VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËR MJESHTRIN BUJAR ALIAJ ARDHJA NË GJERMANI SI NJË FITORE NË LLOTARI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 05:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PËR MJESHTRIN BUJAR ALIAJ ARDHJA NË GJERMANI SI NJË FITORE NË LLOTARI
E Hënë, 01.16.2012, 05:49pm (GMT+1)

Bujar Aliaj me dy djemtë

Bujar Aliaj: "Kur kthehem në Gjermani pas pushimeve në Shqipëri, e them me plot gojën se ky është atdheu im i dytë."

Në banesën komode në një ndërtesë shumëkatëshe në lindje të Këlnit, të bie në sy harmonia e ngjyrave dhe shija e hollë në rregullimin e ambientit. Ngjyrat pastel të mureve harmonizohen këndshëm me orenditë e thjeshta por me shije. Banesa e Bujarit është vërtet një kartvizitë e denjë për profesionin e tij - ai është mjeshtër në lyerjen dhe rregullimin e ambjenteve të banimit dhe punës.

"Në Shqipëri zanatçinjtë si unë quhen thjesht 'bojaxhinj'. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e punës është lyerja, por përpara se të arrihet deri aty, ka disa hapa për konceptimin e materialeve dhe ngjyrave të përshtatshme", thotë Bujari.

Kush guxon, fiton

Pas shumë vitesh në zanat, Bujari vendosi të bënte një hap të guximshëm: të krijonte sipërmarrjen e tij. Vendimi nuk ishte i lehtë pasi të jesh "zot i vetes" nënkupton të marrësh mbi kurriz edhe rreziqet. "Kur je i punësuar diku, rroga ecën edhe kur firma nuk ka porosi. Kur je vetë pronar duhet të llogarisësh me të ardhura më të ulëta nëse nuk merr porosi. Sidomos puna e lyerjes ka karakter mjaft sezonal. Në muajt e ftohtë e me reshje nuk ka aq punë sa në pranverë dhe verë", thotë Bujari.

"Shteti gjerman të jep mundësinë të themelosh një ekzistencë, nëpërmjet disa lehtësirave. Psh nëntë muajt e parë unë pata mbështetje financiare, duke pasur parasysh vështirësitë e zanatit, i cili nuk ta garanton gjithnjë punën", tregon ai më tej.

Krijimit të sipërmarrjes i parapriu një shkollë profesionale dyvjeçare, me përfundimin me sukses të së cilës, Bujarit iu akordua titulli "mjeshtër". Diploma për Bujarin nuk është thjesht një dëshmi në letër për aftësitë e tij, po kurorëzimi i suksesshëm i shumë viteve plot sakrifica.

"Shkollën e bëja paralelisht me punën. Ishte mjaft e lodhshme, po falë ndihmës së gruas sime, Zanës, dhe këmbënguljes për të arritur diçka më shumë, jo vetëm për vete po edhe për djemtë e mi, ia dolë mbanë", tregon Bujari.

"Në shkollë mësova gjëra të rëndësishme për profesionin, qoftë nga ana teorike sa i përket mënyrës së drejtimit të një sipërmarrjeje, por edhe nga ana e punës së dorës. Marrja e titullit mjeshtër në këtë shkollë, nuk të jep vetëm një dëshmi, po të bën vërtet të aftë ta mbash atë titull, ta kryesh punën me mjeshtëri, të dallon nga të tjerët. Kjo është ajo që më dha më shumë kënaqësi", tregon Bujari.

Ardhja në Gjermani si një fitore në lloto

Gjermanët Bujari i vlerëson në marrëdhëniet e punës. "Janë klientë shumë seriozë, e dinë se çfarë duan, dhe kur janë të bindur për cilësinë e punës, nuk bëjnë pazar për çmimin. Edhe në shlyerjen e detyrimeve janë shumë korrektë, po njëkohësisht kërkojnë me këmbëngulje edhe respektimin e çdo pike të kontratës."

Bujari ka ardhur në Gjermani në kohën e hapjes së ambasadave në vitet '90. Po përse zgjodhi pikërisht Gjermaninë?

"Në fillim të viteve '90 mua ashtu si shumë bashkëmoshatarë të mi na tërhiqte me shumë forcë e panjohura, përtej kufijve të mbyllur të vendit. Hapja e ambasadave ishte për mua në atë kohë mundësia e vetme, që më jepej në mes të Tiranës, për të dalë nga Shqipëria. Nuk e mendova shumë gjatë, thashë vetëm: dua të dal dhe të shoh se ç'ndodh përtej atyre kufijve."

Megjithëse informacionet ishin të pakta, Bujari thotë se për të ishte fat që u fut pikërisht në ambasadën gjermane: "Ishte si të fitoja llotarinë", qesh ai.

Por Bujari pranon edhe vështirësitë e fillimit. Mënyra e jetesës dhe mentaliteti i gjermanëve ishin për të krejt të panjohur, dhe shumë të ndryshëm nga realiteti shqiptar.

"Ne shqiptarët jemi më komunikues me njëri-tjetrin, flasim lirshëm dhe jemi më të ngrohtë. Ndërsa tek komunikimi me gjermanët ka një lloj rezerve, përpjekje për të ruajtur një distancë, e cila për mua e pengonte marrëdhënien miqësore."

Por me kalimin e kohës njohja e ndërsjelltë ndihmoi në kapërcimin e barrierave. "Gjermanët, ndryshe nga sa paragjykojnë disa, janë njerëz mjaft të dashur, kur të njohin", thotë Bujari.

Nëse do ta merrte edhe njëherë vendimin për të ardhur në Gjermani, Bujari nuk e di me siguri. Shumë nga shokët e tij kanë arritur në vendlindje gjithçka për një jetesë komode. Por ndërsa në Shqipëri nuk ke një minimum të garantuar nëse punët të shkojnë keq, në Gjermani garantohet një ekzistencë dinjitoze: një çati mbi kokë, ujë dhe dritë. "Unë nuk kam frikë se fëmijët e mi mund të mbeten pa bukë dhe pa strehë, nëse një ditë punët mund të më shkonin keq", thotë Bujari.

Ëndrra e adoleshentit për të luajtur në San Siro dhe pasioni i përcjellë tek djemtë

Koha e lirë e Bujarit shkon kryesisht për fëmijët. Ai i ndjek ata në aktivitetet passhkollore. Djali i madh luan në një klub të rinjsh futbolli dhe Bujari e mbështet në këtë pasion. "Fubolli ka qenë pasioni im në rini. Ëndrra ime ishte të luaja një herë në San Siro të Milanos (qesh). Si prind tani unë i kam lënë mënjanë ëndrrat e mia të adoleshencës, po djalin e mbështës në pasionin e tij dhe do ta shoqëroj sa kohë të vazhdojë futbollin..."

Bujari është krenar për dy djemtë e tij, Gerin dhe Klejtonin, 12 dhe 9 vjeç. Fëmijët janë shumë mirë me rezultate, dhe Bujari nuk lë pa përmendur që kjo është meritë jo vetëm e shkollës gjermane po edhe e përkushtimit që ai dhe e shoqja kanë treguar në ndjekjen e tyre. Megjithëse e vlerëson shumë zanatin e tij, Bujari dëshëron që fëmijët e tij të marrin një tjetër rrugë, të studiojnë dhe të jenë mjekë, avokatë ...

Pas 21 vitesh në Gjermani Bujari thotë se e ndien atë si një atdhe të dytë, ku ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës. "Kur kthehem në Gjermani pas pushimeve në Shqipëri, e them me plot gojën se ky është atdheu im i dytë." (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË PRIZREN 191 PERSONA PARAQESIN KËRKESË PËR RI-INTEGRIM (01.15.2012)
PËRPARIM NË INTEGRIMIN E EMIGRANTËVE (01.14.2012)
RIINTEGRIMI, KRITER I PËRMBUSHUR? (01.13.2012)
"The Economist": "SHQIPTARËT E GREQISË PO KTHEHEN NË SHTËPI (01.13.2012)
AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI, VDESIN 2 TË RINJ SHQIPTARË, 2 TË TJERË RËNDË (01.12.2012)
"MUND TË JETOJ NË ÇDO VEND TË BOTËS", PEDAGOGU ME BINDJE KOZMOPOLITE KLITON PLEQI (01.10.2012)
AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI (01.08.2012)
MAQEDONI: INVESTIME PËRBALLË DUKURISË SË AZILKËRKUESVE (01.07.2012)
"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI (01.06.2012)
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]