VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV
E Shtunë, 08.08.2009, 05:24pm (GMT+1)

 

 

Me 9 Korrik 1922 u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston. Kryetari Faik Konitza hapi mbledhjen, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të kuvendit. Çairman u-zgjoth Vani L. Chani, sekretar George A. Katundi, reporter Vas Manni.

Në kuvënt u-kendua prej sekretarit një raport i Kryqit Kuq Amerikan për ndihmat që dërgoj në Shqiperi, dhe kuvendi votoj me-një-zë falenderjet më të përzemërta për këtë organizatë humanitare të përbotëshme. U-muar vesh se ato qenë pemet e vizitës që bëri Kryetari i Vatrës ne Washington pakë muaj më parë që foli me zyrtarët e lartë teë Kryqit Kuq për ndodhjen e Shqipërisë e cila sapo ish themeluar si Shtet i lirë dhe kish nevojë për çdo ndihmë të jashtme.

 

Në Seancën e tretë kuvendi gjeti si fajtorë dy ish Vatranë të vjetër dhe në bisedimet dhe vendimet e ditës bëri këte shenim: "Kuvendi denon me një zë ZZ. Kol Tromara dhe Veli Harshova për sjelljet e shëmtuara të tyre kundrejt Vatrës...". Ajo "sjellje e shemtuar" e tyre që për një hesap parash të koklavitur, po sjellja më e shemtuar e ish-kryetarit te Vatrës qe propaganda e tij për të formuar degë të "Federatës Atdheu" n'Amerikë, gjë e cila ish kundrë Federatës VATRA. "Federata Atdheu" ish në Vlorë dhe e kryesonte Tromara.

Gazeta Dielli kish hyrë borxh në Vatrë nj'a 25,000 dollarë, dhe borxhi shtohej çdo vit! Kryetarët e mëparshem bashkë me zyrtartë e tjerë vijin me shpresen që Dielli t'a paguante borxhin, dhe ashtu e shtojin çdo vit në buxhet të Vatres si para t'ardhura! Kryetari Faik Konitza, duke parë se ay ish një hesap i vdekur, e shtroj në kuvent ate çështje për bisedim të delegatëve, dhe passi u-shoshit mirë prej tye, kuvendi vendosi që ay borxh i Diellit të shuhej nga defteret e Vatrës.

 

Po dy delegatë e kundërshtuan reptesisht atë vendim të kuvendit. Pas kuvëndit, ata dy delegatë, George A. Katundi i degës Nr. 21 New Bedford, Mass., dhe Marko Adamsi i degës Nr. 33 Detroit, Mich., të bashkuar me disa shokë të tjerë, botuan një "gazetë" me emërin "Mbrojtja e Vatrës" dhe u-vërsulë me të shara kundrë Kryetarit të Federatës! Natyrisht ajo gazetë e pati jetën fare të shkurtër, po çudia është se Teki Selenica në librin e tij "Shqipëria me 1927" e ka vënë në radhen e "Shtypit Kombëtar"! Përse? munt të pyesni. Për inatë personalë: Kur ay punonte në ministrin' e financës, bëri një gjë të papëlqyer dhe kryetari i Vatres e qërtoj pakëz rëndë me anë të Diellit.

Ay kuvënt vendosi botimin e një gazetë të Vatrës ne Korçë me emërin "Shqipëtari i Amerikës", dhe caktoj një sumë prej 7,000 dollarësh nga Arka e Vatrës për harxhet e asaj gazete. Zgjedhjen e editorit dhe zyrtarëve të tjerë, kuvëndi ja la për barrë Komisionit të Vatrës.

Kuvendi rizgjodhi Faik Konitzen kryetar të Vatres, bëri pakë ndryshim në zyrtarët e tjerë, dhe u-mbyll.

Në mbledhjen e parë pas kuvendit, Komisioni i Vatrës zgjodhi këta zyrtarë me rogë të "Shqipëtarit t'Amerikës": Loni Kriston editor, Hasan M. Bitincken Manager dhe Loni Ninin sekretar. Zyrtarë pa rogë: Faik Konitza kryeeditor, dhe Fan Noli kqyres, i cili ish deputet i Vatrës në parlamentin e Tiranës dhe paguhej 2,000 dollarë rogë në vit prej saj.

 

Ahere filloj lufta e shtypit t'opozites kundrë guvernës shqipëtare t'udhehequr nga Kolonel Zogu si kryeminister. Dielli në Boston dhe "Shqipëtari i Amerikës" ne Korçë, të cilin e mbylli guverna me 1924, s'lanë gjë pa thënë kundrë tij, veçanërisht karikaturat e Diellit që e pikturojin si "armik të popullit"! Ay i priti te gjitha kritikat e Opozitës me buzëqeshje, nuk e prishi qejfin kurrë, dhe vazhdoj punën për të shtirë themelet e Shtetit duke bashkuar popullin shqipëtar të pashvilluar i cili ish i ndarë në bajrakë dhe fera të ndryshme dhe s'dinte se ç'ish Shteti as vetëqeverimi i një populli të lirë.

Në fillim të vitit 1923, kryetari i Vatrës Faik Konitza dolli kollonive shqipëtare që dha një serë konferencash. Kudo që foli, përdori gjuhë t'ashpër kundrë zyrtarëve të guvernës shqipëtare. Kur foli ne Canton, Ohio, me 4 Shkurt 1923, një njëri briti me zë të fortë qe nga fundi i sallës pa leje të çairmanit: "Përse nuk vete ti në Shqipëri dhe t'i ndreqish punët e guvernës që kritikon." Konitza: "Z. Çairman, thuaji atij njeriu që nuk vete se më vret nonjë shoku i tij"!

 

Njeriu që thirri ashtu ish anëtar i organizatës politike të Vlorës "Federata Atdheu", e cila thuhej se kish një nyje të fshehtë në programin e saj për të vrarë kundershtarët politike. U-fol nga disa gojë të ndryshme një gjë e atillë kundrë asaj organizate politike, po nuk u-vërtetua, as u-përgenjeshtrua.

Vatra gjethmonë ka përkrahur mësimin kultural të Shqipëtarëve; përveç asaj që i ka ndihmuar nxënësit shqipëtarë me të holla për të vazhduar studimet e tyre të larta, u ka dhënë dhe organin e saj që të shkruajnë në të dhe të praktikohen. Për shembell, me 1923 i la studentët që shkrojtnë një numër të veçantë të Diellit për te çfaqur "mendimet e larta" të tyrë, dhe për t'u stërvitur ne fushën e gazetarisë. Ajo s'qe herë e parë, as e fundit. Vatra u-dha rast nxënësve shqipëtarë që botuan në shtypëshkronjen e Diellit një revistë me emërin "Studenti". Po sikundër dihet, Vatra s'ka parë nonjë dobi prej studentëve, me gjithë përpjekjet e saj për të mirën e tyre!

Në Prill 1923 filluan lëvizjet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Vatra mori letra nga deputeti i saj në Tiranë i cili thosh se ish nevoja për fonde që të jepeshin një serë konferenca nga deputetet e Opozitës më qellim për stërvitjën politike të popullit. E shtyrë nga deputeti i saj, Vatra menjëherë mori masat e duhura dhe këshilloj degët e saj për hapjen e një fushate me qellim politik për të fituar në zgjedhjet parlamentare. Gjithë n'atë kohë Vatra kish hapur edhe një fushatë tjatër për të blerë një bina të saj në Boston. Për të bërë përshtypje të mirë në sy të Vatranëve, ajo fushatë me dy qellime u-qojt "Fushata Për Binan' e Vatrës"!

 

Po më që koha nuk priste, Vatra i dërgoj një çek prej 5,000 dollarësh deputetit të saj ne Tiranë për fushatën elektorale, pastaj vazhduan "gjylet" me radhë për të mundur "armikun"!

Në Verë ("Spring") të vitit 1923 filluan pregatitjet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe Vatra mori pjesë aktive n'ato zgjedhje. Ahere ish hapur fushata për të blerë një bina te Vatrës, po të hollat e asaj fushate u-përdornë me tepër për zgjedhjet parlamentare, dhe u-qojt "fushata me dy qëllime."

Në Shqipëri ishin dy parti politike serioze, "Partia Popullore" e udhëhequr nga kryeministri Zogu, dhe "Partia Liberale" e udhehëqur nga Peshkop Fan Noli. Kish pastaj dhe partira të ndryshme me emëra për shaka "Xhoke" dhe "Opinga", etj.

Gjithë n'atë kohë lufta e shtypit vazhdonte, dhe "Partia Liberale" kish përkrahjen më të madhe: Dielli në Boston dhe "Shqipëtari i Amerikës" në Korçë priteshin nga kendonjesit si ujet e ftohtë në vapën e Korrikut !

 

Ahere filloj lufta e madhe në Parlament të Tiranës kundrë Vatrës dhe më tepër kundrë kryetarit të saj Faik Konitzes. Deputeti i Elbasanit Mehdi Frashëri kërkoj nga Kryetari i Parlamentit të vinte në rëndin e ditës "shituatën juridike të Vatrës", dhe të thërritesh Kabineti për atë çështje! Deputeti i Elbasanit kërkonte denimin e Kryetarit te Vatrës, dhe thosh që po të mos i jepnin "shkelmin Faikut në një kohë të shkurtër", do të quheshin edhe Vatranët si "fajtorë në ndjekjet gjyqësore që do të bëhen kundrë Kryetarit të tyre"!

Po a kish të drejtë legale parlamenti i Tiranës të hiqte në gjyq ose të denonte kryetarin e një Shoqërie të themeluar në bazë të kanuneve të vendit dhe të vendosur në një Shtet sovran dhe Kontinent tjater lart nga 3,000 mila lark nga Kontinenti i Evropës ku është Shqipëria? Dhe a ish e mundur të thërriteshin në gjyq nga parlamenti i Tiranës anëtaret e kësaj Shoqërie shumica e tyre ishin qytetarë Amerikanë? Përandaj Faik Konitza kish plot të drejtë kur i quante "Orientalë dhe robotë" njerës maqina.

Ahere u-ngrit deputeti i Vatres Fan Noli që mbrojti Vatrën dhe kryetarin e saj Faik Konitzën në Parlament të Tiranës. Noli e quajti Konitzën një "Lushnje të dytë". Ay foli shumë, po unë do t'a pres shkurtër. Fan Noli tha:

"Z. Kryetar (i Parlamentit): Nga fjalët e të nderçmit Deputet t'Elbasanit Z. Mehdi Frashëri meret vesh sikur Parlamenti u-bë gjykatore për të denuar Faik Konitzën. A është kompetent Parlamenti për të gjykuar Faikun? Thom Faikun, se ky emër është aqë i njohur midis nesh e popullit sa të dihet për cilin bëhët fjalë. Nga pikëpamja legale, Parlamenti nuk është gjykatore; sa për pikëpamjen morale, dyke marë nër sy që Faiku ka kritikuar ashpër guvernën dhe partin' e shumicës, gjykimi juaj do t'ish një parodi e drejtësisë (palaçollëk i drejtësisë), se do t'ishit dhe akuzatorë dhe gjykatës, edhe davaxhinj edhe kadinj. Këtë e dini fort mirë që s'e mer kalemi, dhe nga ana ime nuk deshëronj që Parlamenti ynë të bëhet qesharak pa punë. Dhe dyke mos qenë kjo gjykatore as kompetente as e kanuneshme, nuk shoh nevojën të përgjigjem si nonjë i akuzuar n'instidakun e Deputetit t'Elbasanit."

 

Pas asaj beteje fjalësh parlamentare, Dielli i shtoj kritikat kundrë disa deputetëve dhe ministrave. Nga ay shkak, guverna e ndaloj hyrjen e Diellit në Shqipëri për ca kohë. Po prapë gjënte udhë të tjera që hynte fshehurazi dhe shkonte dorë më dorë që këndohesh nga shumë njerës; ajo ndaluarje ja shtoj vleftën Diellit, shumë njerës paguajin tri dhe katër dollarë për një numër që të shikojin se ç'shkruante Faik Konitza.

Fushata e Vatres me dy qellime, për të fituar në zgjedhjet parlamentare dhe për të blerë një bina të Vatrës, vazhdonte me forcë dhe gjylet të mbushura me dollarë bejin krismë të madhe kur bijin në Tiranë kundrë "armikut"! Fushata e zgjedhjeve vazhdoj nj'a tre muaj e ca, dhe partia Liberale, e udhëhequr nga deputeti i Vatrës, dukej me e fortë dhe besohesh të fitonte se kish folës të zotte si Fan Nolin dhe përkrahjen financiare të Vatrës e cila vetëm një herë i dërgojë Deputetit saj për partinë një çek prej 5,000 dollarësh (105,000 lireta italiane). Partia Liberale humbi në zgjedhjet, dhe Vatra nuk e bleu dot binanë se i harxhoj paratë për politikë! Më partinë Popullore u-bashkuan dhe Independentet t'u-dhëhequr  prej Ilias Vrionit, dhe ashtu Populloret u-bënë më të fortë në Parlament.

 

Fan Noli u-zgjoth deputet i Korçës. Bashkë me të u-zgjoth dhe Faik Konitza deputet i Korçës, ay nuk ish kandidat po e zgjodhi populli pa lejen e tij. Konitza falenderoj popullin e qarkut te Korçes me anën e "Shqipëtarit t'Amerikës", po nuk vajti ne Tiranë si deputet. Konitzes j'u duk më i nevojshëm sherbimi i tij për popullin si kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit me kamxhik në dorë, se sa si deputet. Në vënt të Konitzës vajti Qani Bej Dishnica në Tiranë si deputet i Korçës. (vijon me KONICA U RIZGJODH KRYETAR I VATRËS DHE BOTUES I "DIELLIT")
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)
Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj (06.11.2009)
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]