VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONSULLI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË DHA NJË PRITJE PËR NDER TË FESTËS SË PAVARËSISË

Fotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO, Manhattan, New York


E Premte, 12.03.2010, 11:36am (GMT1)

Konsulli i Përgjithshëm në New York, z.Dritan Mishto dha një pritje për nder të festës së Pavarësisë.

Ceremonia u zhvillua në Manhattan në restorantin "Macelleria" me pronar z.Sejdi Bytyqin.

Konsulli i Përgjithshëm iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: "Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe të Flamurit! Qofshim gjithmonë të bashkuar"!

Më vonë ka përshëndetur z.James Vacca, Këshilltar pranë Bashkinë së New Yorkut, i cili ështe dhe një miku i ngushtë i të gjithë shqiptarëve.

Z.Vacca ka dhënë një kontribut të vyer në cështjen kombëtare.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ambasadori i Shqipërisë, pranë Misionit të Përhershëm të OKB-së, z.Ferid Hoxha, z.Adrian Neritani ish ambassador dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, znj.Arta Berisha.

Po kështu në festën e Pavarësisë morën pjesë personalitete të shquara të Diasporës, si kryetari i organizatës "Vatra", z.Gjon Bucaj, z.Agim Rexha n/kryetar, dhe aktivistë, përfaqësues organizatash, gazetarë, TV, etj...

Ceremonia kaloi në një atmosferë të gëzuar dhe mbresëlënëse.

30 Nëntor, 2010

Manhattan, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KËZE KOZETA ZYLO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.