VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Greqia merr masa kundër emigracionit
E Enjte, 04.23.2009, 08:48am (GMT1)

Voal-online "Emigracioni klandestin është një nga problemet më të mëdha që e brengosin Greqinë," është cituar nga agjencia ANSA të ketë thënë ministërja e Jashtme Dora Bakoyannis, pas një takimi të mbajtur në Ministrinë e Jashtme, me pjesëmarrjen e ministri të Brendshëm Prokopis Pavlopoulos, zëvendësministri i Brendshëm që mbulon Sigurinë Publike Christos Markoyannakis, e të nënsekretarit të Shëndetësisë Marios Salmas, thirrur për të marrë në shqyrtim problemin e emigracionit klandestin dhe pasojat e tij në pra edhe të stinës së verës.
"Në thelb ka shtuar Bakoyannis vendimet që janë marrë në takimin e sotën kërkojnë një prani më të madhe të Greqisë në terrenin evropian lidhur me këtë temë, e cila do të diskutohet së shpejti në livel ministrash dhe liderësh të vendeve të Bashkimit Evropian, për të gjetur pajtim lidhur me veprimtarinë e FRONTEX."

Ministërja ka shtuar se janë diskutuar në takimin e mbajtur në zyrën e saj edhe mënyrat e rikthimit të emigrantëve klandestinë në vendet e tyre.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.