VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "MUND TË JETOJ NË ÇDO VEND TË BOTËS", PEDAGOGU ME BINDJE KOZMOPOLITE KLITON PLEQI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"MUND TË JETOJ NË ÇDO VEND TË BOTËS", PEDAGOGU ME BINDJE KOZMOPOLITE KLITON PLEQI
E Martë, 01.10.2012, 09:52am (GMT+1)

Me të mbërritur në Gjermani për të ishte e shumë e rëndësishme të jetë aktiv, ta sigurojë jetesën me punën e vet. Sot është pedagog për çështje sociale në zyrën rajonale të Ministrisë së Arsimit të landit të Hamburgut.

Kur vendosi të braktisë Shqipërinë në vitin 1990 dhe u fut si refugjat në ambasadën gjermane së bashku me një grup shokësh të tij, Kliton Pleqi nuk e dinte se kur do ta shihte përsëri vendlindjen. "Ndjenim të gjithë një dhimbje të madhe. Një ndjenjë e përzier, nga njëra anë kishim gëzimin se po dilnim nga një burg, nga ana tjetër kishim dhimbje." Megjithatë dëshira për të qenë i lirë, ishte më e fuqishme se çdo gjë tjetër.

Hamburgun e njihja si emër nga Fan Noli...

Kur mbërritën me trena nga Italia për në Gjermani, Kliton Pleqi pa se vagonët ishin të shkruar me emra të ndryshëm qytetesh gjermane për të ftuar të ngjiteshin refugjatët. Ai vendosi të vinte në Hamburg. Vendimi ishte sa i rastësishëm aq edhe i lidhur me jetën e tij të mëparshme në Shqipërinë e sapobraktisur. "Të vetmin emër që njihja atëherë ishte Hamburgu. Si 19 vjeçar që isha, dija që Hamburgu kishte fituar kupën e kampionëve në futboll. Por për herë të parë Hamburgun e kisha dëgjuar në një vjershë të njohur të Fan Nolit, "Anës lumenjve", ku ai shkruan anës "Elbës". Mendoja se do ishte një qytet i bukur dhe i madh.

Kliton Pleqi dashuron kitarën

Klitoni shpeshherë ka menduar për vendimin e marrë, largimin nga Shqipëria. Ajo që di të thotë sot, është se pyetjet për vendime të tilla, në plan abstrakt, asnjëherë nuk marrin një përgjigje të kënaqshme. Ishte vendimi më i mirë, apo vendimi jo i duhur. Asnjëherë nuk mund ta thuash këtë përfundimisht, mendon ai.

Integrimi profesional

Vetëm kur mendon në plan konkret, ai e di, se për zhvillimin e tij profesional, ka qenë vendimi i duhur. Kliton Pleqi, pas studimeve është sot pedagog për çështje sociale në zyrën rajonale të Ministrisë së Arsimit të landit të Hamburgut. "Kur shoh integrimin tim profesional sot, mendoj se punët kanë shkuar mirë. Unë jetoj i pavarur ekonomikisht." Për Kliton Pleqin ka qenë shumë e rëndësishme që të jetë aktiv, dhe të sigurojë jetesën me punën e tij, që atëherë që shkeli në Gjermani.

Kliton Pleqi e bën me kënaqësi detyrën e tij. Në zyrën rajonale në Hamburg ai i ka të përcaktuara shkollat, ku duhet të ndjekë integrimin arsimor të nxënësve me probleme të evidentuara gjatë procesit mësimor. Unë ndjehem njeri i integruar në Gjermani, thotë Klitoni. Por atdheu i tij i dytë, ka ndryshuar shumë këto vite. "Gjermania e atyre viteve, kur erdha unë nuk është më ajo e sotmja."

Hamburgu

Pak shqiptar dhe pak gjerman?

Po si e ndjen ai veten sot, shqiptar të gjermanizuar apo thjesht shqiptar? Kliton Pleqi mendon se edhe kjo është nga ato pyetjet që nuk merr përgjigjen e plotë. "Ajo që di, është se çdo njeri ka të drejtën të kërkojë një jetë më të mirë. Unë vërtet kam lindur në Shqipëri dhe jam shqiptar, por kjo nuk do të thotë që unë duhet të kaloj të gjithë jetën time në Shqipëri. Unë mund të jetoj në çdo vend të botës. Këtë e quaj të drejtë legjitime njerëzore, dhe kjo duhet t'i jepet çdo njeriu."

Megjithatë kontakti me Shqipërinë nuk është ndërprerë. Kliton Pleqi e viziton rregullisht Shqipërinë, takon familjen miqët e shokët. Sa herë vijnë pushimet e verës gëzohem, dhe mezi pres të shkoj atje, thotë ai. Por kontakti nuk është si më parë. Përmes telefonatave, ai përpiqet të kompensojë kohën e munguar në vendlindje. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI (01.08.2012)
MAQEDONI: INVESTIME PËRBALLË DUKURISË SË AZILKËRKUESVE (01.07.2012)
"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI (01.06.2012)
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)
EMIGRACIONI MBETET TEMË E NXEHTË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2012 (01.01.2012)
VITI 2011 - I VËSHTIRË PËR SHQIPTARËT QË PUNOJNË E JETOJNË NË GREQI (12.31.2011)
ODISE ROSHI: NË FILLIM TË KARRIERËS (12.31.2011)
ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI (12.29.2011)
AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT (12.28.2011)
KRISHTLINDJET NË DIASPORË (12.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]