VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë E Premte, 05.01.2009, 12:00pm (GMT1) Zëri i Amerikës - Të mërkurën, në Universitetin Harvard të Bostonit një numër studiuesish shqiptaro-amerikanë u mblodhën për të përkujtuar Faik Konicën, njeriun e shquar të letrave dhe të diplomacisë, eruditin dhe bashkëthemeluesin e organizatës Vatra, i cili ia kushtoi jetën pavarësisë dhe përparimit të Shqipërisë. Në diskutim folën Van Kristo, drejtor i organizatës Frosina, Profesor Gregory Pano i Kolegjit Shtetëror të Salemit, Artur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Agron Alibali, studiues në Universitetin e Masaçusetsit në Boston. Diskutimi u drejtua nga doktore Ardeta Gjikola e Shkollës Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencës në Harvard, universiteti ku edhe studioi Konica. Zoti Alibali thotë se Konica kishte një bibliotekë personale prej më shumë se 2 mijë librash të cilët deri më sot rezultojnë të humbur. Ai thotë se po përpiqet të gjejë vendndodhjen e këtyre librave për të cilat Konica kishte lenë amanet që t'ja dërgonin në Shqipëri pas vdekjes. Sipas studiuesit Alibali, Konica njihet mirë por jo sa duhet në Shqipëri prandaj ai propozon ngritjen e një instituti studimesh për Konicën që do të ndihmonte të rinjtë të mësonin për pikpamjet dhe trashëgiminë kulturore e atdhedashëse të këtij njeriu të shquar |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |