VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS
E Mërkurë, 03.28.2012, 07:53am (GMT1)

Suedi Qytetit i VästerÃ¥sit të Suedisë i shtohet statuja "Gëzimi", me të cilën do të kujtohen fëmijët shqiptarë që u vranë në luftën e Kosovës dhe ata që u traumatizuan nga territori i ushtrisë serbe. Statuja që do të ngrihet në qytetin suedez i dedikohet Gëzim Dervishit, i cili në kohërat e luftës si 8-vjeçar kishte qëndruar në kampet e refugjatëve në Suedi.

Aurora Pirraku - Eriksson, ish-kandidate për Parlamentin Suedez nga radhët e Partisë Socialdemokrate, njëherësh zyrtare për të drejta dhe barazi gjinore në rajonin e VästerÃ¥sit, ka thënë se është shumë e rëndësishme që komuniteti shqiptar të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.

"Me këtë skulpturë paraqiten vuajtjet e persekutimet duke treguar se cila është e vërteta për luftën e Kosovës, se nga kush janë vrarë dhe masakruar mijëra fëmijë, gra e pleq, se nga kush janë dhunuar mijëra vajza shqiptare, se nga kush janë dëbuar afro një milion shqiptarë nga Kosova", ka thënë Pirraku Eriksson. "Skulptura do të përurohet nga Margareta Israelsson, zëvendëspresidente e Kulturës, Sportit në qytetin e VästerÃ¥sit, e cila ka bërë të mundur që kjo statujë të jetë në qytetin tonë", ka shtuar ajo.

Gjithçka nis nga viti 2002, kur regjisori Knutte Wester shpërngulet me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet e refugjatëve në pjesën qendrore të Suedisë. Mysafir të rregullt do ta kishte 8-vjeçarin Gëzim Dervishi.

"Një vit të tërë ai më vizitonte në punëtorinë time. Kështu u bëmë shokë të mirë. Unë nuk e pata në plan të realizoja asgjë me të, por ai ishte iniciatori. Gjithmonë më lutej që ta filmoja, dhe unë vetëm e bëra këtë ëndërr realitet", ka thënë regjisori Knutte Wester.

Dervishi i cili kohërat e luftës i kishte kaluar nëpër kampet evropiane të refugjatëve, si katërvjeçar kishte përjetuar masakër para syve të tij. Ky tregim dhe shumë të tjerë ishin arsye pse ai donte të filmohej. Me fillimin e jetës në Suedi fillon dokumentari i realizuar për Gëzimin, "Gëzim Rewind", i cili është njëri ndër dokumentarët më të suksesshëm në Suedi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.