VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U MANIFESTUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGARD TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 06:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

U MANIFESTUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGARD TË GJERMANISË

Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI


E Enjte, 12.02.2010, 07:55am (GMT+1)

Po i afrohemi një shekulli ditës së shumë pritur, e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike, mbas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me te njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.

Grupi i valltareve nga Heidelberg

Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore e flamurit kombëtar ditës se Pavarësisë së Shqipërisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu, po ashtu po manifestohet edhe ne vendet perëndimore ku janë të përqendruar shqiptarët. Ashtu një e kremte kushtuar flamurit të kombit u mbajt edhe në Shtutgard të Gjermanisë e organizuar nga Unioni Mbarëkombëtar Shqiptar,

Can Tahiri udheheqes i programit dhe bashkpuntor i TVSH në Tiranë dhe dhe RTK në Prishtinë i shoqeruar me moderatoren Afërdita Shkrelin

Qendra Kulturore Shqiptare nga Shtutgardi , Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare në mbështetje të Qëndresë Islame nga Shtutgardi, ku pikërisht ne ora 14 të ditës se diel të datës 28 nëntor 2010 filloj tubimi,në një sallë të stolisur me flamurin e krenarisë se kombit dhe piktura artistike kushtuar kësaj feste. Fillimisht hapjen e këtij tubimi e beri veprimtari Fahredin Tafallari i cili i falënderoj të pranishmit dhe u përqendrua ne ngritjen e flamurit ne Vlorën heroike te vitit 1912 i përshëndeti të pranishmit dhe u përqendrua ma tepër për vlerat e flamurit dhe manifestimin e tij ne mërgatën shqiptare. . Ma tutje moderatorët Can Tahiri dhe Aferdita Shkreli ftuan të pranishmit për një minutë heshtje për te rënët e dëshmoreve për liri! Ne sallë ishte i pranishëm edhe biznesmeni shqiptar Behxhet Pacolli dhe aktualisht Kryetar i AKR-së i cili pos një biznesmeni të suksesshëm u tregua një politikan i cili ndikoj në shume shtete qe ta njohin pavarësinë e Kosovës ku në zgjedhjet e ardhshme pretendon qe te jetë kryetar i Kosovës. Zoti Behxhet Pacolli ishte i shoqëruar nga zonja Mimoza Kusari Lila një figurë shume aktuale politike në Kosovë,qe të dy u nderuan nga organizatorët.

Behxhet Pacolli një biznesmen i kalibrit botëror në diskutim pranë publikut Shqiptar ne Shtutgard

Zoti Pacolli me rastin e marrjes së fjalës u shpreh ,të dashur bashkatdhetar ,edhe unë jam një pjesë e trupit të juaj me qe isha dhe jam me shpirt në zemrën e mërgimtareve se mbi 30 vjet isha jashtë atdheut dhe e i dijë mire sakrificat e mërgatës , qe gjithë here ishte promotor i çështjes kombëtare,ai përshkroi gjendjen politike të Kosovës por u përqendrua edhe ne zgjedhjet e ardhshme ku e ftoj publikun qe te votojnë për ata qe ju merr mendja se do te jetë progresiv ne te ardhmen, Kosovës i duheni ju ,i duhemi ne ajo ka nevojë ta ndihmojmë ne integrimin e saj ne një vend te zhvilluar përfundoj nder te tjera zoti Behxhet Pacolli u përcjell me duartrokitje frenetike të shpeshta nga publiku...Edhe zonja Mimoza Kusari Lila

Zonja Mimoza Kusari Lila ne diskutim pranë publikut Shqiptar ne Shtutgard përshëndeti të pranishmit duke u përqendruar në ditën e madhe të flamurit por edhe gjendjen politike

Zëvendës konsulli i Shtutgardit zoti Ymer Lladrovci gjithashtu ishte i prezent i përshëndeti te pranishmit dhe u përqendrua ne ditën e flamurit dhe e ndiej veten të privilegjuar që pikërisht edhe që jam pran jush në këtë datë të madhe pos ditës se flamurit edhe ditëlindjes së të madhit Adem Jasharit etj. Edhe patrioti dhe veprimtari i madh Emil Kastrioni -Emin Fazlia nje veteran i palodhur, përshëndeti te pranishmit ku la mbresa tek publiku pati edhe te tjerë diskutues.

Për ta nderuar flamurin dhe këtë ditë të shenjte të 28 nentorit ditës së Flamurit u hap edhe një Ekspozitë artistike nga tre piktor shqiptar Dan Gashi Asllan Dibrani dhe Sabahate Byci pikturat ishin me karakter kombëtare dhe një frymë atdhetarie. Pamje e një pjese të Ekspozites nga tre piktorët Dan Gashi Asllan Dibrani dhe Sabahate Byci

Manifesti u përcoll edhe nga këngëtarja Lumnie Grajqevci, këngëtari Arsim Grajqevci me sint Dini dhe nga grupi i valleve nga shoqata Iliria nga Halderbergu.Me recitime kushtuar këtij takimi u publikuan edhe dolën edhe nxënësja Blerta Pantina ,Egzon Mustafa

 

Albion Gashi pranë publikut me recitim dhe Albion Gashi nga Schwinfurti qe kishte ardhur 200 km larg nga Shtutgardi

 

Një pamje nga Behxhet Pacolli, Mimoza Kusari-Lila, Emin Fazlia, Ymer Lladrovci etj.

 

Pamje ne salle gjatë manifestimit duke vallëzuar

 

Pamje ne salle gjatë manifestimit

 

Pamje e një grup qytetaresh ne sallë gjatë manifestimit

Kjo ditë 28 nëntori të sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Qytetar, vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë,të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet jubilare , kjo festë le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi Maqedoni Greqi dhe Mal te Zi .Vëllezër dhe bashkatdhetar në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë vit kudo që gjinden nëpër botë për neve jashtë atdheut jemi edhe ma te nevojshëm që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri të kombit që duhet ta ndiejmë krenar,vetën tonë pran fëmijëve tanë dhe brezit që po e rrisim në dhe te huaj që përmes jush të nxitën,të mësohen dhe te joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet. Sot pikërisht në ketë ditë ë shtrenjtë festohet edhe anembanë botes shqiptare ne diasporë ku menjëherë pas shpalljes se Shqipërisë shtet ne vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare,Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri të vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka Enver Hadri etj që me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhë ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej si obligim edhe neve që këtij amaneti të tyre mos t'i shmangemi deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave .

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor .1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t'ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.Gëzuar ,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Foto-reportazh nga Asllan Dibrani 2010 Shtutgard

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI "DIELLI", NUMËR SPECIAL ME 84 FAQE PËR 28 NËNTOR (11.29.2010)
Korrespondencë nga BukureshtiDITA E FLAMURIT U KREMTUA EDHE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (11.27.2010)
VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI (11.26.2010)
DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ (11.25.2010)
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)
VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York (11.19.2010)
AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI (11.17.2010)
BANKA BOTËRORE: DËRGESAT E PARAVE PO SHTOHEN SËRISH PËR VENDET NË ZHVILLIM (11.17.2010)
NXEHEN EMIGRANTËT, MARRIN MESAZHE PËR VORIO-EPIRIN (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]