VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BRONX TË NJU JORKUT U NGRIT FLAMURI KUQ E ZINga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NË BRONX TË NJU JORKUT U NGRIT FLAMURI KUQ E ZI

Nga BEQIR SINA, New York


E Djelë, 12.05.2010, 08:55am (GMT+1)

Lagjia më e madhe e shqiptarëve të Nju Jorkut, Bronxi,  përjetoi atmosferën e festave të nëntorit, teksa i gjithë qyteti ishte zbukuruar e hijeshuar, i mbushur përplotë nga ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë kombëtar.

Zbukurimet e "kryeqytetit" të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jork, janë bërë në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, në disa prej rrugeve më të frekuentuara nga shqiptarët si në Bronx, Bruklin, Staten Island, Kuins, e Longa Island.

Dy anët e rrugës u hijeshuan këto ditë me flamurin kuqë e zi, në segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses " Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue," Avenyja e famshme "Arthur Avenue", si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në "Morris Park", "Huge Avenue", "187 Street", "William Bridge", "Pelham Park",etj. . Këto rrugë prej një jave, kanë paralajmëruar festën e pavarësisë, stolisur me flamurin kuq e zi. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.

Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës Komuniteti Shqiptaro-Amerikan organizatori i një ngjarje historike, për të bërë që edhe rrugët e Bronxit, këto ditë feste të shqiptarëve të jenë të zbukuruar me flamuj të dy vendeve Shqipërisë dhe flamurin Amerikanë, në praninë e qindra shqiptarëve organizojë dje edhe ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptarë në Bronx. "Unë, tha gjithashtu Gjonaj dua të u jap falenderim të veçantë për të gjithë ata që e ndihmuan për të bërë këtë ngjarje të jetë e mundur"

Në rrugë filluan të kremtojnë së bashku, qindra shqiptarë. Festimet u zhvilluan në shesh gjatë gjithë ditës. Krenaria e shqiptaro-amerikanëve - flamuri kuqë e zi, u ngritë së bashku me flamurin amerikan nën egzekutimin e hymneve të dy vendeve, në shtizën e sheshit në East Belmont në 187 Street dhe Crescent Avenue. Ndërsa një skuadër me unifomra të policisë ( policë shqiptarë që shërbejnë në Policinë e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit) dhe një skuadër e vogël e marisave të ushtrisë së SHBA-ës, nderuan në pozicion gati ngritjen e falumerve të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë.

Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Marinsi i Klasit të parë, Zeco Sujak , sikurse në intonimin e hymnit tonë kombëtarë një grup fëmijësh shqiptarë veshur me kostumet folkolrike shqiptare e ngriti një flamur shqiptar krah atij amerikan.

Shqiptarët e Amerikës respektojë këtë ngjarje historike me ngritjen e flamurit - me ceremoni gjatë së cilës flamuri shqiptar flamuri kuqë e zi me shkabën e zezë dykrenare, ngrihet për të fluturuar pranë flamurit amerikan. Shqiptarët e konsiderojnë ShBA aleatë dhe mik të madh së saj më të afërt - prej nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë dhe me mbështetjen më të fundit amerikane të pavarësisë së Kosovës. Me Presidentin Klinton dhe George W. Bush.

Ceremonia e ngritjes së flamurit kuqë e zi, të cilën e udhëhoqi znj. Gledis Vogli nisi këtu në East Belmont - Bronx - me këngë e valle popullore nga grupet e vallëtarve të Grupit Rozafa. "Kjo ishte një ditë e madhe , një sukses i madh që të ketë në këtë ditë edhe një pjesëmarrje spektakolare", tha Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Komunitetit (AACA). Në ceremonin e ngritjes së flamurit në Belmont, Gjonaj mbajti fjalimin kreysorë, duke folur për historinë e popullit shqiptar.

Gjonaj tha gjatë fjalës së tij se "Ne po e ngremë flamurin kuqë e zi, çdo vit për të nderuar këtë ngjarje historike, si një shprehje e lirisë sonë kombëtare dhe të lirisë së SHBA-ës. Dhe çfarë mund të jetë më simbolike të kësaj feste të madhe se ngritur flamurin shqiptar pranë është flamurit amerikan." Më tej ai tha se "Ngritja e flamurit 98 vjetë më parë në Vlorën heroike, ishte në të njëjtën frymë dhe dëshirë për vetëvendosje që çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë gati 100 vjet më parë nga Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912. Në atë ditë, flamuri shqiptar - një shqiponjë të zezë dykrenore në një sfond të kuq - ishte ngritur nga Ismail Qemali dhe Luijg Gurakuqi, duke i dhënë fund sundimit të huaj mbi 500 vjet".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONSULLI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË DHA NJË PRITJE PËR NDER TË FESTËS SË PAVARËSISËFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO, Manhattan, New York (12.03.2010)
U MANIFESTUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGARD TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.02.2010)
DOLI "DIELLI", NUMËR SPECIAL ME 84 FAQE PËR 28 NËNTOR (11.29.2010)
Korrespondencë nga BukureshtiDITA E FLAMURIT U KREMTUA EDHE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (11.27.2010)
VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI (11.26.2010)
DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ (11.25.2010)
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)
VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York (11.19.2010)
AUTORITETET GREKE LEHTËSOJNË LËVIZJEN E SHQIPTARËVE NË KUFI (11.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]