VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Itali: Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga vende joanëtare të BEsë E Martë, 04.14.2009, 07:52am (GMT1) Vendet e lira të punës në Itali sipas qyteteve Rilindja Demokratike - Italia ka hapur rrugën për punësimin e 80 mijë shtetasve nga shtete jo-anëtare të BE-së, pas miratimit të kërkesave të paraqitura nga punëdhënësit. Më së fundi botohet në Gazetën Zyrtare Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, nga ku shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Duke nisur nga e shtuna, 11 prill punëdhënësit, që dëshirojnë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen nga ora 8:00 e 15 prill 2009. Drejtoria e politikave të strehimit, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta bën të ditur se sistemi i kutotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Kjo nuk do të thotë që një shteti jo anëtar të BE-së apo institucioni të tij, i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontratë pune nga një punëdhënës italian. Si të gjitha kërkesat e deritanishme, edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të të afërmve, etj. Siç del edhe nga përmbajtja e Dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008. E gjithë paketa informative bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin kryesor në ofrimin e informacionit të saktë, të shpejtë dhe në shërbim të shtetasve. Siç edhe bëhet e ditur për momentin, është hartuar teksti përkatës, i cili specifikon hyrjen për punësime sezonale. Procedurat e aplikimit, ashtu si dhe vitin e shkuar, do të ndiqen nëpërmjet internetit, ku do të publikohen ofertat e punës dhe kualifikimet apo kriteret e nevojshme që duhen plotësuar nga personat e interesuar për to. Burimet zyrtare të Ministrisë së Punës bëjnë të ditur se prioritet në këtë rast do të kenë ato shtete që tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi me Italinë, çka do të thotë se dhe vendi ynë do të ketë përfitime të konsiderueshme. Në këtë dekret do të trajtohen me përparësi shtetas nga shtete me të cilat Italia ka marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave edhe Shqipëria. Kuotat e përcaktuara Për këtë vit, qeveria italiane ka programuar 80 mijë hyrje për punëtorë stinorë nga shtete joanëtare të BE-së. Pjesa dërrmuese e kuotave të përcaktuara për kategori punësimesh i përkasin sektorit të bujqësisë, ku janë evidentuar dhe nevojat më të mëdha për flukse punëtorësh. Sipas monitorimeve, edhe këtë vit punëdhënësit duhet të paraqesin kërkesa për punësim përmes internetit, vetë apo duke iu drejtuar shoqatave të kategorisë. "Sidoqoftë, këtë mund ta bëjnë pas botimit të dekret-fluksit të posaçëm. Të mos harrojmë se më shumë se 50 përqind e fuqisë punëtore për bujqësinë vjen nga shtete joanëtare të BE-së dhe sektorë të tërë varen nga punëtorët imigrantë, që nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri në blegtori", pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithatë, miratimi i këtyre hyrjeve do të bëhet në një kohë të shkurtër, duke marrë parasysh këtu edhe kërkesat e bëra nga vetë sektori i bujqësisë në këtë vend për punësimet emergjente që duhen bërë për rimëkëmbjen e këtij sektori. Presidenti i Konfederatës Italiane të Bujqve (CIA), Xhiuzepe Politi, i ka kërkuar ministrit të Punës së këtij shteti që të nxisë botimin e dekretit. Kjo për shkak edhe të vonesave që duhen bërë në përzgjedhjen e këtyre punonjësve nga ndërmarrjet përkatëse, duke mbarsur rrezikun që punëtorët të vijnë jo në kohën më të volitshme për këtë lloj punësimi apo aktivitetet për të cilat kërkohen. Flukset jostinore Përveç sektorit të bujqësisë, një pjesë e konsiderueshme e profesioneve të kërkuara janë edhe ato të shërbimeve dhe kujdesit shtëpiak për kategori të caktuara, si dhe kuota për mekanikë të fushave të ndryshme. Ende nuk ka një vendim të saktë se çdo të ndodhë këtë vit me flukset jostinore, si dhe sa do të jetë numri i hyrjeve, nëse do të ketë për 2009. Sipas njoftimeve zyrtare, deri tani nuk ka ende asnjë njoftim për punë jostinore. Ndërsa për rastet kur qytetarët duan të hyjnë në Itali me vizë "D" për motive punësimi si punëmarrës, nuk është e nevojshme që të paraqiten më parë mjetet financiare. Kjo sepse kontrata e qëndrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar, garanton të ardhurat e punëtorit të huaj. Regjistrimi Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: ëëë.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elekronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit. Krijimi i moduleve Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në ëëë.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul, duhen futur të dhënat vetiake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi i mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë. Hartimi i kërkesave Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet tek "visualizza domande da compilare" dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës. Sa i takon dërgimit të kërkesës, punëdhënësi do të jetë ai që duhet të lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek "visualizza domande da inviare", pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8.00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009. -a) punëtorë punëmarrës stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (shënim: ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Ukraina; -b) punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, nga shtete jo shtete anëtare të BE-së, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti; -c) shtetas të huaj nga shtete jo anëtare të BE-së, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet 2006, 2007 apo 2008. Flukset stinore Kuotat për çdo provincë italiane Në zbatim të detyrimit ligjor, Ministria e Punës ka shpërndarë tashmë 80 mijë kuotat për punëtorë stinorë, të programuar për vitin 2009. Më poshtë janë të gjitha këto kuota: Rajoni Liguria Provincat Xhenova 100 Imperia 250 La Specia 50 Savona 400 Totale 800 Rajoni Piemonte Provincat Alesandria 450 Asti 450 Biela 20 Kuneo 2000 Novara 50 Torino 800 Verbania C.O. 15 Verçeli 15 Totale 3800 Rajoni Val d'Aosta Provincat Aosta 50 Rajoni Lombardia Provincat Bergamo 90 Breshia 550 Komo 20 Kremona 100 Leko 20 Lodi 100 Mantova 2600 Milano 200 Pavia 200 Sondrio 100 Vareze 20 Totale 4000 Provinca Autonome Trento Trento 3000 Provinca Autonome Bolcano Bolcano 1000 Rajoni Veneto Provincat Beluno 150 Padova 450 Rovigo 600 Trevizo 160 Venecia 1000 Verona 5500 Viçenza 90 Totale 8000 Rajoni Friuli Venecia Xhiulia Provincat Goricia 50 Pordenone 150 Trieste 50 Udine 450 Totale 700 Rajoni Emilia Romanja Provincat Bolonja 400 Ferrara 400 Forlì - Çezena 2000 Modena 600 Parma 200 Piaçenca 300 Ravena 2500 Rexhio Emilia 100 Rimini 1500 Totale 8.000 Rajoni Toskana Provincat Areco 250 Firence 180 Groseto 2500 Livorno 115 Luka 110 Masa Carrara 60 Piza 90 Pistoia 80 Prato 5 Siena 510 Totale 3900 Rajoni Marke Provincat Ankona 550 Askoli Piçeno 450 Maçerata 400 Pezaro-Urbino 450 Totale 1850 Rajoni Umbria Provincat Peruxhia 270 Terni 80 Totale 350 Rajoni Lacio Frozinone 100 Latina 6530 Rieti 90 Roma 1000 Viterbo 180 Totale 7900 Rajoni Abruco Provincat Kieti 400 L'Akuila** 3500 Peskara 300 Teramo 300 Totale 4500 **Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit. Rajoni Molize Provincat Kampobaso 440 Izernia 60 Totale 500 Rajoni Kampania Provincat Avelino 80 Benevento 750 Kazerta 2500 Napoli 1250 Salerno 2520 Totale 7100 Rajoni Puljia Provincat Bari 700 Brindizi 250 Foxhia 4500 Leçe 700 Taranto 350 Totale 6500 Rajoni Bazilikata Provincat Matera 300 Potenca 950 Totale 1250 Rajoni Kalabria Provincat Katanxaro 400 Kozenca 1450 Krotone 2900 Rexhio Kalabria 600 Vibo Valentia 50 Totale 5400 Rajoni Siçilia Provincat Agrixhento 50 Kaltaniseta 140 Katania 300 Ena 150 Mesina 180 Palermo 180 Raguza 3100 Sirakuza 1500 Trapani 100 Totale 5700 Rajoni Sardenja Provincat Kaljiari 130 Nuoro 500 Oristano 20 Sasari 50 |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |