E Premte, 03.29.2024, 02:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"MAJMUNI I DIELLIT" BËN BASHKË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË MALMO
E Enjte, 05.26.2011, 10:54am (GMT+1)

Pesëvjeçari Engjëll Morina për herë të parë ka parë shfaqje në gjuhën shqipe. Ai jeton në Malmo të Suedisë, në vendin ku të dielën dhe të hënën shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, "Majmuni i diellit" me regji të suedezit Olle Tornoqvist është dhënë në miniteatrin e "Folks Park" (Parku i Popullit). Engjëlli ka qenë njëri nga afro tridhjetë fëmijët që të dielën pasdite kanë shikuar shfaqjen që për fabul ka majmunin e diellit që mban me zor Mantelin e Shiut i cili do të shpëtohet nga Laninja që është era.
"Më kanë pëlqyer që kanë folur shqip...edhe majmuni ka qenë i mirë", ka thënë ai.
"Majmuni..." që është dhënë në kuadër të edicionit të 17-të të Kongresit Botëror për Artet Performuese dhe Festivalit për Audiencë të Re "ASSITEJ" që po mbahet në Malmo dhe Kopenhagë prej 20 deri 29 maj, ka bërë bashkë shumë shqiptarë në dy reprizat e shfaqjes.
Dymbëdhjetëvjeçarja Rina Gjoci ka qenë njëra që është kënaqur me "Majmunin...". Edhe për të ka qenë hera e parë që ka parë shfaqje shqip.
"Më ka pëlqyer shumë kur janë grindjet ndërmjet majmunit dhe Mantelit të Shiut", thoshte ajo.
Por ajo ka pasur edhe një kërkesë tjetër.
"Kam dëshirë që të ketë sa më shumë shfaqje të tjera shqip në Suedi. Edhe të jenë për fëmijë më shumë", thoshte Rina.
Motra e saj, Anesa, ka qenë njëra ndër spektatoret që është kënaqur më së shumti gjatë shfaqjes. Ajo ka qeshur më shumë sesa të gjithë me lëvizjet dhe dialogët ndërmjet treshes së aktorëve Kushtrim Hoxha (Majmuni i diellit"), Shpëtim Selmani (Manteli i shiut) dhe Driada Matoshi (Laninja).
Teksa të dy motrat e kanë parë shfaqjen, babait të tyre, Agronit (50), i është dashur të vinte për herë të dytë në shfaqje.
"Të dielën nuk ka mundur të vinte djali dhe duhet ta sjell atë të hënën", ka thënë Gjoci.
Sipas tij, ardhja e shfaqjes kosovare në Malmo, një vend që ka shumë shqiptarë, është shumë e rëndësishme.
"Së pari, për gjuhën dhe e dyta që të shohim shfaqje kosovare. Veçse duhet të vijnë sa më shpesh dhe sa më shumë shfaqje nga Kosova", ka thënë Gjoci.
Performimi para këtij publiku për aktorët ka qenë një përvojë e mirë.
Për aktorin Shpëtim Selmani, dhënia e shfaqjes në Malmo në kuadër të "ASSITEJ", ka qenë shumë e rëndësishme për vetëdijesimin dhe mesazhi që kjo shfaqje përcjell te fëmijët.
"Fëmijët kosovarë kanë më shumë mundësi që të shikojnë shfaqje shqip. Mirëpo, të luash para një publiku siç janë fëmijët shqiptarë në Suedi ka qenë një lloj privilegji shkaku që atyre u servohet diçka e re për botën e tyre", ka thënë Selmani.
Edhe për kolegen e saj, aktoren Driada Matoshi, pjesë e shfaqjes me tekst të Sofia Fredenit, performimi në Malmo ka qenë privilegj.
"Kam qenë skeptike sa i përket informimit dhe marketingut që e ka bërë festivali për këtë shfaqje, por megjithatë deri diku parashikimet janë arsyetuar", ka thënë ajo.
Ndërsa për aktorin tjetër të shfaqjes, Kushtrim Hoxha, dhënia e kësaj shfaqjeje në Malmo është një gjë e mirë që mund t'i ndodhë një aktori kosovar.
"Publiku shqiptar këtu mezi pret të shohë diçka në gjuhën shqipe. Prandaj ka qenë e mrekullueshme që të performoj në këtë shfaqje", ka thënë Hoxha.
"Majmuni i diellit" është dhënë premierë në Teatrit Kombëtar të Kosovës në muajin prill.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJESNga MIMOZA DAJÇI (05.24.2011)
20 VJETORI I GAZETËS SHQIPTARO-AMERIKANE ILIRIA (05.24.2011)
RIATDHESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS, KUSHT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.23.2011)
DIASPORA SHQIPTARE NË GJERMANI E SHQETËSUAR PËR GJENDJEN AKTUALE GJITHËKOMBËTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (05.23.2011)
ARBEN BAJRAKTARAJ KANDIDOHET PËR "MTV MOVIE AWARDS" (05.22.2011)
REVISTA RUMUNE TË VLERAVE SHQIPTARENga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.19.2011)
RRITET DHUNA KUNDËR TË HUAJVE NË GREQI (05.17.2011)
NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA (05.16.2011)
TEFIK BAJRAMIT I KUSHTON SHTRENJT KTHIMI NË BOKS (05.14.2011)
GREQI: ASISTENCA E PAPUNËSISË NË RREZIK? (05.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]