VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kera Dioguardi zbulon se kur ka qenë e re ka pasur probleme të çrregullimit të të ngrënit
E Enjte, 04.23.2009, 11:02am (GMT1)

Voal-online - Anëtarja e jurisë së American Idol, shqiparoamerikania e famshëm Kara DioGuardi, e bija e ish-Kongresmenit dhe Presidentit të LQSHA, Xhoe Dioguardi, ka bërë të ditur se kur ishte më e re kishte luftuar kundër çregullimeve të të ngrënit. "Kisha një lloj çrregullimi të të ngrënit, ku në vend që të përballja emocionet e mia unë i vërsulesha ushqimeve," ka treguar anëtarja e jurisë e reality show më popullor në Amerikë për revistën Extra. "Aktualisht unë shkoj në një qendër trajtimi për këtë."

DioGuardi, 38 vjeçe, thotë se ajo kurrë nuk ndjeu uri dhe kurrë nuk iu bëri naze ushqimeve. Përkundraizi "Ishte vetëm e vetëm tepërimi në të ngrënët njëlloj zbrapsjeje e emocioneve... Unë vërtetë isha një fëmijë kreativ dhe nuk kisha si të shfryja, sepse gjithnjë kisha frikë të përfshihesha në një grup teatror dhe të mos arrija të luaja dot në skenë nga emocionet."

Ishte muzika ajo që ia solli shpëtimin. "Në momentin që fillova të bëj muzikë, në atë moment unë bëra atë që adhuroja të bëja në jetën time dhe iu kushtova asaj përfundimisht, prej atëherë nuk kam të tilla probleme më...Unë kam se ku të shfryj," thotë ajo. "Unë e kam atë formë të shprehjes. Unë mund të shkoj drejt e në studio dhe të flas për ndjenjat e mia."

Duke shpresuar t'i ndihmojë të tjerët, DioGuardi ka ndërtuar një studio regjistrimi në Phoenix House, një qendër trajtimi në Los Anxhelos, e cila ndihmon shërimin e të varurve nga drogat nëpërmjet muzikës. "Është vërtetë terapeutike (shëruese)," thotë ajo.

Prapë ajo përball atë që ajo e quan "çmenduri në kokën time", ndjesinë se ajo duhet të jetë "e përkryer gjithë kohën", sidomos teksa kritikët e saj ndaj shfaqjes televizive tejet popullore mund të ndihmojnë në ngjitjen apo rënien e karrierës së saj.

"Por unë ndoqa këtë përkushtim në jetën tim që t'i përball frikërat," thotë DioGuardi, "dhe nëse druaj apo diçka të tillë, jam e sigurtë se do t'ua dal gjërave."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.