VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi
E Martë, 05.12.2009, 07:53am (GMT1)

Voal-online Lidhja Shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër, organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi.

Promovimi i librit bëhet të shtunën, më 16 maj 2009, në Langenthal të Bernës më 16 maj 2009, në Hotel Bären (Salla "Barock"), Sankt Urbanstrasse 1, 4900 Langenthal (BE), prej orës 19:00 deri në orën 21:00.

Në program do të jenë një pikë muzikore; fjala hyrëse e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë për Zvicër Mr. Nazmi Jakurti (Jurist&Mediator); mendime mbi Fjalorin e Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi do të japë Driton Kajtazi, studiues e shkrimtar, pastaj do të jetë fjala e autorit Mehmet Elezi. Të interesuarit mund ta blejnë librin me autografin e autorit.

Veprimtarinë e nderon pjesëmarja e autorit Mehmet Elezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bernë, filolog, shkrimtar, publicist dhe diplomat i mirënjohur. Fjalori i Gjuhës Shqipe, që promovohet të shtunën, përmban 41 000 fjalë të cilat nuk ndodhen në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH) të Institutit të Gjuhësisë të Tiranës. Kjo vepër konsiderohet vepra më e rëndësishme e autorit dhe një ndër veprat më të rëndësishme të shkencës së gjuhësisë shqipe në përgjithësi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.