën herë vijnë shkrime që lidhen me figurat që bënë të mundur mëvetësinë e Shqipërisë dhe kronikën e Flamurit, që nga 28 nëntori 1443, kohë kur Flamuri me Shqiponjën dy krenare valoi në Fortesën e Krujës nga Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, 28 Nëntori 1912, kur Ismail Qemali njoftoi Evropen me aktin e ngitjes se Flamurit në Vlorë pavarësinë e Shqiperise, deri në ditët tona. Ditari i një prej firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, sjell detaje nga momenti i zbritjes së Ismail Qemalit në Durrës, kalimin ne tij në Kavajë, Cermë, Vlorë dhe ceremonia festive. Kronike e gjate eshte edhe ajo me historine e burrave te shtetit qe drejtuan Shqiperine qe nga 1912 deri me 2010.

Për vdekjen e Ismail Bej Qemalit vijnë poezitë e Ali Asllanit dhe Këngët e Popullit "Erdhi lajmi I zi per Vlorën-Ullinjtë ulën kurorën", Elegjia e Mihal Gramenos "Vdekja e Plakut të Shqipërisë" botuar në gazetën "Koha" më 1919 etj. Për të parën herë vjen në shtypin e Diasporës edhe intervista e Isa Boletinit dhënë Daily Telegraf të Londrës më 1913. Titulli i intervistës: Isa Boletini: "Armiqtë e mi të parë kanë qenë serbët dhe malazezët...Mesazhi: Ndjej një dhimbje të madhe kur kujtoj që Atdheu im, Kosova u mvoth nga Shqipëria! Shqiptarët kurrë s'do ta durojnë zgjedhën e serbëve! Tërë jetën time, gjersa ta jap shpirtin, do të luftoj kundër serbëve, grekëve, malazezëve, italianëve dhe austriakëve. Materiale interesante vijnë për të parën herë në shtypin shqiptar nga Ilir Ikonomi, gazetar i Zërit të Amerikës, i cili ka në process botimi në libër Faik Konicën, dhe fragmentin e parë ia besoi Diellit, Agron Alibali, sjell një këndvështrim interesant për dosjen e Konicës, ndërkohë që Avni Spahiu, ambasadori i Kosovës në Washington sjell një fragment nga libri i tij për Nolin. Rozi Theohari sjell nje bisedë me të Përndershmin at Arthur Liolin, Kancelar i Kishës orthodokse Shqiptare në amerikë... Një intervistë interesante e editorit me një mike të mrekullueshme të shqiptarëve , Carrie Hooper, sjell jetën e jashtzakonshme të një talenti, që verbërinë e ka sfiduar me dritën e talentit dhe të vullnetit. Titulli i intervistës: o shqiptarë, ju dua me gjithë zemrën time! - Gëzuar ditën e Pavarësisë!

Një jetë e jashtzakonshme e Carrie Hooper, amerikania e jashtzakonshme, profesore e gjuhëve të huaja, profesore e pianos dhe e Kantos, që flet dhe shkruan shkëlqyshëm shqip, mik e shqiptarëve që ka sfiduar verbërinë... Një shkrim interesant është ai për ish editorin e Diellit; Nelo Drizari me titulli: "Nelo Drizari, ish editori i diellit dhe romani i tij "Kënga e irenës", ndërsa Enver Kushi sjell një shkrim interesant për shkrimtarin dissident, Bilal Xhaferri. Në sec e anglishtes; Robert Elsie sjell shkrimin" 1912 the declaration of albanian independence"- Uk Lushi sjell artikullin studimor", shkruar enkas pwr Diellin", ALBANIAN- AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHo THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE", Deni Blloshmi boton shkrimin"Comeback Albania"...

Janë edhe 40 faqe të Diellit me Urime të shqiptarëve ët Amerikës në këtë numër special. Kaq sa për informim, gjithcka tjetër lexuesi e gjenë tek gazeta Dielli që sapo është hedhur në treg.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.