VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3
E Shtunë, 08.08.2009, 04:45pm (GMT+1)

 

Si organizatë me parime të larta kulturale dhe mirëbërëse, Vatra ka qenë kundrë kryengritjeve. Pika tjatër që nuk i ka dashur kryengritjet, ish frika e fqinjëve të cilet deshnë t'a shikojin Shqipërinë të turbulluar brënda q'ashtu munt të gjenin rastin për t'a copëtuar në mes të tyre.

Kur u-bë kryengritja e Qershorit 1924, Vatra s'dinte gjësëndi, dhe sikur t'a kish marë vesh me parë ate lëvizje, shigurisht do t'a kish kundërshtuar botërisht me anë të shtypit. Passi u-bë dasma e u-mbyll dhëndëri ne gjerdhek me nusën, Vatra uroj dasmorët për "suksesin" e tyre se dhëndëri ish djali i saj të cilit ja plasnë nusën në peqi.

 

Passi u-formua guverna nënë kryesin' e Fan Nolit si kryeministër, Vatra i hoqi një kabllogram te gjatë Lidhjes së Kombeve ne Genevë dhe i lutesh të vëzhgonte fqinjët e Shqipërisë  që të mos trazoheshin në punët e brëndëshme të saj.

 

Gjith'ashtu Vatra i bëri një kabllogram kryeministrit t'Italisë Benito Mussolinit të cilin e falënderoj për neutralitetin e tij në trubullimet e brëndëshme të Shqipërisë. Një kabllogram të tretë Vatra ja dergoj Dr. Stefan Radichit, kryetarit të bujqëve të Jugosllavisë, të cilit i bëri të njohur "karakterin demokratik" të kryengritjes.

 

Ajo kryengritje nuk u-bë nga populli për aresye ekonomike, po u-bë nga dy regjimente ushtarësh t'udhëhequr prej dy kolonelëve të shkollës turke ndothta zabitë të përzënë nga Turqia prej Mustafa Qemalit, të cilët ishin Kolonel Rexhep Shala i regjimentit të Shkodrës, dhe Kolonel Kasem Qafezezi i regjimentit te Gjinokastres. Ata dy regjimente lidhë fjalën dhe marshuan në një ditë që zune Tiranën, rëzuan guvernën të zgjedhur nga populli, dhe vunë politikanët civilë që formuan guvernën revolucionare, duke i ngarkuar barren e kryeministrisë Fan Nolit të Vatrës! Të dy kolonelët muarnë pozita të larta në kabinetin e ri: Rexhep Shala u-bë ministër i punëve të brëndëshme, dhe Kasem Qafezezi u-bë ministër i luftës; ë dy kolonelët zunë kyçet me rëndësi për mbajtjën e guvernës në fuqi e mbrojtjën e Shtetit! Për të dy këta, kemi nj'a dy radhë të bukura, po kur të vemi atje.

Vatra i dha përkrahjen asaj guverne gjër në pikën e fundit, jo se e deshi aqë shumë, po vetëm për hatërin e Fan Nolit që e kryesonte, i cili kish qenë udhëheqësi i dashur i Vatrës. Vatra e këshilloj guvernën të bënte zgjedhje të përgjithëshme q'ashtu të quhesh "guvernë legale" e zgjedhur nga populli, dhe jo revolucionare që hipi në fuqi me forcë duke e ndjekur kundershtarin me pushkë në dorë! Këshilla e Vatrës ra në vesh të shurdhër dhe ajo "guvernë" e pati jetën fare të shkurtër për gabimet e saj.

 

Vërtet Vatra i dha përkrahjen asaj guverne, po dhe organi i saj nuk ja kurseu kritikat kur e desh nevoja. Për shembëll, kur u-muar vesh se në Tiranë po bëheshin lëvizje partish politike të ra nga njerëzit që shkaktuan gjakderdhjen e Qershorit, Dielli botoj një artikull të gjatë  dhe të fortë kundrë atyre njerësve të shkruar nga Kryetari i Vatrës Faik Konitza me titullin: "Komedia e partive, dhe reziku që qëllon në derë të theatrës". Heqim për ribotim nga ay artikull i Konitzes këto radhë:

 

"Nuk është nevojë të shikojmë shemblla në histori të shkuar, arrin të hedhim një sy në historin' e sotme, për të kuptuar se Shtetet, si njeriu, lindin, ritën dhe vdesin, ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet. Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tehu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s'ka vënt dhe trembem se diç do të ngjasë. Lë të kemi shpresë se të vetë-qojturve "˜udhëheqës' do t'u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria fjalë fatale vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit saj:

                         U-NGJALL  NGA  IDEALISTËT

                                    U-RUAJT  NGA  RASTET

                               U-VRA  NGA  POLITIKANËT

Ay artikull i Faik Konitzës në Dielli e vinte këndonjësin në mëndime të thella për fatin e Shqipërisë, dhe veçanërisht Vatranin i cili munt që tha se tërë sakrificat e tij për Shqipërinë vanë më kot shkaku i grindjeve të politikanëve që punuan për kolltuke. Dhe në lidhje me ato mosmarëveshje midis njersve të "guvernës" që posa ish formuar, prapë në shtyllen e tij "Shënime" në Diell, Faik Konitza tha:

"Njerëzit e Guvernës i kemi miq dhe i çmojmë, po do të flasim hapur, pa hatër dhe pa lajka. Opozita e njëshme ("partia liberale") fejeu rëndë (bëri faj të rëndë) kur nisi një kryengritje të rezikshme para se të caktonte mirë një program të pëlqyer prej shokëve për regjimin e ri... Ç'te drejtë kishin t'i vënë vendit zjarrin, kur e dijin vetën e tyre të ndarë në disa mendime të kundërshme?"

 

 

Për çudi, vemë re ketu se 42 vjet më von një shkrimtar shqipëtar në librin e tij tha dhe këto për aktorët e kryengritjes së Qershorit 1924, të cilat kanë lidhje me paragrafin që shenuam më lart. Tha ay:

"Rrallë në histori shpresat e nji populli u tradhëtuan me nji menyrë kaq të plotë dhe kaq shpejt. Duel në shesh menjiherë se opozita radikale ishte nji grumbull  politikanesh qi veprojshin së bashku pse ishin kundër disa gjanave, dhe jo pse dojshin me zbatue nji program konstruktiv reformash administrative, ekonomike dhe shoqnore". (Histori e Shqipnis, pjesa e dytë nga Tajar Zavalani.)

 

Ka patur njerës, dhe munt të ketë të tjerë sot gjall, që thonë se "pati dije Vatra për atë kryengritje"! Nuk ësht aspak e vërtetë, dhe s'ka njeri që munt të thotë se Vatra ka qenë në marëveshje me njerës kryengritës kurrë nonjë herë.

 

Shumë njerës, të bazuar në fjalët dhe zotimet e politikanëve, vanë me shpresën se ajo guvernë do t'a bënte Shqipërinë "një Svicrë të dytë" ndothta dhe më mirë. Po si dhe qysh munt t'a bënte atë mrekulli? Nuk e bëjin hesap. (vijon pasthënia e shkruar nga Idriz LAMAJ)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]