Lidhja Shqiptare në Botë Këshillimorja ABSM Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
Në kuadrin e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqiptarëve, Lidhja Shqiptare në Botë, Këshillimorja ABSM dhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës organizojnë promovimin e dy librave: "Besa në traditën shqiptare" të Akademik Mark Krasniqit
dhe "Vendlindja" të Profesor Daut Demakut.
Promovimi bëhet të shtunën më 21 prill 2012 në Hotel Bären (Salla "Barock"), St. Urbanstrasse 1, 4900 Langenthal (BE)
prej orës 18:30 deri 21:30
Autorët, Akademik Mark Krasniqi, Profesor Daut Demaku, recensentët e librit "Besa në traditën shqiptare", Akademik Pajazit Nushi dhe Akademik Esat Stavileci dhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, zotëri Simon Kuzhnini na nderojnë me praninë e tyre në promovim.
Programi:
"¢ Pikë muzikore
"¢ Fjalë përshëndetëse
"¢ Mendime rreth librit "Besa në traditën
shqiptare", P. Nushi, E. Stavileci
"¢ Fjala e autorit Akademik Mark Krasniqi
"¢ Pikë muzikore
"¢ Mendime rreth librit "Vendlindja" Driton Kajtazi
"¢ Fjala e autorit Daut Demaku
"¢ Seancë bashkbisedimi me autorët
"¢ Pika muzikore
Të interesuarit mund t'i blejnë librat me autografin
e autorëve
Përshëndetje miqësore
Nazmi Jakurti / Skender Nikoliqi / Orhan Spahiu
Ftesë
Lidhja Shqiptare në Botë
Këshillimorja ABSM
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës