VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TEFIK BAJRAMIT I KUSHTON SHTRENJT KTHIMI NË BOKS
E Shtunë, 05.14.2011, 08:45am (GMT1)

Publikuar: Sot, më 14 maj 2011

Bernë, 14 maj - Tefik Bajrami nisi mirë në boksin profesionist. Në tri meçet e para 34-vjeçari shënoi tri fitore, dy prej tyre me nokaut. Mirëpo, Bajrami vendosi të ndërrojë sportin dhe të kthehet në sportin që dikur e kishte për zemër, "Thai-Box". Ky vendim pati pasoja të rënda për të. Vëllai i kampionit të botës në kikboks, Xhavit Bajramit, Tefiku gjatë një turneu të "Thai-Boxit", që pak ditë më parë u mbajt në Gjenevë të Zvicrës, theu dorën e djathtë. Kjo do ta mbajë jashtë ringut për një kohë të gjatë.
"Vëllai i kampionit të botës në kikboks Xhavit Bajramit, Tefiku theu dorën në një turne të 'Thai-Boxit' në Gjenevë të Zvicrës. Ai theu dorën e tij të djathtë në raundin e parë të meçit", shkruan gazeta zvicerane "Blick" të premten.
Bajrami operoi dorën e lënduar. U deshën plot tetë vida që të mobilizohet dora e tij.
Bajrami në boksin profesionist debutoi në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa duelin e fundit në boks ai e zhvilloi më 16 prill të këtij viti kur e mposhti me nokaut në raundin e dytë rusin Sergej Lazarov.
Bajrami më herët ishte kampion i Zvicrës në peshën e rëndë në boksin amator.
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.