VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli"
E Enjte, 06.04.2009, 07:25am (GMT1)

 

Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkësinë shqiptare në New York e kudo në Amerikë se, me rastin e 100 vjetorit të botimit te "Diellit" këtë vit, "Vatra" ka marrë hapat e nevojshëm për mbajtjen e një konference kulturore ditën e shtunë, me 13 qershor 2009.

Ju ftojmë të gjithëve të merni pjesë bashkë me miqtë dhe të njohurit tuaj në këtë verprimtari për vlerësimin e rolit historik të gazetës më të vjetër shqiptare.

Në konferencë do të referojnë studiues të njohur nga Shqipëria, Kanadaja si dhe nga SHBA-të dhe s'ka dyshim se ky do të jetë një rast që askush nuk duhet ta lëjë të kalojë.

Konferenca do të mbahet në Monroe College, Ustin Hall, 2375 Jerome Avenue, Bronx, NY 10468, duke filluar në orën 10:00 para dite. Ndërtesa është një bllok në jug te Fordham Road dhe mund t'i parkoni makinat në krah të saj për 5 dollarë gjithë ditën. Me mjete publike, merrni trenat Nr. 4 ose "D" dhe zbrisni në Fordham Road.

Coffee and doughnuts and a cold buffet lunch will be served.

 

Mirupafshim të shtunën më 13 qershor.

 

Kryesia e "Vatrës"

 

30 maj 2009

Shënim: Vini re se kjo është adresa korrekte ku do të mbahet konferenca, jo lokali që patëm rezervuar fillimisht.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.