E Enjte, 03.28.2024, 08:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Itali: Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga vende joanëtare të BEsë
E Martë, 04.14.2009, 07:52am (GMT+1)

Vendet e lira të punës në Itali sipas qyteteve

 

Rilindja Demokratike - Italia ka hapur rrugën për punësimin e 80 mijë shtetasve nga shtete jo-anëtare të BE-së, pas miratimit të kërkesave të paraqitura nga punëdhënësit. Më së fundi botohet në Gazetën Zyrtare Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, nga ku shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Duke nisur nga e shtuna, 11 prill punëdhënësit, që dëshirojnë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen nga ora 8:00 e 15 prill 2009. Drejtoria e politikave të strehimit, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta bën të ditur se sistemi i kutotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Kjo nuk do të thotë që një shteti jo anëtar të BE-së apo institucioni të tij, i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontratë pune nga një punëdhënës italian.

Si të gjitha kërkesat e deritanishme, edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të të afërmve, etj. Siç del edhe nga përmbajtja e Dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008. E gjithë paketa informative bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin kryesor në ofrimin e informacionit të saktë, të shpejtë dhe në shërbim të shtetasve. Siç edhe bëhet e ditur për momentin, është hartuar teksti përkatës, i cili specifikon hyrjen për punësime sezonale. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do të ndiqen nëpërmjet internetit, ku do të publikohen ofertat e punës dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme që duhen plotësuar nga personat e interesuar për to. Burimet zyrtare të Ministrisë së Punës bëjnë të ditur se prioritet në këtë rast do të kenë ato shtete që tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi me Italinë, çka do të thotë se dhe vendi ynë do të ketë përfitime të konsiderueshme. Në këtë dekret do të trajtohen me përparësi shtetas nga shtete me të cilat Italia ka marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave edhe Shqipëria.

Kuotat e përcaktuara

Për këtë vit, qeveria italiane ka programuar 80 mijë hyrje për punëtorë stinorë nga shtete joanëtare të BE-së. Pjesa dërrmuese e kuotave të përcaktuara për kategori punësimesh i përkasin sektorit të bujqësisë, ku janë evidentuar dhe nevojat më të mëdha për flukse punëtorësh. Sipas monitorimeve, edhe këtë vit punëdhënësit duhet të paraqesin kërkesa për punësim përmes internetit, vetë apo duke iu drejtuar shoqatave të kategorisë. "Sidoqoftë, këtë mund ta bëjnë pas botimit të dekret-fluksit të posaçëm. Të mos harrojmë se më shumë se 50 përqind e fuqisë punëtore për bujqësinë vjen nga shtete joanëtare të BE-së dhe sektorë të tërë varen nga punëtorët imigrantë, që nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri në blegtori", pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatë, miratimi i këtyre hyrjeve do të bëhet në një kohë të shkurtër, duke marrë parasysh këtu edhe kërkesat e bëra nga vetë sektori i bujqësisë në këtë vend për punësimet emergjente që duhen bërë për rimëkëmbjen e këtij sektori. Presidenti i Konfederatës Italiane të Bujqve (CIA), Xhiuzepe Politi, i ka kërkuar ministrit të Punës së këtij shteti që të nxisë botimin e dekretit. Kjo për shkak edhe të vonesave që duhen bërë në përzgjedhjen e këtyre punonjësve nga ndërmarrjet përkatëse, duke mbarsur rrezikun që punëtorët të vijnë jo në kohën më të volitshme për këtë lloj punësimi apo aktivitetet për të cilat kërkohen.

Flukset jostinore

Përveç sektorit të bujqësisë, një pjesë e konsiderueshme e profesioneve të kërkuara janë edhe ato të shërbimeve dhe kujdesit shtëpiak për kategori të caktuara, si dhe kuota për mekanikë të fushave të ndryshme. Ende nuk ka një vendim të saktë se çdo të ndodhë këtë vit me flukset jostinore, si dhe sa do të jetë numri i hyrjeve, nëse do të ketë për 2009. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjë njoftim për punë jostinore. Ndërsa për rastet kur qytetarët duan të hyjnë në Itali me vizë "D" për motive punësimi si punëmarrës, nuk është e nevojshme që të paraqiten më parë mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qëndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton të ardhurat e punëtorit të huaj.

Regjistrimi

Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: ëëë.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elekronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.

Krijimi i moduleve

Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në ëëë.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul, duhen futur të dhënat vetiake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi i mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë.

Hartimi i kërkesave

Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet tek "visualizza domande da compilare" dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës. Sa i takon dërgimit të kërkesës, punëdhënësi do të jetë ai që duhet të lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek "visualizza domande da inviare", pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8.00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.

-a) punëtorë punëmarrës stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (shënim: ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Ukraina;

-b) punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, nga shtete jo shtete anëtare të BE-së, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti;

-c) shtetas të huaj nga shtete jo anëtare të BE-së, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet 2006, 2007 apo 2008.

Flukset stinore

Kuotat për çdo provincë italiane

Në zbatim të detyrimit ligjor, Ministria e Punës ka shpërndarë tashmë 80 mijë kuotat për punëtorë stinorë, të programuar për vitin 2009. Më poshtë janë të gjitha këto kuota:

Rajoni Liguria

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Totale 800

Rajoni Piemonte

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verçeli 15

Totale 3800

Rajoni Val d'Aosta

Provincat

Aosta 50

Rajoni Lombardia

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Totale 4000

Provinca Autonome Trento

Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Viçenza 90

Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Totale 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

Forlì - Çezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piaçenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 1500

Totale 8.000

Rajoni Toskana

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Totale 3900

Rajoni Marke

Provincat

Ankona 550

Askoli Piçeno 450

Maçerata 400

Pezaro-Urbino 450

Totale 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Totale 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Totale 7900

Rajoni Abruco

Provincat

Kieti 400

L'Akuila** 3500

Peskara 300

Teramo 300

Totale 4500

**Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totale 500

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totale 7100

Rajoni Puljia

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leçe 700

Taranto 350

Totale 6500

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totale 1250

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totale 5400

Rajoni Siçilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totale 5700

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljiari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totale 700


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj (04.11.2009)
"YU-go!", "Jugo" dhe "jugoviçët" (04.09.2009)
Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar (04.05.2009)
Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë (03.31.2009)
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë (03.28.2009)
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]