Konsulli i Përgjithshëm në New York, z.Dritan Mishto dha një pritje për nder të festës së Pavarësisë.
Ceremonia u zhvillua në Manhattan në restorantin "Macelleria" me pronar z.Sejdi Bytyqin.
Konsulli i Përgjithshëm iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: "Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe të Flamurit! Qofshim gjithmonë të bashkuar"!
Më vonë ka përshëndetur z.James Vacca, Këshilltar pranë Bashkinë së New Yorkut, i cili ështe dhe një miku i ngushtë i të gjithë shqiptarëve.
Z.Vacca ka dhënë një kontribut të vyer në cështjen kombëtare.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë ambasadori i Shqipërisë, pranë Misionit të Përhershëm të OKB-së, z.Ferid Hoxha, z.Adrian Neritani ish ambassador dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, znj.Arta Berisha.
Po kështu në festën e Pavarësisë morën pjesë personalitete të shquara të Diasporës, si kryetari i organizatës "Vatra", z.Gjon Bucaj, z.Agim Rexha n/kryetar, dhe aktivistë, përfaqësues organizatash, gazetarë, TV, etj...
Ceremonia kaloi në një atmosferë të gëzuar dhe mbresëlënëse.
30 Nëntor, 2010
Manhattan, New York