VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Geto për emigrantët në qendër të Athinës

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Geto për emigrantët në qendër të Athinës
E Enjte, 04.16.2009, 07:48am (GMT+1)

Deutsche Welle - Qendra e Athinës po transformohet në një geto për emigrantët. Kjo pamje së bashku me rritjen e indeksit të krimeve, rrisin pasigurinë te qytetarët por edhe rrezikun e demonizimit të emigracionit në përgjithësi.

Kur dy vjet më parë së bashku me episodet e dhunshme të emigrantëve në periferinë e Parisit, dilte në pah edhe ekzistenca e getove, në Greqi ishin të paktë ata që paralajmëronin për të njëjtin rrezik edhe për qendrat urbane greke. Zëri i tyre mbytej nga "mburrjet" e qeveritarëve se fjala "geto" është e huaj për realitetin grek. Por tani këtij pretendimi nuk i beson më as dhe qytetari i fundit, i cili shikon me sytë e tij geton e të huajve, të banuar kryesisht prej emigrantësh nga vendet afrikane apo aziatike, madje jo në periferi por në qendër të kryeqytetit.

 

Me të rënë nata, në zemrën e kryeqytetit grek, në sheshet Omonia, Vathi, Goxia dhe zona Metaksurgjio sundon ligji i trafikantëve të drogës, i protektorëve të prostitucionit, i keqbërësve të çdo lloji. Rrugët Sofokleus dhe Euripidi kthehen në bordele në shesh të hapur ku me dhjetëra afrikane ofrojnë shërbimet për 30 euro, pa asnjë kontroll mjekësor dhe me rreziqe të mëdha për shëndetin publik. Ose nëpër hotelet, që nuk e meritojnë këtë emër dhe në fakt nuk duhej të funksiononin fare. Qytetarët, ata të paktë që kanë mbetur, mbyllen herët në shtëpitë e tyre nga frika e të droguarve, që bëjnë zhurmë, shndërrojnë rrugët dhe hyrjet e pallateve në WC publike dhe ashtu si keqbërësit e tjerë nuk ngurojnë të sulmojnë dhe të plaçkisin edhe fëmijë të vegjël.  Ndërkaq ndeksi i krimit shënoi një rritje të ndjeshme, me tetë vrasje brenda  tri javësh muajin e kaluar.

 

"Hata e madhe, drogë, rrahje, vjedhje" thotë një nga qytetarët e zonës.  "Të kemi frikë të dalim jashtë! Kam ngritur punishte këtu dhe nuk mund të gjej punëtorë. Kanë frikë të vijnë", thotë një sipërmarrëse. Nga të gjithë  pranohet se nga ky fenomen është tkurrur ndjeshëm edhe jeta ekonomike e qendrës së  kryeqytetit. Mozaiku i "xhunglës" u bë edhe më i plotë kur pas telefonatave të qytetarëve skuadra sanitare të Prefekturës së Athinës dezinfektuan banesa të vjetra, ku dhjetëra emigrantë të stivosur kalojnë natën, përbri minjve dhe një papastërtie të madhe.

 

Getoja është vërtet një e keqe shqetësuese! Një tjetër është krijuar në portin e Patrës nga klandestinë që presin shansin për të kaluar në perëndim.  Por një e keqe akoma më e madhe është fajësimi dhe demonizimi  i emigrantëve në përgjithësi. Në qoftë se tani kjo bëhet nga përfaqësues të tillë si presidenti i Shoqatës së të Graviturve, Vasiliadhis apo segmente ultra të djathta dhe ksenofobe, që në departamentin Shën Panteleimoni ngritën qytetarët kundër emigrantëve, gjërat mund të degradojnë në situata shumë më të pakëndshme në qoftë se nuk shihet problemi në rrënjën e tij.

"Personalisht nuk kam dëgjuar ndonjë emigrant që të dojë të jetojë në geto, të kënaqet me pisllëkun dhe dhunën. Dyqanët e emigrantëve në geto vuajnë po aq sa edhe ato të vendasve. Që të krijohet një geto nuk mjaftojnë 'emigrantët e këqinj'. Këtu duhen edhe të tjera gjëra, si mungesa e vëmendjes apo indiferentizmi i autoriteteve. Mungesa e vullnetit politik për integrimin e emigrantëve" na thotë studentja Magda Papajani që e nuk eviton qendrën si shoqet e saj të tjera. "Përballë këtij realiteti duhet të kemi një politikë integrimi në shoqërinë greke dhe jo të margjinalizojmë emigrantët" thotë përfaqësuesi i partisë së majtë Sinaspismos Panos Skurletis, ndërkohë që qeveria po ndërgjegjëson se intensifikimi i pranisë policore, siç bëhet së fundi, nuk do të zgjidhë problemin. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Itali: Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga vende joanëtare të BEsë (04.14.2009)
"The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj (04.11.2009)
"YU-go!", "Jugo" dhe "jugoviçët" (04.09.2009)
Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar (04.05.2009)
Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë (03.31.2009)
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë (03.28.2009)
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]