VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Më 9 maj në Neuchatel Zvicër
E Enjte, 05.07.2009, 10:47am (GMT1)

Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes "Presidenti i planetit të kuq" (Planeti Mars i kuqëremtë). 

 

LAPSHI "Naim Frashëri" (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Neuchatelit (Nëshatel), organizon të shtunën, më 9 maj 2009, promovimin e librit "Presidenti i planetit të kuq", të fundit të autorit të ndjerë për fëmijë Bedri Dedja.

Të pranishmit do t'i përshëndesë Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Neuchatel, pastaj, në kuadër të programit, me një fjalë do të paraqitet Mahir Mustafa, koordinator I SHSHMP në Zvicër. Në vazhdim, Asllan Gjinovci do të evokojë "Kujtime me Bedri Dedjen", ndërsa Saime Isufi, arsimtare e gjuhës shqipe në Bienne do të paraqitet po ashtu me një fjalë. Krijuesi Alfred Papuçiu do të mbajë "Dy fjalë për autorin Bedri Dedja dhe për krijimtarinë e tij", ndërsa Edlira Dedja do të lexojë vështrimin "Libri "Presidenti i planetit të kuq" dhe vlerat e tij edukative për fëmijët".

 Në vazhdim do të ketë diskutim të lire me nxënësit e shkollës shqipe të Neuchatelit, nën drejtimin e Drita Kelmendit, mësuese e gjuhës shqipe. Do të ketë po ashtu lexim fragmentesh të librit nga nxënësit e shkollës shqipe, si dhe diskutime të lira të pjesëmarrësve. Progami mbyllet nga grupi i valleve.

 Veprimtaria e promovimit do të mbahet më 9 maj në Neuchatel, duke filluar nga ora 17.00, në sallën e veprimtarive kulturore, të restorantit "Restaurant Tropical"- Hôtel des Communes, Rue de Premier Mars 1, Geneveys-sur-Coffrane.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.