VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PILOTI I NJOHUR SHQIPTAR JAMES BERISHA SHËNDOSH E MIRË - MISIONI VAZHDON...Nga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

PILOTI I NJOHUR SHQIPTAR JAMES BERISHA SHËNDOSH E MIRË - MISIONI VAZHDON...

Nga BEQIR SINA, New York


E Mërkurë, 06.01.2011, 05:54pm (GMT+1)

Ta ndihmojmë pilotin shqiptar që po fluturon me misionin "Fluturim për Kosovën" në pjesën tjetër të hemisferës kontinetin e Afrikës

KHARTOUM - SUDAN : Piloti shqiptar me pashaport amerikane James Berisha, piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos ne Teksas, i cili e kreu vitin e kaluar ( maj 2010) fluturimin në mbi 50 shtete të Amerikën Qëndrore, Jugore, dhe Karaibeve, SHBA dhe Kanadan me qëllim që të fitojë nëpërmjet këtij fluturimi sensabilizmin e këtyre vendeve dhe qeverive të tyre për njohjen e pavarësisë së Republikës se Kosovës edhe nga ato vende që deri më tash nuk e kane njohur pavarësinë e Kosovës ose hezitojnë.

Piloti i njohur shqiptar, James Berisha i njohur si "ambasador vullnetar" me misionin "Fluturim për Kosovën" në pjesën tjetër të hemisferës kontinetin e Afrikës, për pavarësinë e Kosovës me aeroplanin e tij privat ka pësuar tre ditë më parë një aksident në shkretëtirat e Sudanit.

Në një mesazh në faqen e tij të internetit Piloti shqiptar me pashaport amerikane James Berisha, piloti nga Kosova - Bestrovci, ish banori i El Pasos ne Teksas, thotë :

Të dashur përkrahës të misionin, ju falënderoj nga zemra për vëmendjen që keni treguar gjatë tërë misionit, e sidomos në momentet e mija më të vështira.Siç e dini, kam pasur një aterrim urgjent të detyrueshëm në shkretëtirat e Sudanit dhe falënderoj Zotin që jam gjallë.

Aksidenti ka ndodhur në ditën e Diele pasdite. Për shkak të pamundësisë së komunikimit, informatat janë përcjellur pjesë-pjesë. Pas ngjarjes për me të cilën ju tani jeni të njoftuar, unë kam qëndruar për disa orë në minierën "Hassai Mine" nën përkujdesjen e stafit të minierës. Ditën e Diele, rreth orës 23:00 erdhi shërbimi policor i Sudanit dhe më mori nga miniera, më dërgoi në fshatin më të afërt, që ishte rreth 2 orë larg. Policia më mbajti deri ditën e Hëne në mbrëmje, dhe më lëshuan vetëm pas intervenimit të z.Denis Baillargeon që është drejtori i asaj miniere.

Gjatë mbajtjes në polici, kam kaluar nëpër intervista hetimore, nënshkrime të shumta, procedura e maltretime gjatë tërë ditës, me shumë pak ushqim dhe ujë. Natën më dërguan në një shtëpi të mbuluar me llastër ku temperaturat ishin shumë shumë të larta. I jam shumë mirënjohës z.Baillargeon që më shpëtoi nga ai vend.

Aeroplani është ende në shkretëtirë, në vendin e aksidentin dhe është nën përkujdesjen e policisë. Grupi hetues nga Aviacionit Civil i Sudanit janë duke ardhur prej Khartoum-it, dhe ata do ta bëjnë analizën e aksidentit dhe do të marrin vendim se si do të vazhdojmë më tutje.

z.Denis Baillargeon ka ofruar numër të konsiderueshëm të pajisjeve të minierës dhe mjete të transportit, në mënyrë që të mund ta sjellim aeroplanin deri afër minierës. Miniere posedon një pistë për aeroplanët e tyre dhe shpresoj që do të mund të nisem nga kjo pistë pas rregullimit të aeroplanit.

Do të mundohem të ju përcjell informacione sa herë që të mundem. Ju falënderoj përsëri! Kapiteni juaj,

James Berisha

Ngjarja :

Piloti me shtetësi amerikane pësoi dy ditë më parë një defekt të rëndë dhe për 15 minuta ishte detyruar të fluturojë pa motor mbi shkretëtirën e Sudanit, ku ka qenë e pamundur të bëj aterimin. Pas një kontakti me një pilot tjetër, Berisha ka marrë udhëzimet që të aterojë në një rrugë të vjetër të papërdorshme, ku edhe ka arritur që të aterojë në tokë, në gjendje të mirë shëndetësore, por se aeroplani i tij ka pësuar dëme të mëdha.

"Pas dy orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një minierë aty afër, dhe ata e kanë lajmëruar policinë. James për momentin gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa aeroplani është në duart e policisë.

James u gjendë në një moment shumë të vështirë ku nuk i dihej se çka do të ndodhtë. Ai bëri thirrje duke ju lutur shqiptarve nëse keni ndonjë kontakt me dikë në Sudan apo nëse mundeshit ti ndihmonit Jamesit në çfarëdo mënyre. Në faqen e tij të internetiti "Flying for Kosova" ai thoshte JU LUTEMI ta bëni këtë tani!",

"Vendi ku gjendej James ishte sipas kodit të matjeve të fluturimeve ajrore në kuotat gjeografike: Koordinatat 18 shkallë 42 minuta dhe 10.26 sekonda N (Veri) dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39.16 sekonda E (Lindje)

Aeroplani është në koordinatat 18 shkallë 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ; 035 shkallë 39 minuta dhe 513 sekonda E. Koordinatat shihen qarte ne Google Earth", thuhet në faqen zyrtare të pilotit. Me aeroplanin e tij privat, James Berisha ka arritur të fluturojë dhe të kalojë disa shtete afrikane dhe kontinentet tjera ku ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Misioni Fluturim për Kosovën vazhdon - Zimbave :

Piloti kosovar, James Berisha, i ka kërkuar Zimbabves ta njohë pavarësinë e vendit, teksa vazhdon misionin e tij të lobimit në Afrikë.

Berisha ka thënë se do të donte që Zimbabve ta njohë Kosovën në mënyrë që të lidhen marrëdhëniet diplomatike, të ketë shkëmbime tregtare, dhe zhvillim të turizmit. Ai ka takuar një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme.

"Zimbabve po e merr në konsideratë njohjen. Ai më tha se duhet një rekomandim nga përfaqësuesi i Zimbabves në OKB, në mënyrë që ai ta drejtojë tek Ministria e Jashtme, që do ta çonte në Parlament, për ratifikim", ka thënë Berisha.

Javën e kaluar ai ka qëndruar në Afrikën e Jugut, dhe ka pohuar se shpreson që ky shtet shpejt do ta njohë Kosovën

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HETEMAJ E SADIK FTOHEN NË KOMBËTAREN E FINLANDËS (05.31.2011)
NË CLIFTON - NEW JERSEY U KUJTUA 21-23 MAJI 197338 vjetorit të Revoltës së Spaçit, dhe Revolta e 20 majit 1984 në Burgun e Qafë BaritNga BEQIR SINA, New York (05.30.2011)
FATMIRE BAJRAMAJ NDËRRON TRIKO (05.27.2011)
"MAJMUNI I DIELLIT" BËN BASHKË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË MALMO (05.26.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJESNga MIMOZA DAJÇI (05.24.2011)
20 VJETORI I GAZETËS SHQIPTARO-AMERIKANE ILIRIA (05.24.2011)
RIATDHESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS, KUSHT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.23.2011)
DIASPORA SHQIPTARE NË GJERMANI E SHQETËSUAR PËR GJENDJEN AKTUALE GJITHËKOMBËTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (05.23.2011)
ARBEN BAJRAKTARAJ KANDIDOHET PËR "MTV MOVIE AWARDS" (05.22.2011)
REVISTA RUMUNE TË VLERAVE SHQIPTARENga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]