VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË CLIFTON - NEW JERSEY U KUJTUA 21-23 MAJI 197338 vjetorit të Revoltës së Spaçit, dhe Revolta e 20 majit 1984 në Burgun e Qafë BaritNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NË CLIFTON - NEW JERSEY U KUJTUA 21-23 MAJI 1973

38 vjetorit të Revoltës së Spaçit, dhe Revolta e 20 majit 1984 në Burgun e Qafë Barit

Nga BEQIR SINA, New York


E Hënë, 05.30.2011, 10:26am (GMT+1)

 

 

"Spaçi dhe Qafë Bari simboli kombëtar i Qëndresës Komuniste"

CLIFTON - NEW JERSEY : Javën e kaluar në qytetin Clifton - Nju Xhersi,u kujtua 21 - 23 maji 1973, 38 vjetorit të Revoltës së Spaçit, dhe Revolta e 20 majit 1984 në Burgun e Qafë Barit, 27 vjetori i kësaj ngjarje. Për të kujtuar këto dy data të rëndësishme, u mblodhën së bashku shokë të burgut, ish të burgosur politik te asaj kohe, anetarë të familjeve të tyre, miq dhe shokë që jetojnë prej disa vjeteve në SHBA

Eqerem Muja njëri prej atyre të burgosurve të regjitmit komunist, tha se megjithese kjo përkujtimore ishte shumë e thjeshtë, të perdjekurit dhe të presekutuarit thanë se tashmë ata kan marrë nji vendim që t'i kthejnë këto ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre, me karakter tradicional të paktën këtu në komunitet. Mbasi ato ngjarje janë sot simbol i qendresës, heroizmit dhe trimërisë të atyre të burgosurve politike gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Zoti Muja i cili vuan ende pasojat fizike të asaj vuajtje të tmershme, tha se i ishte së bashku me shokët mirënjohës, shokut të tyre të burgut që po i mbledh vit për vit për të kujtuar këto ngjarje të paharrueshme. Duhet faleminderuar zoti Lamaj, së bashku me dajën e tij Qemal Lepenica i cili me shokët e idealit të tij, duke shpërfillur vdekjen u nisën nga Malta për të vënë në jetë porosinë e "Babait te Shqiptarizmës" Mit-hat Frashërit të pavdekshëm, - për lirinë tonë kombëtare.

Eqeremi duke folur për gazetën tonë , tregojë se takimi për të kujtuar Revoltën e Spaçit, u mbajtë më 22 maj , ditën e djelë në klubin e Qemal Lepenicës, daja e zotit Pëllumb Lamaj në qytetin Clifton të Nju Xhersit. Lepenica, është vetë një ish i persekutuar politik, në kohën e regjimit komunist.

Organizatorë i këtij takimi ishte ish i burgosuri politik, Pëllumb Lamaj, i cili u arrestua në moshën 19 vjeçare, dhe u lirua nga burgu i Spaçit, në vitin 1990, jeton në shtetin Nju Xhersi, mbasi ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit.

Në këtë takim morën pjesë dhjetëra veta, shumica edhe vetë ish të burgosur politik, nga ata që pjesën më të bukur të jetës së tyre - rininë, e kaluan në burg - në mes vuajtjesh dhe torturash nëpër burgjet famëkeqe të regjimit komunistë në kohën e Enver Hoxhës, në Shqipëri. Në mesin e tyre ishin dhe të internuar e të përndjkeur politik gjatë atij regjimi, dhe anëtarë të familjeve të tyre, që tani jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ata duke përmendur një e nga një pothujse të gjithë emrat të pushkatuarave, veçanërisht atyre të Revoltës së Spaçit dhe Qafës së Barit, thanë se ku takim ka si qëllim të saj që çdo vit këta martirë të kujtohen më nderim të thellë. Ndërsa, ish i burgosuri politk Pëllumb Lamaj, mendon se ish të burgosurit politik, sot pas 38 vjetëve të kësaj ngjarje që bëri bujë të madhe në atë kohë, brenda qarqeve komuniste të qeverisë së athershme, të burgosurit politik i bënë të ndjehen të fituar moralisht dhe asapak politikisht.

"U ndjem të fituar të paktën moralisht, thotë ai pas 38 vjetëve, se e pamë që komunizmi dështojë me turp dhe në fund pikërishtë ata që deri dje që e mbajtën gjallë këtë gjëmë të popullit tonë, atë regjim, më në fund e "pështynë dhe e lëpinë". Lamaj duke folur për gazetën kombëtare, Bota Sot, vitin e kaluar pati thënë se "Për të ardhur keq se në Shqipëri, në krye erdhën neo -komunistët dhe pinjollët e tyre, pjella sllavo-komuniste të cilët, nuk ndryshuan aspak mentalitetin e baballarëve të tyre."

Në këtë takim morën pjesë vëllezërit Eqrem, Fatmir e Novrus Mujo (bijt e patriotit kolonjar, ushtarit besnik të Shqipërisë Etnike, të pa harruarit Sefer Mujo Luarasi), zotnijtë Beniamin Cakrani, Rajmond Sejko,Agim Lamçe, Fejzi Kulla, Musa Hoxha, Muharrem Zhidollari - Hudinishti, Eduard Dilo, Uljam Bregasi, Ramazan Turdiu, Mexhit Dauti, Çajup Bejko, dhe Vilson Zeka.

Folësit shprehen një respekt të thellë për të gjithë ata të pushkatuar, të burgosur dhe të internuar politikë gjatë regjimit të Enver Hoxhës, në Shqipëri.

Nëpërmjet fotografive u sollën kujtime të dhimbëshme, kujtime që të drithërojnë dhe të prekin deri në palcë, nga fjalimet dhe bisedat me ish të burgosurit politik në këtë tubmim në kujtim të 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 , Revolta që më pasë tronditi botën, dhe pushkatojë katër nga protagonistët të kësaj ngjarjeje, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja dhe Zef Pali,

Dhe ish të burgosurve politik të kampit Qafë Barit, në rrethin e Pukës,që kanë kanë përkujtuar me këtë rastë dhe 27 vjetorin e revoltës së burgut, ku ata vuanin dënimin deri në vitin 1991. Ish- të burgosurit, shokët e burgut kanë përkujtuar dy nga viktimat e kësaj revolte, Sokol Sokoli e Tom Ndoja, dy heronjët të cilëve dhe varret nuk u dihen ende dhe sot, mbas 20 vjet demokraci dhe që ai regjim u shemb.

Duke kujtuar Revoltën e e burgut të vitit 1984, ata thanë se burgu i Qafë Barit, ishte ndërtuar diku në majat e larta të maleve të Pukës, shumë larg qëndrave të banuara. Ai burg ose ish Kampi i ish-të burgosurve politik, ishte kthyer në tmerrin e vërtetë për më shume se 800 të burgosurit që dërgoheshin atje nga të katër anët e vendit.

Të gjithë ata shqiptarë patriot e atdehatrë, demokratë në shpirt, që gjatë regjimit komunist,u burgosën vetëm për bindjet e tyre politike dhe qëndrimet e tyre anti-komuniste. Më pas familjet e tyre u internuan dhe persekutuan duke i shpërgulur me forcën e policisë nga qyteti - nëpër zonat e thella malore, kënetat , nëdrtimin e rrugëve, fabrikave, minierave, dhe deri në punën e detyrueshme në baltat e fushave të Myzeqes.

Ish të burgosurit folën me rastin e 38 vjetorit të revoltës së Spaçit në maj 1973, kur për tre ditë me radhë, të burgosurit morën nën kontroll kampin. Pas shtypjes së revoltës, disa të burgosur u pushkatuan ndërsa dhjetra të tjerë u dënuan me nga 25 vjet burg.

Në një nga shkrimet e tija ish i burgosuri politik Syrja Lame (pjesëmarrës i Revoltës së Spaçit) ka sjell kujtimet origjinale të asaj ngjarje ku ai thotë :

"Më 21 deri 23 Maj 1973 ishte shpërthimi i revoltës së parë të burgosurve antikomunistë të Spaçit, ku për tre ditë me radhë u valëvit krenar flamuri pa yll i Skënderbeut, që kuçedra komuniste e kishte përdhosur,e me ç'rast fatmirësisht, u vu në vend nderi i tij si simbol i shenjtë kombëtar, të cilin zyrtarisht dhe pa yllin e kuq e kemi dhe e mbajmë sot, pas shembjes së diktaturës komuniste.

Ishte pikërisht shtypja e madhe e diktaturës së kuqe, shkaku që solli shpërthimin e asaj revolte të shpirtërave të ndrydhur prej vitesh në burgje. Revolta e Spaçit ishte lëvizje e mirëfilltë politike.

Ajo ishte një shkëndijë e fortë që i tregoi Diktaturës dhe Europës se në Spaçin e Mirditës Kreshnike, jetonin trima të pamposhtur. Tregoi se në zemrat e këtyre atdhetarëve antikomunistë nuk ishin shuar ende shpresat, dëshira dhe vullneti për të jetuar të lirë dhe në një demokraci të vërtetë.

Ajo revoltë, ndonëse shpërtheu në mënyrë spontane, në mbrojtje të jetës së shokut të tyre Pal Zefit, i kishte themelet tek urrejtja e kultivuar ndaj tiranisë, ndaj menjëherë mori formë të përgjithshme, të organizuar, me një shtab drejtues dhe me kërkesa e thirrje politike si: "Ushtarët janë me ne, sepse janë bij të popullit" , "Vëllezër ushtarë, bashkohuni me ne", "Poshtë komunizmi", "Poshtë Enver Hoxha", "Duam Bashkimin me Europën e lirë", "Ja vdekje, Ja Liri", "Nuk shkojmë në Galeri", etj..

Për koicidencë : Gjenden eshtrat e 2 viktimave të diktaturës, 27 vjet në kërkim

Pas 27 vitesh kërkimesh gjenden eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të cilët u pushkatuan nga regjimi komunist pas revoltës së përgjakshme të Qafës së Barit në Pukë.

Familjarë, miq e të afërm, përfaqësues të Institutit të të Persekutuarve e të ministrisë së Brendshme kanë qenë dëshmitarët okularë të gjetjes së eshtrave të dy viktimave të diktaturës.

Kërkime për vite të tëra janë bërë, por vetëm kjo e shtunë do të shënonte përfundimin e misionit të gjetjes së tyre.

Fusha në fshatin Kuç të Shkodrës e njohur si zona e antenave të radio "Shkodrës" ka qenë varri pa emër për dy të pushkatuarve, përkatësisht i Sokol Sokolit nga fshati Nik-Mërturaj i rrethit të Tropojës dhe Tom Ndojës nga Shllaku i rrethit të Shkodrës.

I ndodhur diku në majë të maleve të Pukës (larg qendrave të banuara), kampi i ish të burgosurve politik, ishte kthyer në një ferr të vërtetë për më shumë se 800 të dënuar nga rrethe të ndryshme të vendit tonë. Torturat çnjerëzore e rendisin atë të dytin pas burgut të Spaçit. Ndërsa, gryka në mesin e maleve konsiderohet se vend i vdekjes për rreth 100 të burgosur.

Mosrealizimi i normës nga njëri prej të burgosurve (Ndue Pisha), mesnatën e 21 majit të vitit 1984 shkaktoi atë që u cilësua dhe si revolta e përgjakshme e Qafës së Barit.

Torturat barbare ndaj Pishës hodhën në revoltë Sokol Sokolin e Tom Ndojën si dhe dhjetëra të burgosur të tjerë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta të regjimit, të cilët "zhdukën" dy të dënuarit Sokoli dhe Ndoja. Atë natë të burgosurit Sadri Sokoli, një oficer i anti-terrorit në ministrinë e Brendshme të asaj kohe, i theu kolonën vertebrale, këmbët dhe duart, duke e lenë të vdiste në atë gjendje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATMIRE BAJRAMAJ NDËRRON TRIKO (05.27.2011)
"MAJMUNI I DIELLIT" BËN BASHKË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË MALMO (05.26.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJESNga MIMOZA DAJÇI (05.24.2011)
20 VJETORI I GAZETËS SHQIPTARO-AMERIKANE ILIRIA (05.24.2011)
RIATDHESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS, KUSHT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.23.2011)
DIASPORA SHQIPTARE NË GJERMANI E SHQETËSUAR PËR GJENDJEN AKTUALE GJITHËKOMBËTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (05.23.2011)
ARBEN BAJRAKTARAJ KANDIDOHET PËR "MTV MOVIE AWARDS" (05.22.2011)
REVISTA RUMUNE TË VLERAVE SHQIPTARENga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.19.2011)
RRITET DHUNA KUNDËR TË HUAJVE NË GREQI (05.17.2011)
NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM NË MAQEDONI DO TË PËRFAQËSOHET DIASPORA (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]