VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË ZGJEDHJET GREKE GARON EDHE SHQIPTAR ANAGNOSTI
E Enjte, 04.19.2012, 09:29am (GMT1)

 

ATHINË - Aleksandri Anagnosti është emri i kandidatit më të ri të "Nea Demokratia", në zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 maj në shtetin fqinj, Greqi.

36-vjeçari Anagnosti është lindur në fshatin Livadhja të Sarandës dhe prej shumë vitesh është zhvendosur në Greqi së bashku me familjen e tij, kjo dhe për faktin se janë minoritarë grekë.

Aleksandri Anagnosti është i treti në listën e kandidatëve për zonën e Athinës dhe në bazë të sondazheve të kryera deri më tani, ka shanse të mëdha që të jetë deputeti i ardhshëm i "Nea Demokratia" në parlamentin grek.

Edhe pse Anagnosti ka lindur në Shqipëri, në profilin e tij në Facebook, të hapur për të mbledhur sa më shumë mbështetës, shkruhet se ka lindur në vitin 1976 në fshatin Sarandë, Epiri i Veriut. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.