VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRPARIM NË INTEGRIMIN E EMIGRANTËVE
E Shtunë, 01.14.2012, 04:54pm (GMT1)

Kuota e papunësisë së migrantëve vazhdon të mbetet më e lartë se mesatarja

Integrimi i emigrantëve në Gjermani është përmirësuar. Në këtë rezultat ka mbërritur në një studim të fundit qeveria federale gjermane. Megjithatë në krahasimet me vendasit, ekzistojnë ende ndryshime të mëdha.

"Objektivi i pjesëmarrjes së barabartë të njerëzve me prejardhje migracioni nuk është arritur në shumë fusha të jetës shoqërore, por zhvillimet shkojnë qartë në drejtimin e duhur." Kjo është rezumeja e të ngarkuarës së qeverisë federale me çështjet e integrimit, Maria Böhmer, e cila prezantoi në Berlin një raport të zyrës së saj.

Në Gjermani jetojnë rreth 16 milionë të ardhur, së bashku me fëmijët e tyre. Raporti i ashtuquajtur i indikatorëve të integrimit, është një studim i përgjithshëm për integrimin e migrantëve në Gjermani. Sipas tij, pjesëmarrja e njerëzve me rrënjë të huaja, veçanërisht e atyre që kanë lindur në Gjermani, është "përmirësuar" në shumë fusha të jetës shoqërore.

Përparime në arsim dhe ndihmesën e hershme

Por, njëkohësisht ndryshimet midis migrantëve dhe gjermanëve janë ende "të mëdha", pranoi Böhmer. Raporti i saj përfshin periudhën nga 2005 deri 2010. Raporti vë në duke përparimet në shkollim, arsim, dhe në dhënien e ndihmës së hershme.

Një shembull për diskrepancën që ekziston ende është arsimi. Në vitin 2010, sipas raportit, 4,4 përqind e migrantëve 18- 24 vjeçar ishin pa një shkollë të mbaruar. Kjo kuotë është më e ulët se në vitin 2005, kur ishte 5,1 përqind, por në krahasim me kuotën e nxënësve pa rrënjë të huaja (1,6) është më shumë se dyfishi i lartë.

Ambienti social është vendimtar

Nuk është vetëm prejardhja e huaj që ndikon në zhvillimin e fëmijës, por edhe origjina sociale, thuhet në raport. Rëndësi të madhe ka nëse në familje flitet gjermanisht.

Si pozitiv vlerëson Böhmer, që numri i të rinjve të huaj që ndjekin shkollën e mesme apo kolegjet teknike është rritur deri në vitin 2010 në 28 përqind.

Si shumë të kënaqshëm vlerëson raporti, që gjithnjë e më shumë fëmijë të migrantëve nën gjashtë vjeç shkojnë në kopshte, megjithëse numri i tyre është më i vogël se ai i gjermanëve. Sipas raportit në periudhën nga 2008 deri më 2010, kuota e fëmijëve që ndodhen nën kujdes është rritur me 34 përqind.

Rrezik i lartë varfërimi

Me keq gjendja është në fushën e punësimit. Vërtet që kuota e papunësisë tek njerëzit me rrënjë të huaja ra nga 25 përqind në vitin 2005 në 16 përqind në vitin 2010. Por kuota e papunësisë të tyre vazhdon të mbetet më e lartë se mesatarja, prej shtatë përqind.

Raporti paralajmëron njëkohësisht për rreziqet mbiproporcionale të varfërisë në krahasim me popullsinë e përgjithshme me 14,5 përqind. Megjithë "përparimet e mëdha", përpjekje të tjera janë të domosdoshme për pjesëmarrjen e nevojshme në punësim, theksoi Böhmer. (dw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.