VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDUKIM NAZIST: MOS LUAJ ME FËMIJËT E TË HUAJVE

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
EDUKIM NAZIST: MOS LUAJ ME FËMIJËT E TË HUAJVE
E Premte, 04.13.2012, 08:00am (GMT+1)

Ideologjia ekstremiste e djathtë revolton opinionin publik gjerman. Fëmijë nga familje neonaziste duhet të mbarsin që në moshë të hershme ideologjinë e prindërve. Si bëhet kjo dhe cilat janë pasojat?

Edukimi me botëkuptimin ekstremist të djathtë në Gjermaninë e sotme është një nga temat, që zgjon reagime të menjëhershme publike. I gjithë arsenali ideologjik e kulturor që u përdor nga nazistët për edukimin e masave në vitet 30 dhe 40 të shekullit 20-të e ka humbur të drejtën e qytetarisë sot. I freskët në vëmendjen e opinionit publik është reagimi publik ndaj ish-moderatores së njohur të televizioneve gjermane, Eva Hermann. Lëvdimi që ajo i bëri modelit të edukimit dhe familjes nën regjimin nacionalsocialist solli habi, tallje e përçmim publik për të si dhe fundin e karrierës së saj në ARD. Pikëpamjet e saj personale nuk janë në përputhje me parimet e ARD-së, u tha.

Regjistrim elektronik i ekstremistëve

Stacionet televizive gjermane i ndjekin me vëmendje përpjekjet e partive ekstremiste të djathta në Gjermani për të përhapur ideologjinë neonaziste. Si pasojë e raportimeve për kampe trajnimi të rinisë me ideologji ekstremiste të djathtë, u arrit mobilizimi i politikës dhe mbyllja e disa kampeve vitet e fundit në Gjermani. Aktualisht në Gjermani kërkohet ngritja e një baze elektronike të dhënash për të gjithë personat me pikëpamje ekstremiste të djathta.

Gazeta gjermane Die Zeit trajton në botimin e saj në internet fenomenin e edukimit të fëmijëve nga prindërit ekstremistë të djathtë. Në një intervistë me studiuesen e teorive të edukimit dhe eksperten e ekstremizmit të djathtë, Heike Radvan tërhiqet vëmendja në mënyrën si përcillen pikëpamjet ekstremiste kundër të huajve në gjirin e familjeve ekstremiste.

Edukim ideologjik racist

Zonja Radvan thotë se modeli i edukimit ekstremist të djathtë të fëmijëve nuk është unik. "Ata tregojnë për metoda edukimi, që janë të shumëllojshme po ashtu siç është edhe skena. Të gjitha ndjekin një synim, dominimin ideologjik të pasardhësve. Fëmijët marrin që në moshë të re një botëkuptim racist," shpjegon Radvan.

Shumë nga të dhënat, studiuesve iu shkojnë nga familjet, që e braktisin ideologjinë ekstremiste së bashku me fëmijët e tyre. Edhe edukatorët, mësuesit dhe pedagogët me vëzhgimet e tyre janë bazë informimi.

Lidhur me literaturën që përdoret për edukimin ekstremist të djathtë të fëmijëve, ekspertja thotë se kemi të bëjmë me libra nga periudha e nacionalsocializmit.

"Librat japin këshilla për edukim të ashpër, autoritar, thonë se fëmijët nuk duhen "llastuar". Djemtë duhet të bëhen "të fortë si çeliku Krupp". Rolet e grave dhe të burrave janë shumë tradicionale. Në familjet nacionaliste, që quhen të orientuara tek natyra dhe kultura, vajzat veshin vetëm fustane dhe flokët i bëjnë gërsheta. Si djemtë edhe vajzat duhet të përballojnë që herët testet e guximit kur ndodhen në kampet e të rinjve, për shembull të ngjiten të pasiguruar në shpate të thepisura. Por këto metoda edukimi nuk janë të përhapura në të gjithë skenën," thotë ekspertja që drejton seksionin për studimet gjinore dhe parandalimin nga ekstremizmi i djathtë në Fondacionin Amadeu-Antonio.

Ashtu si dhe prindërit e tjerë, edhe prindërit neonazistë diskutojnë nëpër forume për edukimin e fëmijëve. "Ata, të gjithë janë të një mendjeje se fëmijët duhet të mësojnë që herët të jenë të dëgjueshëm dhe bindur. Fëmijët mësojnë po ashtu se jo të gjithë njerëzit janë njësoj, se djemtë dhe vajzat kanë role të ndryshme."

Lojëra antisemite e harta të korrigjuara

Lidhur me pamjen që ka një fëmijëri neonaziste, ekspertja thotë se kampet e Rinisë atdhetare gjermane Heimattreue Deutsche Jugend (HDJ), kanë trajnuar fëmijë neonazistësh deri në ndalimin e tyre në vitin 2009.

"Në këto kampe fëmijët mësohen me ideologji, por bëjnë edhe stërvitje fizike, si apele mëngjesi, sport ose prova guximi. Kampe të tilla ekzistojnë edhe sot," thekson Heike Radvan. Në jetën e përditshme ideologjia jepet në forma të ndryshme. "Ekzistojnë për shembull lojra të ndryshme, si lojra bordi me përmbajtje antisemite, libra dhe filma për fëmijë me përmbajtje raciste, përmbajtje ushtarake. Fëmijët quhen "kameradë të vegjël". Gazetat ekstremiste të djathta ofrojnë faqe për fëmijë, në të cilat fëmijët mësojnë se kufijtë e Gjermanisë nuk janë ato që duhet, sepse kufijtë e Gjermanisë ndodhen në Poloninë e sotme. Shpesh fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të përdorin fjalë në gjuhën angleze."

Lidhur me metodat e edukimit, a bëhet edukimi me dhunë, ekspertja e ekstremizmit të djathtë thotë: "Nëse vëren çfarë ndodh në kampet HDJ, atëherë po. Edukimi që ka si synim të forcojë fëmijët dhe t`i fusë ata në një luftë politike, është edukim i dhunshëm. Edhe nëse prindërit ekstremistë të djathë i duan fëmijët e tyre". (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË NË PROMOVIME LIBRASH (04.11.2012)
VRASJA E SHQIPTARIT E PARALIZON BRUKSELIN (04.11.2012)
VAJZA NGA MITROVICA, ZËRI I KOSOVËS NË KRYEQYTETIN GJERMAN (04.10.2012)
DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË (04.09.2012)
MBI 80% E GREKËVE TË ANKETUAR KANË MENDIM NEGATIV PËR EMIGRANTËT, TË LIGJSHËM DHE TË PALIGJSHËM (04.09.2012)
EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS (04.06.2012)
BAZË FALSIFIKIMI NË NJË BANESË TË SHQIPTARËVE NË GREQI, SEKUESTROHEN 177 VULA (04.01.2012)
VUAJTJET SHPIRTËRORE TË FËMIJËVE TË DËBUAR NË KOSOVË NGA VENDET PERËNDIMORE (03.30.2012)
KARIKATURA DHE FUQIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.29.2012)
STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS (03.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]