VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUKSESI I "DOSSIER K", BLERIM DESTANI PUSHTON MEDIAT BELGE
E Hënë, 04.16.2012, 07:34am (GMT1)

PËR FESTIMET E PASHKËVE FLUKS EMIGRANTËSH NË KUFI
E Shtunë, 04.14.2012, 11:43am

Një nga aktorët më të përfolur shqiptarë është Blerim Destani. Për karrierën e tij po shkruhet edhe jashtë kufijëve tanë, pasi sukseset e fundit me projektet filmike po gjejnë veten edhe në shtete të ndryshme të botës. Kështu, pas promovimit në shtetin belg, suksesi i projektit filmik "˜'Dossier K'' ka gjetur vend edhe në shtypin e këtij vendi.

Për aktorin Destani dhe filmin e tij kanë shkruar shumë media belge, duke i kushtuar kështu një vëmendje të madhe. E përditshmja belge "˜'Vrije trid'' ka publikuar një material dy faqe mbi jetën dhe projektet e Blerim Destanit, si dhe një vëmendje të rëndësishme mbi filmin "˜'Dossier K'', film ky që promovimin e ka pasur në Belgjikë dhe Gjermani.

Blerimi ka kohë që po synon të zgjerojë karrierën e tij jashtë trojeve shqiptare dhe, me ndihmën e disa producentëve e personazheve të njohur nga sfera të ndryshme nëpër botë, ai po arrin të futet në qarkun e personaliteteve, të cilët zënë vend në shtypin rozë. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.