VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çek

Nga Alfred Milot Mirashi


E Hënë, 05.18.2009, 07:01am (GMT+1)

Është hera e parë që në një eveniment me jehonë ndërkombëtare paraqiten së bashku artistët  nga Shqipëria dhe Kosova në Bienalen e 4-t të Pragës të arteve pamore.

Rreth 230 artistë nga gjithë bota janë pjesëmarrës në këtë bienale e cila e hapi edicionin e saj me 14 maj dhe vazhdon deri me 24 korrik 2009.

 

Pavioni Shqiperia dhe Kosova është një ndër pavionet më të mira në këtë eveniment internacional. Në inaugurimin e hapjes se saj erdhi edhe ambasadori i Shqipërisë në Pragë z. Qazim Tepshi bashkë me stafin e tij diplomatik. Ai mbeti shumë i kënaqur nga mënyra dhe prezentimi artistik i artisteve tanë në këtë ekspozitë internacionale.

 

Bienalia i mëshon më tepër të paraqesë në mënyrë direkte amalgamën e panoramës aktuale të pikturës bashkëkohore, disa prej vendeve janë pjesëmarrëse për herë të parë, si Malajzia, Indonezia, Filipinet, Singapori, por nuk mungojnë edhe artistët e mëdhenj nga vendet si Gjermania, Anglia, Franca, SHBA e Rusia.

 

Pavionin Shqiperia dhe Kosova e drejton artisti shqiptar Artan Shabani. Ai perzgjodhi 5 artiste,  te cilet mbartin ne artin e tyre shqetesimit e gjenerates te artisteve shqiptarë ne bote.

Artistet qe prezentojne Shqiperine jane Alkan Nallbani , Ervin Hatibi, Alfred Milot Mirashi e Artan Shabani.

 

Alkan Nallbani jeton midis Firences e New Yorkut. Ne pikturen e tij spikat nje figuratizem energjik i cili mbart thellesisht eksperiencen vizuale shqiptare.

Figurat jane ne nje levizje te panderprere duke na dhene mundesi per t'u identifikuar me lojen e artistit

 

Ervin Hatibi jeton ne Tirane e prezantohet nga galeria promenade gallery  ne qytetin e Vlores 

Ai dallohet ne pikturen e tij personale e ndertuar mbi shenjet e nje alfabeti misterioz e enigmatik, ndihet nje zhdervjellesi e shenjes e shoqeruar me nje lireshmeri te kompozimit abstrakt.

 

Artisti Alfred Mirashi Milot jeton ne Firence  ekspozon intensivisht ne qytete te ndryshme te Europes, por gjithashtu perpara disa muajsh ai bashke me artistin Alkan Nallbanin kishin nje ekspozite te sukseshme ne New York .

Ne bienale artisti merr pjese me nje pikture dittike e cila titullohet "angolo mediterraneo" ai pothuajse ne te gjitha ekspozitat e tij kete titull e ka si pjese perberese strukturale te stilit te tij. Siper telajos se tij ai i perzien ne menyre te sigurte e organizon simbolet  e thella  njerezore qe u bashkangjitet intensitetit te ngjyrave abstrakte, te cilat  kornizojne fragmentet e skulpturave ilire  e mesdhetare

 

Pjesemarrja e artisteve shqipetar u be e mundur fale punes te palodhur  dhe kembengulese  te kuratorit Artan Shabani  qe arriti te krijonte per here te pare pavionin Shqiperia dhe Kosova ne kete bienale internacionale. 

Ai gjithashtu  merr pjese dhe si artist  i grupit te artisteve shqiptarë.

Aktiviteti i tij artistik ka qene shume ingjeshur me ekspozita  ne qytete te ndryshme te Italise. Turqise dhe ne Shqiperi

Ne veprat  e tij spikasin  imazhet shumengjyreshe te ndezura  ne te cilat ndihet nje dialog i vazhdueshem  qe shoqeron krijimet e tija piktorike. Subjekti i kerkimeve te tij, lejtmotivi qe karakterizon temperamentin e tij nuk eshte veshtire te identifikosh krenarine ne token dhe kulturen shqiptare ne te cilen ai ndihet pjese perberese .

 

 

Artisti Dalip Kryeziu perfaqeson  Kosoven.

Në një ekspozitë personale ku sërish prezantohet me temen e tij aq të kultivuar (me pasion) viteve të fundit, kokën e njeriut me të cilën sajon piktura me një imazh të fortë estetik mbi bazën e një ekspresionizmi abstrakt, që mbështetet edhe në simbolikën e kokës, pozicionit të saj, strukturimit kompozicional, por edhe mishërimit koloristik, duke sajuar kështu një pikturë simbolike eskpresive dhe asbrakte. Per piktorin me nje enregji kreative eksperimentuese portreti mund te shihet edhe si nje "peizazh dimri", apo ndonjë stinë tjetër, por edhe ndonjë finese tjetër tematike që mund të sugjerohet edhe përmes titullit të veprës

 

Driton Hajredini perfaqeson Kosoven.

Pikturat the videot e tij eksplorojne tiparet e perditshme, identitetin dhe kufijt tema te cilat cilat jane "Ëœbuka e perditshme  e arti te tij'. Se bashku me autoportretet ironike-ngacmuese, valiget jane zemra e piktures se tij. Ato luajne nje rol si simbolet e nje realitetit te artistit dhe origjines se tij.

Muret, per shembull, nje mure i  ndertuar me valige presanton mundesite e kufizuara per pjesemarrjen ne ekspozitat ne vendlindjen e tij dhe gjithashtu kufizimet si rrjedhoje e mungeses te nje pasaporte europiane...

Driton Hajredini komenton: "˜Shume prej puneve te mia prezantojne jeten si kosovar dhe çfare do te thote te jesh i "˜etiketuar' nga preardhja jote.

 

Ne inaugurimin e ketij evenimenti ne Prage ishin prezent artistet Alfred Milot Mirashi, Artan  Shabani, Alkan Nallbani, Driton Hajredini, ndersa nga ana diplomatike ishte ambasadori yne shqiptar ne Prage z. Qazim Tepshi  bashke me konsullin.
Alfred Milot Mirashi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)
Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri DedjaNga Alfred Papuçiu (05.11.2009)
Më 9 maj në Neuchatel Zvicër (05.07.2009)
Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë (05.01.2009)
Vështrim sociolinguistik për emrat e përveçëm të fëmijëve shqiptarë në diasporë   Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër (04.25.2009)
Kera Dioguardi zbulon se kur ka qenë e re ka pasur probleme të çrregullimit të të ngrënit (04.23.2009)
Greqia merr masa kundër emigracionit (04.23.2009)
Artur Tashko, ngjyrat e kubistit kthehen në "Zenit" (04.21.2009)
Prifti grek emigrantit të mitur : Je shqiptar dhe mysliman (04.20.2009)
Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke? (04.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]