VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur
E Premte, 05.22.2009, 05:24pm (GMT+1)

Një numër i konsiderueshëm të rinjsh nga shkolla të ndryshme të mesme e profesionale të kryeqytetit, por edhe studentë të diplomuar në universitete shqiptare, u njohën dje me modalitetet që duhet të ndjekin për të aplikuar për studime universitare o pasuniversitare në Itali. 
     Ambasada Italiane në Tiranë organizoi dje rreth mesditës një takim informativ, kryesisht me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, mbi praktikat dhe rregullat që të rinjtë shqiptarë duhet të ndjekin për të aplikuar për studime universitare ose pasuniversitare në universitetet italiane, të titulluar "Ditët e Informimit", në mjediset e Hotel "Tirana International".
     Takimi kishte qëllim prezantimin e sistemit universitar italian dhe lehtësimin e procedurave të regjistrimit paraprak për vitin shkollor 2009 2010 të të rinjve shqiptarë, si në kurset universitare (ato për diploma të nivelit të parë, të dytë, diploma specialiteti dhe masteri), ashtu edhe në kurset pasuniversitare (mastera, doktoratura, etj), duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit e Shkencës si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane.
     Prof. Adriano Çani, atashe për bashkëpunimin universitar, shkencor dhe teknologjik në Ambasadën Italiane, paraqiti në shqip përpara të rinjve kuadrin e referimit të sistemit universitar italian në Tiranë. Ai shpjegoi mundësitë dhe hapësirat që shtrohen para tyre për të ndjekur studimet universitare ose pasuniversitare në vendin e tij, bëri një paraqitje të detajuar të sistemit universitar italian në të gjithë shtrirjen e tij, si dhe prezantoi procedurat për aplikim pranë Konsullatave Italiane në Shqipëri.
     Prof. Vito Stiliani, përgjegjës për shkollat në këtë Ambasadë, shpjegoi para të rinjve modalitetet praktike që duhen ndjekur prej tyre për të aplikuar për pranim në universitetet italiane. Ndër çështjet që ai theksoi me forcë në fund të takimit, nisur edhe nga interesimi i të rinjve, ishte detyrimi për t'u pajisur paraprakisht me certifikatën për kalimin me sukses të provimit CELI 3 të gjuhës italiane prej të gjithë të rinjve që dëshirojnë të studiojnë në Itali.
     Fatmir Vejsiu, drejtor i Politikave të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, tha në këtë takim se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe në veçanti me përfaqësinë italiane në Tiranë në fushën e arsimit, ka qenë në nivelet më të larta. Tregues për këtë, u shpreh ai, është numri i madh i studentëve shqiptarë që fitojnë të drejtën për studime në Itali, përqindja e të cilëve në raport me totalin e të rinjve që aplikojnë për të studiuar jashtë vendit, është jashtëzakonisht e lartë.
     Gjergj Fusha, inspektor i gjuhëve të huaja në Drejtorinë Arsimore Tiranë, falenderoi përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në Tiranë për bashkëpunimin në nivel të lartë të treguar deri tani për zbatimin e projekteve të përbashkëta.
    Ky takim vjen pas aktiviteteve të ngjashme informimi që janë zhvilluar me të rinjtë në qytete të tjera të vendit, si Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Shkodër e Durrës.
     Në kuadër të Deklaratës së Bolonjës, së miratuar më 1999 nga 29 vende evropiane për harmonizimin e sistemeve universitare evropiane dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Procesin që lindi prej këtij dokumenti më 2004, si dhe përparimit të Shqipërisë në rrugën për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian gjatë këtyre viteve, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e arsimit është intensifikuar ndjeshëm vitet e fundit, bashkë me interesin gjithnjë e në rritje nga ana e të rinjve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta apo për të kryer kualifikimet shkencore pasuniversitare në vendin fqinj. 
     Janë mbi 60 mijë të rinj shqiptarë që kanë kryer shkollimin e lartë apo atë pasuniversitar në një nga 95 universitetet apo 129 institutet e larta të arteve të bukura të Italisë pas viteve 90.
    Numri i studentëve që i ndjekin aktualisht studimet në nivele e degë të ndryshme në Itali është rreth 18 mijë. Rezultatet e larta të arritura prej tyre pas vitit të parë të studimeve kanë bërë që rreth 12 mijë prej këtyre studentëve aktualisht të përfitojnë bursa universitare prej mesatarisht 8 mijë eurosh në vit. ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve (05.22.2009)
Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi (05.18.2009)
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)
Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri DedjaNga Alfred Papuçiu (05.11.2009)
Më 9 maj në Neuchatel Zvicër (05.07.2009)
Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë (05.01.2009)
Vështrim sociolinguistik për emrat e përveçëm të fëmijëve shqiptarë në diasporë   Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër (04.25.2009)
Kera Dioguardi zbulon se kur ka qenë e re ka pasur probleme të çrregullimit të të ngrënit (04.23.2009)
Greqia merr masa kundër emigracionit (04.23.2009)
Artur Tashko, ngjyrat e kubistit kthehen në "Zenit" (04.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]