VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 20 VJETORI I GAZETËS SHQIPTARO-AMERIKANE ILIRIA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
20 VJETORI I GAZETËS SHQIPTARO-AMERIKANE ILIRIA
E Martë, 05.24.2011, 04:01pm (GMT+1)

Ilir Ikonomi | Nju Jork E hënë, 23 Maj 2011

Gazeta shqiptaro-amerikane, Iliria, festoi mbrëmë në Nju Jork 20-vjetorin me një mbrëmje ku morën pjesë qindra vetë. Botuesi i gazetës, Vehbi Bajrami, i tha Zërit të Amerikës se me krijimin e saj në vitin 1991, Iliria plotësoi një zbrazëti informacioni në një kohë kur në Shqipëri dhe Kosovë po ndodhnin ngjarje dramatike. Gazeta botohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe shpërndahet gjerësisht në komunitetin shqiptar të Amerikës.

Me një mbrëmje të madhe, Iliria festoi dy dekada të jetës së saj, një periudhë që përfshin disa nga ngjarjet më historike për shqiptarët në Ballkan.

Themeluesi i Ilirisë është Hajdar Bajraktari nga Kosova, i cili arriti që, me shpenzime të mëdha personale të ngrejë një gazetë që të plotësonte etjen e madhe të shqiptaro-amerikanëve për të mësuar se ç'ndodhte në trojet e tyre në Ballkan. Zoti Bajraktari kujton gjithashtu se si gazeta e themeluar prej tij, u përpoq në atë kohë të afrojë disa nga figurat kryesore të politikës amerikane për të ndihmuar që Kosova të bëhej e pavarur.

"Iliria e ka përkrahur Bill Klintonin në vitin 1992. Zonja Klinton e ka vizituar Ilirinë në vitin 1992. Iliria është përpjekur të bëjë ndryshimin duke tërhequr njerëz të tillë si senatori Bob Doull, kongresmeni Eliot Engel dhe shumë miqë të tjerë, të cilët na ndihmuan kur erdhi koha që Kosova të bëhej shtet i pavarur".

Gazeta u bë një magnet për të afruar këta politikanë.

Xhejms Rubin, ish zëdhënës dhe ndihmës sekretar i shtetit tregoi kujtimet e tij si ndihmës i Sekretares Madlin Ollbrajt, kur nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, NATO-ja ndërmori fushatën historike për të ndalur krimet në Kosovë.

"Eshtë një histori domethënëse, për Shtetet e Bashkuara dhe për popullin e Kosovës. Ajo ka të bëjë me përdorimin e fuqisë ushtarake me objektiva politike kur mjetet diplomatike kanë shterrur. Nuk ishte e lehtë, por populli i Kosovës sot gëzon lirinë e tij dhe prandaj jam edhe unë sonte këtu me ju".

Biznesmeni Ekrem Bardha, ka qenë pronar i gazetës Iliria nga viti 1998 deri më 2006.

"Gazeta Iliria ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për problemin e Kosovës, për faktin që sot ne kemi një shtet. Ajo ka bindur diplomacinë amerikane, në Kongresin amerikan dhe në departamentin e Shtetit. Eshtë për ta admiruar këtë gazetë dhe dëshiroj që shqiptarët të jenë të bashkuar si sonte në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni".

Astronauti me prejardhje shqiptare, Uilliam Gregori, i cili në vitin 1995 qëndroi 16 ditë në hapësirë, tregoi për lidhjet e tij me gazetën Iliria.

"Jam intervistuar nga kjo gazetë rreth 20 vjet më parë, kur ajo sapo kishte filluar të dilte. Më vonë, kur isha me mision në hapësirë, në anije kishim një flamur shqiptar dhe gazetës Iliria i dhamë një kopje. Pra, kur isha në hapësirë mendova edhe për prejardhjen time shqiptare. Jam i gëzuar që ndodhem këtu mes shqiptaro-amerikanëve për të festuar këtë ngjarje të madhe".

Uilliam Rajerson, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka qenë dhe është një lexues i rregullt i gazetës Iliria:

"Iliria ka qenë një zë i arsyes, ka raportuar në mënyrë objektive dhe kjo flet shumë për një gazetë. Eshtë shumë e lehtë për një gazetë komuniteti që të mbajë anën e këtij apo të atij. Mendoj se Iliria ka qenë shumë e matur duke mbajtur një ekuilibër të vështirë dhe duke na dhënë të gjitha aspektet e një ngjarjeje. Kjo është një gjë vërtet e mirë dhe unë i përgëzoj".

Pronari dhe botuesi i tanishëm, Vehbi Bajrami, e filloi punën si gazetar në Iliria, pak muaj pasi ajo ishte themeluar.

"Shqiptarët në Amerikë atë kohë nuk kishin ndonjë gazetë, nuk kishin televizion, nuk kishin mjete të tjera informimi kështuqë Iliria u themelua në kohën e duhur dhe në vendin e duhur".

Sot, shqiptarët në Ballkan nuk kanë të njëjtat probleme si 20 vjet më parë, por zoti Bajrami thotë se sfidat për gazetën Iliria ende janë të mëdha.

"Ka akoma shumë punë për të bërë, Kosova vërtet është e pavarur por i duhet të ecë përpara me zhvillimin e ekonomisë. Shqipëria ka ecur mjaft mirë ekonomikisht dhe ka patur zhvillime në të gjitha fushat por vazhdon të ketë probleme poltike. Ajo që na shqetëson janë ngatërresat poltike që kanë rezultuar edhe me dhunë dhe me me vrasjen e njerëzve".

Sot, 20 vjet nga krijimi i saj, Iliria përballet me një konkurrencë shumë më të madhe, në kushtet kur informimi për shqiptarët e Amerikës vjen nga burime të shumta, sidomos nga mediat e shkruara dhe televizive në internet.

Pjesa argëtuese e mbrëmjes u realizua me ndihmën e disa këngëtarëve të njohur shqiptarë, mes tyre Aurela Gaçe, Genta Ismaili dhe Kristina Ivezaj.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RIATDHESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS, KUSHT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.23.2011)
DIASPORA SHQIPTARE NË GJERMANI E SHQETËSUAR PËR GJENDJEN AKTUALE GJITHËKOMBËTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (05.23.2011)
ARBEN BAJRAKTARAJ KANDIDOHET PËR "MTV MOVIE AWARDS" (05.22.2011)
REVISTA RUMUNE TË VLERAVE SHQIPTARENga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.19.2011)
RRITET DHUNA KUNDËR TË HUAJVE NË GREQI (05.17.2011)
NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA (05.16.2011)
TEFIK BAJRAMIT I KUSHTON SHTRENJT KTHIMI NË BOKS (05.14.2011)
GREQI: ASISTENCA E PAPUNËSISË NË RREZIK? (05.14.2011)
AUTIZMI KURON ZEMRAT...Nga KËZE KOZETA ZYLO (05.13.2011)
DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTËNga BEQIR SINA, New York (05.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]