VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Intervistë me Jonuz Ndreun veprimtar i njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan me rastin e 100 vjetorit të "Vatrës"JONUZ NDREU: VATRANI NË USHTRINË AMERIKANEIntervistoi BEQIR SINA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Intervistë me Jonuz Ndreun veprimtar i njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan me rastin e 100 vjetorit të "Vatrës"

JONUZ NDREU: VATRANI NË USHTRINË AMERIKANE

Intervistoi BEQIR SINA


E Martë, 04.17.2012, 06:56am (GMT+1)

Bota Sot : Kur dhe në çrethana erdhe në SHBA?

Jonuz Ndreu : Erdhëm, mbasi u arratisëm nga Shqipëria! Jetuam 5-6 vjet si emigrant në të ashtuquajturën Jugosllavi - e cila nuk eksiston më, mbas shpërbërjes së saj.. Nga viti 1954 na u dha e drejta me kërkue me dal jashtë Jugosllavis,për në Perendim. Na grumbulluan me një kap refugjatësh në malet e Kroacis, që quhej Gerovë. Ishte nji kamp në mes disa pyjeve shum të nalta. Në këtë kamp ishin mbledh shumë emigrantë, edhe ata të arratisur nëpërmjet kufijve të ish Jugosllavisë, nga vendet e kampit komunistë në Europën juglindore, si Rusia, Bullgaria, Rumania, Polonia, Hungaria e të shumë kombvësive të tjera,

Por, më kujtohet mirë se për çudi shumica ishin shqiptar me gra e fëmijë. Nuk di çfarë të them, sot, mbasi kushtet e jetesës ishin shumë të vështira, e sidomos për familjaret që kishin shumë fëmij.Kështu që një pjes e tyre nuk mundi me i përballuar vujtjet, dhe nuk ishin të sigur se nji ditë do tu plotësohet deshira, Të dëshpëruar dhe të demoralizuar kërkuan me u këthye prap në të jetonin në Jugosllavi dhe të liroheshin nga kampi sepse jeta ishte e pa durueshme. Ishte luftë për egzistencë, e thënë ma shqip. Pjesa tjetër vendosën me ndejtë në kamp, por, pa pas asnjë shpres, megjithse premtimin na i kishin dhënë se kush qendron do të largohet. Unë përvedi me niprit e mi, që kisha me vede vendosëm "edhe me vdek" nga kampi prapë në Jugosllavi nuk ktheheshim më, megjthë që s'kishim asnjë shpresë.Sepse e dinim që nuk u zihej besë sllavo - komunistëve.

Mbas disa kohësh erdhi një komision ndërkombëtar nga SHBA, për refugjatët, dhe na mori të gjithve në pytje. Kështu që nuk vonoj shumë, kohë dhe mbas 9 muaj vujtje, patëm fatin me një grup prej 63 vetave natyrisht, këta gra, burra e fëmijë dhe dolëm në Itali nëpërmjet Kroacisë - kufirit Dalmat. Autoritetet italiane me të na kapur na vendosen në një kamp në jugun e Italis që quhej Capua-Caserta. Në kët kamp ishim të lirë dhe ajo çka ishte ma me randësi kishim një trajtim tjetër dhe nuk na ndiqte dhe provokonte askërkush.

Me të vërtet ishim të lirë, gati si çdo qytetar italian dhe mundeshim edhe me punue, po qese do të gjeje ndonjë lloj punë. Pra, nuk ishim të rrethuar me tela me gjemba dhe nuk jetonim në kapanone, nuk kishim apel nga policia. Gjeja me e keqe ishte se shpresat me emigrue në SHBA, aty ishin shumë të veshtira. Arsyeja ishte se Shqiptarët, në atë kohë kishin vetëm si quheshin atëhere "100 kota" pra vetë,m 100 familje në vjet. Dhe, autoritetet italiane që punonin me refugjatët të "korruptuar" atëhere, këto numëra i mbushin me shumë Grekë e Italinë që kërkonin të emigronin në Amerikë.

Unë u rregjstrova për me emigrue në Astrali, e cilla ishte ma kollajt në atë kohë. Më doli viza por,për arsye se në kamp ndodhi aksident i parashikuem në mes nesh dhe agjentve(të dëruarve) të Tiranës, mua me disa shok, na u ndalua emigrimi si mbas drejtësisë Italiane. Nuk më mbeti tjetër rrugë,me gjth që e kisha refuzue me shkue në Amerikë.

Më kujtohet si sot, më datën 8- shtator 1957, rash në kontakët me një komision Amerikan, dhe të nesrmen më morën me një makinë të tyre, dhe më çuan në bazën e tyre në Napoli. Tre ditë më pasë, sapo siguruan dokumentata me dërguan së bashku me disa të tjerë, drejt për në bazën e tyre në Frankfurt në Gjermani. Më veshën me unifromën ushtarake dhe më thirrën me bërë betimin në datën 15- 9 1957 si ushtarë Amerikan. Kështu, që mbas dy a tre ditësh në Gjermani, na nisën si grup me marrinësat e tjerë amerikan në SHBA, ku shërbeva si ushtarë me unifromë për pesë vjet, dhe gjatë karjerës mora gradën si nënoficer.

Bota Sot : Diçka rreth familjes dhe punës tuaj në Amerikë!

Jonuz Ndreu : Unë siç të thash ma nalt se kamë shërbye 5 vjet në ushtrinë Amerikane.Shërbimin ushtarak e kamë kryer fillimisht në disa baza ushtarake këtu në Amerikë, dhe mbasi jamë stërvitur këtu më dërguan jashtë Amerikës. Në fillim në një bazë në Islandë, dhe afer dy vjet në bazat amerikane në Gjermani.Kur isha në Island, mora pushimet vjetore dhe shkova, t'i kalojë tek disa njerëzit e mi në Belgjik. Aty përveç motrës që kisha, kisha dhe një "vëlla që kisha pi gjak" ose si i themi ne dibranët "birazel" timin, quhej Rexhep Beçen. Por, Beligjika më tërhoqi se shumë nga emigrantët që ishin atë kohë në Belgjik, i njifsha shumë mirë mbasi familjet ma të njoftuna në Dibër, Kukës, dhe e gjithë Shqipëria, ku unë kur isha i fëmijë kisha kaluar me prindërit e mi dhe të afërmit e mi me të gjithë shumë mirë.

Në Belgjkë me propozimin e "birazelit" timë Rexhepit, u fejova me vajzën e zotni Elmaz Pikut nga katundi Allajbegi të Dibrës. Mbarova shërbimin në Islandë dhe u trasferova në shtetin e Masechusesit (SHBA),me një kamp ushtarak afër Bostonit. Mbas një viti prap mora lejen zakonshme dhe shkova në Belgjikë, ku bëra martesën me zonjushën Igballe Piku. Me të cilën kam kaluar një jetë të bukur dhe krijuam një familje të mrekullueshme.

U mundova për t'a marrë si ushtarët e tjerë Amerikanë aty ku shërbjea, por "burokracia" nuk ma mundësoi. Kështu, që u detyrova të këthehem prap në Bazë ,mbasi më thanë që e vtëmja mënyrë që unë do ta tërhiqja edhe gruan time, ishte transferimi im për në Gjermani. Bëra lutjen e cilla mu pranue dhe u trasferova për në Gjermani me një bazë afër qytetetit të Frankfurtit mbi Main.

Në Gjermani mbarova kontratën 5 vjeçare që kisha bërë për të shërbyer në ushtrinë Amerikane, Marinasat forcat tokësore. Së bashku me gruan erdhëm në Amerik 5-6- ditë mbasi u lirova nga ushtria Amerikane.

U vendosa në New York, mbasi këtu gjeta mjaftë shqiptar, e sidomos nga ana e jonë, dibranë dhe Luma - Kukës. Fillova një punë natën me një ndërtesë familjare, ku punova 3 vjet së pari si roje për disa ditë, dhe më pasë një punë që si quhet këtu ingjinierë , pra punë të përgjithshme në pallat . Atëhere më kujtohet se New Yorku ishte bërë qendra e politikës shqiptare. Shqiptarët, edhe ata që kishin ardhur me heret dhe ishin vendosur në shtetet të tjera filluan e po organizoheshin në New York, nga këtu fillova dhe unë të merrem me politikë. Fillimet e mija të para me politikë, ishte anëtarësimi në partinë Katundare dhe u emnova përfaqësuesi i partisë në atë kohë.

Bota Sot : Mirëpo, kur dhe si u anëtarësove në Vatër? Kush ishte personi që ju rekomndoj që të shkoni në Vatër?

Jonuz Ndreu : Kur isha ushtar në një Bazë ushtarake në rrethinat e Bostonit, rashë në kontakete e para atje me shqiptarët e Botonit. Aty gjeta një mik të familjes dhe shok emigrimi, Sul Spatën dhe aty fati ma solli që në klubet shqiptare, nga kolointë e shqiptarve të herëshëm të njifesha me shum vatran të vjetër që kishin dyqanet dhe klubet shqiptare. Por, gjithësesi lidhjet ma të shumta më mbeten me New Yorkun. Çdo fundjave e kaloja në New York, se nuk e kisha larg me autobus. Në New York kisha lidhje të mira, me Ymer Dodën, Neshat Bilalin të cilët më afruan me Vatrën. Mbaj mend që kontaketet e para i vura, atëhere pra 50 vjetë më parë, kur dy miqt e mi Vatranë të flakët, më ftuan dy - tre, her për të marrë pjesë mledhjet të Vatres në New York, bashkë me Ymer Doden e Neshat Bilalin, mbasi ata shin antar të kryesisë së Vatres. Me thënë të drjetën, në atë kohë në Vatër, kishin hyrë shumë nga ata, që anojshin nga rregjimi i Enver Hoxhës. I vetëmi nga ata që ishte kundërshtar i pakompromisë i tyre, ishte zoti. Vahit Çika një biznismen dhe shqiptar i dalluem. Kur isha ushtar Ymer Doda, më tha "tash për tash, nuk të besdisi, por dije veçse atë ditë që të lirohesh prej ushtrie "të nesërmen" ke me u ba antar i Vatrës dhe ke me pague detzrimet (anëtarësinë)." Pra, në shqip kësaj ne i themi "Me dashje a pa dashje" Ymer Doda më shtiu si antar i Vatres në Shtatorin e vitit 1962. 50 vjetë më parë, dhe jamë në grupin e atyre Vatranëve, që jemi gjallë, nga më të vjetrit, duke u përkulur me respekt dhe nderuara ata që nuk jetojnë më

Bota Sot : Çfar ju tërhoqi atëher drejt Vatrës?

Jonuz Ndreu : Nuk kishte gjë ma të bukur se të ishe Vatran - Të dukej vetja sikur ishe në Shqipëri, Kosovë, apo viset shqiptare, çdo shqip dhe vetemë për Shqipërinë . 28 Nëntori Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Dita e Flamurit Kuqezi, ishte një "Dasmë e Madhe" e shqiptarëve të Amerikës. Kongreset e Vatrës , ishin madhështore, takimet e mbledhjet ishin gjithë patriotizëm dhe atdhetarizëm . Vatranët mendonin vetëm për fatin e shqiptarëve nën sundimin komunist serbo sllavë. Mendonin për Shqipërinë që po vuante sundimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, ndaj popullit të tij.Atëhere egzistonte sllogani"Çdo Shqiptar që e quen vedin Shqiptar - duhet të jetë një Vatran".Sepse, jo vetëm në ato kohë kur u krijua, por edhe më vonë në momente kyçe kur nuk ishte shteti Shqiptarë, ishte Vatra ajo që luajti rolin e shetiti në Amerikë. Mbasi ashtu si ka qenë, është dhe do të jetë në botën shqiptare, e vetmja Organizat që mbron të drejtat e Kombit Shqiptar, kudo në Botë dhe vendlindje, pa iteresa politike e karrike.

Bota Sot : Çfar atmosfere gjetet në Vatër?

Jonuz Ndreu : Unë tek Vatra gjeta veten, gjeta familjen time, farefisin dhe atë që kisha ëndërruar . Si nipi i atij që i këndohet kanga "Elez Isufi - Arusha e Malit" për veten time, dhe familjen time, kamë qenë dhe jam shumë i lumtur që kam qenë dhe jam sot e kësaj dite, edhe në këtë 100 Vjetor fatlumë, që ia kanë zilin shumë shoqata dhe organizata, edhe të kombeve të tjera, pjesë e një Organizate të till shqiptare siç ashtë Vatra , që bëri gjithçka sa ishte mund vetëm për me mbrojt interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ska ma bukur dhe ma krenar - kurr nuk e kam ndier veten ma krenar si shqiptarë.

Bota Sot : Ju jeni keni bashkëpunuar dhe keni kontribuar pothujse në çdo shoqat e organizat të kumunitetit,fushata fondmblethëse për president të SHBA,kongresmen dhe senator miq të deshmuar të shqiptarve a mund të na flisni në detaje?

Jonuz Ndreu : Me të than të drejtën unë si një anëtarë i një familje shqiptare, historikisht patriotike, dhe me zë në Shqipëri, dhe trojet shqiptare, fisi Ndreu, i Elez Isufit, Suf Xhellilit, jamë Republikan Amerikan, qysh at ditë që kamë marr nënshtetësin Amerikane dhe kontributet e mija kanë shkue në fushatat e kësaj partie(GOP) që jamë i rregjistruem. Kam dhanë dhe kam ndihmuar, brenda mundësive, kuptohet "jo për të rrahuar gjoksin" dhe të them se ja unë kam "bërë këtë apo atë" shum her kontribute tek disa, shoqata organizata, që e kan tregue veten se kan punuar për interesa kombëtare, e jo interesa meskine. Kam dhënë dhe kontribuar për Vatrën, dhe ndihma për Shqipërinë, Çamërinë dhe Kosovën dhe shqiptarët në tokat tona etnike, sa herë që jemi mbledhur për këto dhe më kan kërkua që edhe unë të jap kontributin tim.

Bota Sot : Cilat kanë qenë aktivitet më të randësishme?

Jonuz Ndreu : Për mue aktiviteti më i rëndësishm ka qen dhe do mbetët, gjithçka që bëhet për atë që Atëdheu i ynë i dashtun, të jetë i fortë dhe i lumtur, dhe një ditë t'a gëzojmë së bashku bashkimin e Kombit Shqiptarë që nga Kosova, Çamëria, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, dhe Malin e Zi. Gjithçka që bëhet edhe në këtë kurbet të mallkuar, çdo shqiptarë të punojë e luftojë me fëmijët e tij - familjen dhe të tjerët vetëm e vetëm : "Me e ruajtë gjuhën e ëmbël dhe të bukur Shqipe,Traditat, Zakonet e bukura dhe të vyera Shqiptare, Pra vetëm që të kemi se kujt me i a lënë dhe çfarë t'u lëmë pas fëmijve tanë me i rrit zakone e tradita Shqiptari. Së fundi kisha dëshir që t'i uroja jetë të gjatë kësaj shoqate , vite më të bukura dhe më të sukseshme edhe 100 vjet të tjera, dhe me një Shqipëri të bashkuar - Shqipëri Etnike.

Në një intervistë me të fundit dhënë një gazetë në Tiranë, Jonuz Ndreu Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për gazetën në Tiranë, është 76-vjeçari Jonuz Ndreu, (djali i parafundit i nacionalistit Cen Elezi nga Sllova e Dibrës) me banim në Nju Jork në SHBA. Nipi Elez Isufit- Arshuës së Malit, si i thotë populli në këngë. Ai rrëfen të gjithë historinë se si i vëllai, Isa Ndreu, së bashku me publicistin e njohur të mërgatës antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, me ndihmën e ish-kryetarit të Bashkisë së Parisit, bënë të mundur vendosjen e emrit të Skënderbeut, në një prej shesheve në qendër të Parisit.

Gazeta e ka pyetur atë Kush është Isa Ndreu e Lec Shllaku, cila është e kaluara e tyre dhe si arritën ata të përjetësonin emrin e Skënderbeut në qendër të kryeqytetit francez?

 

Jonuz Ndreu : Mbas disa përpjekjeve disavjeçare që bëri vëllai im, Isa Ndreu, me mikun e tij, publicistin e njohur të mërgatës antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, ata arritën që t"˜i merrnin mikut të tyre, Zhak Shirak, që asokohe ishte në funksionin e kryetarit të Bashkisë së Parisit, miratimin për t"˜i dhënë një sheshi në qendër të kryeqytetit francez, emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Shllaku me Isain e kishin mik të ngushtë politikanin e famshëm francez, Zhak Shirak dhe ata e kishin ndihmuar atë në fushatat e ndryshme elektorale kur ai kandidonte për postin e Kryeministrit apo të Kryebashkiakut të Parisit.

Pas shumë bisedimeve që Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre të ngushtë Zhak Shirak, ai mblodhi Këshillin Bashkiak të Parisit, i cili më datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skënderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit, i cili më parë quhej "˜Villa Lumier"˜. Pas marrjes së atij vendimi, ceremonia zyrtare për dhënien e emrit "˜Skënderbej"˜ atij sheshi, u zhvillue më datën 6 dhe 7 maj të vitit 1980, ku morën pjesë me dhjetra e dhjetra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të botës.

Në atë ceremoni madhështore mungoi vetëm ambasadori i Shqipërisë, i cili nuk mund të vinte dot aty për shkaqe që tashmë dihen. Pas kësaj në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, Lec Shllaku me Isa Ndreun, i akorduan një medalje ari zotit Shirak, e cila iu dhurue me një ceremoni madhështore në Paris, ku morën pjesë personalitete nga e gjithë mërgata antikomuniste shqiptare".

 

Kush është Jonuz Ndreu?

 

 

Jonuz Ndreu lindi në vitin 1932. Ai është djali i parafundit nga fëmijët e Cen Elezit, të birit të Elez Isufit nga Sllova e Dibrës, i cili edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, është njohur dhe vlerësuar si një nga patriotët më të mëdhenj përkrah Bajram Currit. Duke qenë se Cen Elezi ishte një nga nacionalistët dhe antikomunistët më të njohur në të gjithë Veriun e Shqipërisë, në marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli atë armik. Nisur nga kjo dhe për t"˜i shpëtuar arrestimit nga Brigadat e Ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtëpitë e tij në Sllovë të Dibrës, dhe qëndroi i fshehur në male së bashku me disa nga vëllezërit dhe djemtë e tij. Pasi qëndroi për disa kohë në arrati, në vitin 1949 ai u arratis nga Shqipëria dhe doli në Jugosllavi. Aty ai vdiq nën tortura nga komunistët sllavo-maqedonas në burgun e Shkupit ku u mbajt i izoluar për disa muaj me radhë.

 

 

 

Që nga viti 1946, kur Cen Elezi doli në mal në arrati, regjimi komunist i Tiranës ia internoi familjen, me gra dhe fëmijë, në Kalanë e Beratit. Një nga ata fëmijë që u internuan në atë kohë në Berat, ishte dhe djali i parafundit i Cen Elezit, Jonuzi, i cili në atë kohë nuk ishte më shumë se 14 vjeç. Po si mundi Jonuz Ndreu të arratisej nga Shqipëria dhe të vendosej me banim të përhershëm në SHBA? Lidhur me këtë ai dëshmon: "Pasi na lanë disa kohë në qytetin e Beratit, ne përsëri na internuan familjarisht në kampin e tmerrshëm të Tepelenës ku vdisnin mesatarisht nga shtatë-tetë vetë në ditë.

 

Pasi qëndruam disa kohë në atë kamp, mua me vëllanë tjetër, Tafilin, na lëvizën përsëri dhe na çuan me punë të detyrueshme në një fshat të Gramshit. Duke qenë se nuk mund ta përballonim dot shtypjen dhe persekucionin e egër ndaj familjes sonë, unë me Tafilin vendosëm të arratiseshim nga Shqipëria. Pas këtij vendimi ne ikëm nga Gramshi dhe pasi qëndruam disa kohë të fshehur në malet e Dibrës, aty nga fundi i vitit 1949, kaluam kufirin ilegalisht e dolëm në Jugosllavi, së bashku edhe me disa persona si; djali i Fiqëri Dines, Xhelali, Abdulla Kaloshi e Muhamer Kadriu.

 

 

Në Jugosllavi ne na lanë disa kohë në kampin e Gerovës në Kroaci dhe më pas me ndihmën e një shoqate bamirësie ne mundëm që të shkonim në Itali si azilantë politikë. Pasi qëndruam disa kohë në Itali, unë munda që të shkoja në Republikën Federale Gjermane ku shërbeva për disa kohë në një nga bazat amerikane që ishin vendosur asokohe në atë vend. Pasi shërbeva për pesë vjet pranë asaj baze ushtarake, dola në lirim si civil dhe që andej emigrova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bashkova me disa pjesëtarë të tjerë të fisit tonë, të cilët prej vitesh jetonin aty si azilantë politikë", kujton Jonuz Ndreu largimin e tij nga Shqipëria dhe vendosjen në SHBA.

 

Që nga ajo kohë e deri më sot, ai vazhdon të jetë me banim në Nju Jork, ku deri para pak vitesh ka punuar si kujdestar në një kompleks apartamentesh të një firme tepër të njohur. Krahas asaj pune private, Jonuz Ndreu është i njohur në të gjithë komunitetin e shqiptarëve që banojnë në SHBA, edhe si veprimtar e anëtar i kryesisë së shoqatës patriotike "Vatra", dhe për aktivitetin e tij në radhët e mërgatës antikomuniste që jeton prej vitesh në atë vend të largët përtej Atlantikut.

 

 

 

Intervistoi BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDLIRA DEDJA KANDIDATE NË ZGJEDHJET KANTONALE NË ZVICËR (04.17.2012)
SUKSESI I "DOSSIER K", BLERIM DESTANI PUSHTON MEDIAT BELGE (04.16.2012)
PËR FESTIMET E PASHKËVE FLUKS EMIGRANTËSH NË KUFI (04.14.2012)
EDUKIM NAZIST: MOS LUAJ ME FËMIJËT E TË HUAJVE (04.13.2012)
FTESË NË PROMOVIME LIBRASH (04.11.2012)
VRASJA E SHQIPTARIT E PARALIZON BRUKSELIN (04.11.2012)
VAJZA NGA MITROVICA, ZËRI I KOSOVËS NË KRYEQYTETIN GJERMAN (04.10.2012)
DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË (04.09.2012)
MBI 80% E GREKËVE TË ANKETUAR KANË MENDIM NEGATIV PËR EMIGRANTËT, TË LIGJSHËM DHE TË PALIGJSHËM (04.09.2012)
EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS (04.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]