VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES

Nga MIMOZA DAJÇI


E Martë, 05.24.2011, 04:19pm (GMT1)



Ketu eshte Tomiko Duggan, Genie Kagawa dhe Moza Dajçi

Dita ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Kombet e Bashkuara festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që janë të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre. Këtë vit Organizata e Kombeve te Bashkura në partnership edhe me Federatën Universale të Paqes zhvilloi një Konferencë pranë Zyrave Permanente të Unionit Afrikan në Manhattan.

Të ftuar e folës special ishin Përfaqësuesi i Zyrës Permanente të Unionit Afrikan pranë UN, z. Tete Antonio, kongresistja permanente e Nigerisë pranë UN, znj. U Joy Ogwu, përfaqësuesja e UN për programet e familjes znj. Renata Kaczmarska, drejtori për komunikim nga Federata Universale e Paqes z. Lynn Walsh, Kryetarja e UPF znj. Tomiko Duggan, znj. Susan Roylance koordinatore për çështjet sociale pranë qendrës Howard për familjen, rregjionin e shoqërinë, Departamenti i shtetit të New York-ut për zhvillimin e jetës tek të rinjtë u përfaqësua nga z. Mike Bobbitt, si dhe drejtorja e UPF-se znj. Genia Kagawa, e cila për punën e saj të suksesshme në fuqizimin e familjes në botë u dekorua me Çmimin e Lartë të Mirënjohjes.

Në këtë ditë të gjithë familjet në botë festojnë ditën e tyre. Familja sot në funksion të rajonit ku jeton luan një rol të ndryshëm përsa i përket kushteve sociale. Kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të përgjegjësive në familje e në shtëpi. Shumë programe hartohen për të kujtuar këtë ditë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i familjes, e punohet për të promovuar pikat e forta të saj, përfshirë edhe kapacitetin e tyre vetëmbështetës. Pasi një familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për vetë shoqërinë, e kjo ka të bëjë me parandalimin e dhunës në familje, e mbrojtjen e viktimës.

Pas njohjes me mesazhin përshëndetës të letrës së nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Z. Ban Ki Moon, pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm ndoqën me interes kumtesat, ku si bosht kryesor kishin strategjinë e të ardhmes familjare. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i mirë i të gjithë institucioneve ndërkombëtarë do të sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e familjes sot, dhe se të drejtat e familjes mbrohen nga karta universale e të drejtave të njeriut. Familja është një agjente e zhvillimit tha ndërmjet të tjerave znj. Kaczmarska, ndërsa z. Tete Antonio theksoi se edukimi e shkollimi i fëmijëve është çelësi i suksesit për një familje të lumtur.

--

Pamje nga Konferenca e UN

MIMOZA DAJÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.