VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRETH 300 DIBRANË NË NJU JORK MORËN PJESË NË NJË PIKNIK TË ORGANIZUAR NGA SHOQATA ATDHETARE DIBRA

Nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 06.03.2011, 11:12am (GMT1)

Piknik masiv në "Ishullin e Dibranëve" në Staten Island -

Staten Island - Nju-Jork - Të dielën , në një përpjekje për të krijuar një traditë të re në komunitetin dibran, në në parkun e bukur "Wolf's Pond Park " , në ishullin e Staten Island të Nju-Jork(ut), Shoqata Atdhetare Dibra organizoi një piknik masiv. "Me këtë piknik, tha kryetari i kësaj shoqate, zoti Ilir Rusi, ne mendojmë t'i ndryshojmë disa gjëra në mbarvajtjen e re të shoqatës, në këtë mënyrë të gjejmë një ditë e të mbledhim të gjithë dibranët bashkë për t'u argëtuar në këtë mjedis të mrekullueshem natyror së bashku me fëmijët."

Shoqata Atdhetare Dibra është në vitin 15 të krijimit të saj. Pikniku i dibranëve kësaj rradhe përkoi edhe me një nga ditët më të festuara në SHBA . Në kohën kur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, fund java e fundit e muajit maj - është ditë e shënuar kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore, dita kur nderohen ata që dhanë jetën për vendin e tyre.

Kështu, në një atmosferë me tepër se festive dhe mjaft argëtuese,por edhe në një kohë mjaft të përshtatëshme, në njërën prej ambienteve më të mrekullueshme natyrore të këtij ishulli, që të çmall në njërën anë edhe me bukurit natyrore të bjeshkëve të Dibrës së Madhe, gëzimi festiv dhe argëtimi i familjeve dibrane i kaloj ndoshta parashikimet.

Pikërishtë, këtu në njërin prej këtyre mjediseve, të quajtura rekreative në ishullin njujorkez, që thirret nga shqiptarët e Amerikës; "Ishulli i Dibranëve" në Staten Island - Nju Jork(ut), parkun e bukur, "Wolf's Pond Park ", një park ky që edhe natyra i ka falur të gjitha, pra detin, dhe fushën, pyllin, liqenin dhe një florë dhe faunë mahnitëse dhe mjaft tërheqëse.

Pikniku i dibranëve në Staten Island, në të cilin morën pjesë rreth 300 veta , me familjet dibrane, fëmijë të vegjel veshur me bluzat kuq e zi,, të rinjë e të reja, burra e gra të, të gjitha moshave, u zhvillua duke u shoqëruar gjatë gjithë ditës, edhe me një aktivitet të larmishëm: kulturor-sportiv e muzikor.

Aktiviteti i dibranëve vazhdoi gjatë gjithë ditës deri në orët e mbrëmjes, me zhandrre të ndryshme të muzikës shqiptare dhe të huaj.

Gjatë këtij pikniku, pati dhe lojra sportive; futboll dhe volejboll, ushqime karakteristike të amviseve dibrane, lojra të ndryshme zbavitëse, me fusha të vogla mini volejboll, mini futboll, bejsboll. Pra, një sërë të aktiviteteve të larmishme dhe zbavitese, për të tërhequr sa më shumë vëmëndjen e të gjitha atyre të cilët erdhën që të ndiqnin aktivitet e kësaj dite me shumë interes, dhe patën rastin të marrin pjesë në këtë piknik masiv.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.