VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKOLLA SHQIPE "NAIM "FRASHËRI" E SHOQATËS ATDHETARE "KOMBI" NË WORCESTER - DJEP I DIJES DHE SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ, Worcester Massachussets USA

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

SHKOLLA SHQIPE "NAIM "FRASHËRI" E SHOQATËS ATDHETARE "KOMBI" NË WORCESTER - DJEP I DIJES DHE SHQIPTARISË

Nga ARTUR VREKAJ, Worcester Massachussets USA


E Martë, 12.07.2010, 03:44pm (GMT+1)

Shkolla Shqipe Naim Frasheri e Shoqates Atdhetare Kulturore KOMBI ne Worcester ,Massachusetts ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte themeluar me 3 tetor 2009 si nisme e Shoqates KOMBI . Ajo eshte e regjistruar ne Shtetin Massachusetts si pjese e struktures organizative te Shoqates Kombi ne sherbim te komunitetit shqiptar te Worcester County. Jane 45 nxenes te moshave nga 4 deri 14 vjeç me kombesi shqiptare dhe nga familje me prinder shqiptare dhe amerikane qe frekuentojne mesimin e Gjuhes Shqipe si dhe programe edukimi per nivelin parashkollor.

Shkolla Shqipe Naim Frasheri ka per objektiv mesimin e Gjuhes Shqipe , historise dhe kultures kombetare shqiptare ,per te mbajtur gjalle dashurine per vendlindjen Shqiperi dhe Kosove si dhe per nje trashegimi te paster te identitetit kombetar shqiptar tek brezat me te rinj ne komunitet.

Stafi drejtues dhe mesuesit jane nje staf qe jo vetem kane pasion mesimdhenien dhe punen me femijet por kane edhe eksperience nga mesimdhenia ne Shqiperi dhe ne shkollat publike amerikane te Worcester,Massachusetts duke e zoteruar me se miri metoden e mesimdhenies ne shkollen amerikane e duke krijuar edhe nga ana akademike nje ure lidhje te programit edukativ ne Shkollen Shqipe Naim Frasheri me programin e shkollave publike amerikane.

Per te patur ne vijimesi nje Shkolle aktive dhe masive dhe per ta bere programin mesimor sa me te realizueshem shkolla udhehiqet nga Bordi Drejtues me perberje Drejtoreshen e Shkolles Rezarta Reso,kordinatoren ekzekutive Aurora Minga,Peter Christopher, PHD ,professor ne WPI (nje nga universitetet me ne ze ne Amerike si dhe prinder q e me deshiren e tyre interesohen per mbarevajtjen e shkolles .

Peter Christopher ,PhD me origjine shqiptare ne universitetin WPI te Worcester , anetar ne bordin drejtues te shkolles, eshte nje nga veprimtaret me aktive qe eshte I interesuar per ta pasur kete shkolle si dhuraten me te bukur e me te cmuar per komunitetin shqiptar. Se fundi , Peter Christopher PHD, financoi projektin per pajisjen me tekste shkollore te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi te cdo nxenesi qe frekuenton Shkollen shqipe Naim Frasheri. Ka nje komunikim te ngrohte me prinderit duke u interesuar e pyetur ata se si ndihen femijet e tyre, cduhet te permiresojme me shume apo edhe per te gjetur forma pune sa me efektive per te sjelle sa me shume femije qe te ndjekin programin e Shkolles Shqipe Naim Frasheri.

Informacioni per mbarevajtjen e Shkolles Shqipe Naim Frasheri eshte I plote jo vetem me komunikime te drejtperdrejta me prinderit por edhe per gjithe komunitetin shqiptar permes programit radiofonik ne shqip te drejtuar nga Andrea Tanaca si dhe programit televiziv ARBTV qe jepet ne kanalin publik te qytetit Worcester, Massachusetts si dhe ne paketen satelitore per gjithe Ameriken.

Programi mesimor edukativ ka si baze mesimin dhe komunikimin ne Gjuhen Shqipe. Pra, ne cdo ore mesimi komunikohet ne gjuhen shqipe si edhe ne oret e kohes se lire apo dhe te veprimtarive argetuese shqipja eshte gjuha komunikuese me cdo nxenes.

Ajo qe bie ne sy ne Shkollen Shqipe Naim Frasheri eshte studimi dhe mesimi i Gjuhes Shqipe me tekste shkollore zyrtare te miratuara nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi duke ua bere te qarte dhe prinderve qe ne Shkollen Shqipe Naim Frasheri do te respektohet ruajtja paster dhe mesimi vetem i Gjuhes Shqipe . Ne po veme re qe edhe administrate amerikane po kerkon me force qe programet e Shkollave Shqipe te jene te bazuar ne tekste zyrtare te miratuar nga organe qeveritare sic eshte Ministria e Arsimit e Shqiperise.

Eshte shume I rendesishem fakti qe nisma e Shkolles Shqipe Naim Frasheri eshte kontribut financiar I komunitetit shqiptar ne qytetin e Worcester,Massachusetts por edhe I dashamireseve dhe patrioteve ne Shqiperi dhe Kosove. Keshtu, ne kemi siguruar tekste shkollore si Abetare Mbarekombetare, Gjuha Shqipe 2, Histori dhe Gjeografiper ciklin e ulet qe mesohen dhe sot ne sistemin arsimor ne Shqiperi dhe kemi pajisur me to cdo nxenes dhe do te sjellim ne vazhdimesi edhe tekste te tjere qe cdo nxenes qe ndjek studimet ne Shkollen Shqipe Naim Frasheri te pajiset me tekste zyrtare dhe natyrisht te kemi nje mesimdhenie dhe pervetesim me efektiv te programit mesimor-edukativ.

Suksesi I Shkolles Shqipe Naim Frasheri qendron edhe ne faktin se I gjithe komuniteti shqiptar dhe administrate amerikane lokale por edhe te zgjedhur ne Shtetin Massachusetts si dhe ne Kongresin Amerikan mirepriten kete nisme te Shoqates KOMBI si nje aksion kombetar per te mbajtur gjalle identitetin kombetar si dhe per ti sherbyer bashkimit te shqiptareve gjithne e me shume edhe tek brezat me te rinj si e ardhmja e trashegimise se kultures kombetare shqiptare ketu ne Amerike.

Sot Shoqata KOMBI ka miq dhe donatore qe kane ndihmuar financiarisht per hapjen e Shkolles Shqipe Naim Frasheri jo vetem nga qyteti I Worcester ,Massachusetts por edhe familje shqiptare nga Virginia,SHBA ,nga Italia si dhe nga Shqiperia e Kosova.

-Nuk mund te mos veme ne dukje komunikimin e sinqerte qe eshte ndertuar se fundi edhe me shkollat shqipe simtra ne Greqi, Itali si dhe ne Filadelfia, e Boston,SHBA. Synimi eshte njohja me prioritet e punes mesimdhenese dhe ne hartimin e programeve sa me bashkekohore duke iu pershtatur edhe shkollave te vendit ku jetojme .

Fuqizimi dhe masivizimi I Shkolles Shqipe Naim Frasheri eshte prioriteti I punes se Shoqates KOMBI per ta bere shkollen nje vater jo vetem te dijes por edhe nje vater te ngrohte ku femijet te ndihen si ne shtepine e tyre ; me te cliret

-4-

,me te shoqeruar e me te edukuar ne shoqeri te paster me moshataret e tyre me te cilet ndjekin se bashku edhe shkollen publike amerikane.

Pra, Shkolla Shqipe funksionon si nje institucion I vertete edukimi me nje rregullore te brendshme per te rregulluar maredhenie te frymes se miqesise dhe bashkepunimit midis mesuesve dhe nxenesve e prinderve.

Drejtoresha e Shkolles ,Rezarta Reso ,kordinatorja ekzekutive Aurora Minga dhe mesueset Elsa Lubonja , Dorina Hoxhaj dhe Krisanthi Gjenerali kane bere nje pune te lavderueshme per dokumentimin e cdo aktiviteti mesimor ne shkolle. Bien ne sy pergatitja e ditareve te mesuesve, mbajtja e nje regjistri per cdo klase dhe evidentimi I ecurise se nxenesve cdo jave duke I bere mesueset dhe me pergjegjese per punen fisnike qe bejne.

Krahas programit mesimor te detajuar qe zbatohet ne oret e mesimit I eshte kushtuar vemendje edhe programit te veprimtarive te Shkolles Shqipe Naim Frasheri ne komunitet sic jane aktiviteti artistik me rastin e Dites se Pavarsise se Shqiperise, ekspozita me punime ne pikture dhe vizatime , vizita ne muzeume , eskursione ne natyre si dhe veprimtarite permbyllese te semestrave se bashku me prinderit dhe pjesetare te komunitetit shqiptar.

Shkolla Shqipe Naim Frasheri eshte nje sukses real sepse eshte nje nisme qe po I sherben me se miri komunitetit shqiptar te Worcester, Massachusetts edhe per faktin se kjo shkolle eshte e hapur per kedo qe do te mesoje Gjuhen Shqipe , historine dhe kulturen kombetare shqiptare .

Artur Vrekaj ,

Worcester, Massachusetts, SHBA

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BRONX TË NJU JORKUT U NGRIT FLAMURI KUQ E ZINga BEQIR SINA, New York (12.05.2010)
KONSULLI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË DHA NJË PRITJE PËR NDER TË FESTËS SË PAVARËSISËFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO, Manhattan, New York (12.03.2010)
U MANIFESTUA 28 NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGARD TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.02.2010)
DOLI "DIELLI", NUMËR SPECIAL ME 84 FAQE PËR 28 NËNTOR (11.29.2010)
Korrespondencë nga BukureshtiDITA E FLAMURIT U KREMTUA EDHE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (11.27.2010)
VEND PUNE PËRMES APLIKIMIT ANONIM - PROJEKT PILOT ANTIDISKRIMINIMI NË GJERMANI (11.26.2010)
DOM PJETËR POPAJ, FAMULLITAR I KISHËS "ZOJA E SHKODRËS" NË NEW YORK, NË 25 VJETORIN E MESHTARISËNga TOMË MRIJAJ (11.25.2010)
NJOFTIM: ORGANIZOHET NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË MANHATTAN NEW YORK (11.22.2010)
NJË ORKESTËR MBARËSHQIPTARE DEBUTON NË MYNIH (11.20.2010)
VATRA MBAJTI IN MEMORIAM PËR PROFESOR PETER PRIFTINNga BEQIR SINA, New York (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]