VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MEDIAT GREKE THONË SE KRIZA PO I DETYRON EMIGRANTËT TË IKIN NË SHQIPËRI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MEDIAT GREKE THONË SE KRIZA PO I DETYRON EMIGRANTËT TË IKIN NË SHQIPËRI
E Mërkurë, 04.18.2012, 08:26pm (GMT+1)

ATHINË - "Mijëra emigrantë shqiptarë po largohen nga Greqia", "Emigrantë në Greqi, biznesmenë në Shqipëri", "500 mln euro dërguan emigrantët në Shqipëri", apo "Kthehen në shtëpi për shkak të krizës", këto janë disa nga titujt e shkrimeve që media greke i kushton situatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Në shkrime thuhet se është një numër i madh emigrantësh shqiptarë, që kanë mbetur pa punë për shkak të situatës ekonomike dhe që nuk shohin rrugëdalje tjetër, veçse të lënë Greqinë, vendin ku jetuan për vite me radhë, e të kthehen në Shqipëri.

Ndërkaq, të dhënat ilustrojnë ato çka thuhen e dëgjohen mbi situatën ekonomike të emigrantëve.

Kështu për festën e Pashkëve, udhëtuan drejt Shqipërisë pak më shumë se 100 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi dhe ky sipas statistikave, është numri më i vogël i viteve të fundit, fakt që i dedikohet situatës ekonomike, pa lënë mënjane edhe arsye të tjera.

Më tej, referuar burimeve bankare, thuhet se në 3 muajt e parë të këtij viti, nga bankat greke u tërhoqën dhe u dërguan në bankat shqiptare 510 milionë euro, ndërsa në këtë periudhë të vitit 2011 emigrantët shqiptarë transferuan në bankat shqiptare 717 milionë euro. Bëhet fjalë për para që nuk kishin si destinacion konsumin e përditshëm, pra jo në trajtën klasike të remitancave, por llogari bankare të mbyllura.

Një tjetër dëshmi është rritja e numrit të nxënësve shqiptarë në shkolla. Në shkollat e qytetit të Sarandës, numri i nxënësve nga familjet e riatdhesuara ka arritur 190, ndërsa në Gjirokastër rreth 100. Këta nxënës të rinj, janë bijtë e emigrantëve, lindur dhe shkolluar për shumë vjet në Greqi.

Mediat greke sot kanë publikuar edhe një lajm referuar agjencisë shqiptare të lajmeve, sipas së cilës emigrantët shqiptarë që ikin nga Greqia drejt Shqipërisë, bëhen aty sipërmarrës të bizneseve të reja. Sipas shifrave të ofruara agjencisë shqiptare të lajmeve nga QKR, të cilat i boton edhe media greke, në tremujorin e parë të vitit 2012 është shënuar një rekord me 4 006 bizneseve të reja të regjistruara, një numër në rritje krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2011. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË 13 MAJ PËR HERË TË PARË NË ZVICËR OLYMPIADA E BALETIT (04.18.2012)
Intervistë me Jonuz Ndreun veprimtar i njohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan me rastin e 100 vjetorit të "Vatrës"JONUZ NDREU: VATRANI NË USHTRINË AMERIKANEIntervistoi BEQIR SINA (04.17.2012)
EDLIRA DEDJA KANDIDATE NË ZGJEDHJET KANTONALE NË ZVICËR (04.17.2012)
SUKSESI I "DOSSIER K", BLERIM DESTANI PUSHTON MEDIAT BELGE (04.16.2012)
PËR FESTIMET E PASHKËVE FLUKS EMIGRANTËSH NË KUFI (04.14.2012)
EDUKIM NAZIST: MOS LUAJ ME FËMIJËT E TË HUAJVE (04.13.2012)
FTESË NË PROMOVIME LIBRASH (04.11.2012)
VRASJA E SHQIPTARIT E PARALIZON BRUKSELIN (04.11.2012)
VAJZA NGA MITROVICA, ZËRI I KOSOVËS NË KRYEQYTETIN GJERMAN (04.10.2012)
DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË (04.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]