VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR FESTIMET E PASHKËVE FLUKS EMIGRANTËSH NË KUFI
E Shtunë, 04.14.2012, 11:43am (GMT1)

 

TIRANE - Vijon fluksi i emigrantëve që kthehen për të festuar në vendlindje Pashkët Ortodokse.
Orët e fundit autoritetet në pikat kufitare të vendit janë përballur me rritje të numrit të hyrjeve.
Në Kapshticë në 24 orë kanë hyrë mbi 5500 persona dhe 1427 mjete, por mësohet se ka patur dhe dalje të shumta, ku rezultojnë rreth 2411 persona dhe 506 mjete.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa kolegët e tyre greke me 2 të tilla.

Situata me e lehtë paraqitet në pikën kufitare të Kakavijës, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë mundur të hyjnë 7300 shtetas dhe 2100 mjete ndërsa kanë dalë 3900 shtetas dhe 720 mjete.

Ndërkohë që në orët në vijim pritet të ketë një fluks më të madh të shtetasve që hyjnë në Shqipëri. Deri tani nuk ka radhë apo pritje të gjata duke lehtësuar udhëtimin e emigrantëve.

(bw)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.