E Premte, 03.29.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke?
E Shtunë, 04.18.2009, 11:25am (GMT+1)

Deutsche Welle - Propozimi, që befason opinionin, bëhet nga organi sindikalist i vetë policisë greke. Cilat janë reagimet dhe çfarë shënon një zhvillim i tillë dhe për vetë statusin më gjerë të emigracionit në Greqi?

Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke? Padyshim, vite më parë një eventualitet i tillë vetëm si anektodë tingëllonte. Po tani? "Përderisa shohim se jetojmë në një vend, ku së bashku me elementin grek jetojnë edhe bashkëqytetarë të tjerë, integrimi i tyre mbi bazën e premisave të caktuara në strukturat e policisë do të ishte i dobishëm si për parandalimin, po kështu edhe për luftimin e krimit," thotë për Deutsche Wellen presidenti i Federatës Panhelenike të Nënpunësve Policorë, Kristos Fotopullos. "Njohin persona edhe gjëra, që ne nga ana jonë as mundemi dhe as i njohim." vijon kryesindikalisti i policisë, i cili vlerëson integrimin e imigrantëve në radhët e policisë edhe si domosdoshmëri për "luftimin e fenomeneve të racizmit". 

Policia "multikulturore" nuk përkrahet nga të gjithë

Me këtë argument organi sindikalist në fakt idenë e integrimit të të huajve në polici e ka hedhur që në vitin 2005 në konferencën e organizuar me titull "Të huajt në vendin tonë", por hasi në kundërshtimin e pjesës dërmuese të efektivave të vetë policisë. "Nuk mendoj se tani  jemi në gjendje të pranojmë imigrantë në polici," thotë nënkryetari i Policëve të Atikës (Athinës dhe Pireut) Dhimitris Dumas. Duket pra se akoma sot pjesa dërmuese e efektivave policorë dhe veçanërisht e instancave të tyre drejtuese, nuk pajtohet me idenë e një policie "multikulturore" në një shoqëri të të njejtit profil, siç është tashmë shoqëria greke. Arsyetimi i tyre është se një gjë e tillë bie ndesh me kushtetutën dhe konkretisht me nenin 4 të saj dhe kushtin e  nënshtetësisë greke,  ndaj të cilit tregohet veçanërisht sensible pjesa konservatore e opinionit, që mendon se të huajt po marrin tani edhe "çelësat" e shtepisë. Një pjesë tjetër ajo ksenofobe skandalizohet: "Me këtë taktikë, që ndiqni, do të shikoni se do të merrni në radhët e policisë greke dhe kriminelë," thotë kryetari i Shoqatës së Viktimave nga Vjedhjet Vasiliadhis, i favorizuar në këtë qëndrim të tij edhe nga konjuktura aktuale e rritjes së indeksit të krimeve, ku të huajt kanë sigurisht pjesën e tyre.

Prania e të huajve në trupat policore praktikë e sprovuar

Pavarësisht nga rezistenca, që has, ideja duket se gjen terren të përshtatshëm, siç tregoi jehona, që pati në shtypin konservator. Bashkëpunëtorë të zëvendësministrit të Brendshëm Kristos Markojanaqis thonë, se problemi shqyrtohet me seriozitetin e duhur dhe se i njejti propozim është bërë edhe prej këshilltarit diplomatik të kryeministrit, Kostas Bisios. Përpos kësaj ekspertë nga Scotland Jard kanë bërë të njejtin sugjerim, kur dihet se prania e të huajve në trupat policore është një praktikë e sprovuar si në Evropë po kështu edhe në Amerikë. "Shoqëritë tona janë multikulturore: besoj se prezenca e të huajve në polici do të zbuste dhe do të zgjidhte probleme, do të ndihmonte shumë," thotë Panos Skurletis, përfaqësues i partisë së majtë Sinaspismos, i cili sheh në këtë rast edhe një impuls në procesin integrimit të të huajve në shoqërinë vendase. Çdo vonesë pra mund të shihet vetëm si kohë e humbur. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Geto për emigrantët në qendër të Athinës (04.16.2009)
Itali: Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga vende joanëtare të BEsë (04.14.2009)
"The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj (04.11.2009)
"YU-go!", "Jugo" dhe "jugoviçët" (04.09.2009)
Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar (04.05.2009)
Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë (03.31.2009)
Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë (03.28.2009)
101 vjet nga mesha e parë shqipe (03.25.2009)
NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR (03.15.2009)
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez (03.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]