Publikuar: Sot, më 30 maj 2011
Helsinki, 30 maj - Mesfushori i Brescias, Përparim Hetemaj, dhe sulmuesi i HJK Helsinkit, Berat Sadik, janë ftuar në përfaqësuesen e Finlandës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore. Finlanda më tre qershor takohet me San Marinon, ndërsa katër ditë më vonë me Suedinë. Të dy ndeshjet e eliminatoreve për "Euro 2012" i luan si mysafire. Hetemaj 24-vjeçar ka luajtur katër herë deri më tani për Finlandën, ndërsa Sadik (24) ka pesë paraqitje. Finlanda është e parafundit (5) në Grupin E me vetëm tri pikë të mbledhura.
(http://www.koha.net)