VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2
E Djelë, 08.09.2009, 07:33am (GMT1)

 

 

 

Ky është një shembëll i vogël që tregon se Konitza ish kundrë njerësve prishës të regullave themeltare të Vatrës, dhe desh t'i stërvitte Shqipëtarët si pas sistemit të shoqërive të popujve të qytetëruar. Po turma nuk e kuptonte qellimin e tij dhe nuk e deshi, ka edhe sot njerës që flasin kundrë tij!

Passi shkuan disa javë pas ardhjes së tij në Boston, Kryetari i Vatrës vajti në Washington, D.C., që bashkoj disa zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit dhe bisedoj me ta për njohjen e Guvernës Shqipëtare prej Guvernës Amerikane. Në Washington vizitoj dhe Kryeqendrën e Kryqit Kuq Amerikan dhe foli me zyrtaret e asaj organizate të madhe mirëbërëse për çështjen e Shqipërisë, duke vënë në dukje nevojën për dërguarjën e plaçkave për fëmijën n'ato fshatra të Shqipërisë qe u-doqnë nga lufta.

 

Nga Washington-i, Konitza qëndroj në Qytetin New York që bashkoj Z. James West, kryetar' i përgjithshëm i "Boy Scouts"-ve t'Amerikës, me të cilin bisedoj që të dërgonte dy mësonjës në Shqipëri për të formuar grupe të Boy Scouts-ve si pas sistemit amerikan. Gjith'ashtu në New York Konitza vajti dhe në zyrën e Methodistëve që takoj Peshkopin Blake me të cilin bisedoj për projektin e shkollës që deshnë të bëjin Methodistët në Shqipëri. Më në funt, Kryetari i Vatrës bashkoj në New York dhe Sekretarin e Organizatës "Carnegie Foundation" me qellim që t'a interesonte për hapjen e një Biblioteke të madhe në Shqipëri.

Pas vizitës që bëri në Washington, kryetari Faik Konitza shtrojti një formë qarkëtoresh kur u-kthye në Boston dhe u a dërgoj degëve të Vatrës për t'i nënëshkruar kryetaret e tyre, dhe t'u a dërgojin Senatorëve dhe Perfaqësonjësve të Kongresit në Washington, me lutje për njohjen e Shqipërisëe prej Guvernës Amerikane.

 

Duke parë se Arka e Vatres s'ish aqë mirë nga financat, dhe me shtuarjën e punëve natyrisht u-shtuan dhe harxhet e saj, Kryeatari thirri një mbledhje të Komisionit. Ajo mbledhje vëndosi hapjen e fushatës që kish vëndosur kuvendi i shkuar, po t'ish nevoja. Nevoja e deshi, fushata u-hap në Shkurt 1922, dhe u-qojt "Fushata e Mbrojtjes". I dhanë atë emër se Epirotet po bëjin propagandë të fortë dhe harxhojin para me qellim për të bërë një kryengritje serioze në Shqipëri të Jugës; natyrisht kishin gisht dhe Grekët n'atë lëvizje të cilët vijin me shpresë të përfitojin nga turbullimet e brëndëshme të Shqipërisë. U-muar vesh se ay plan u-bë nga axhentët e Grekëve në kuvëndin Pan Epirotik të mbledhur në Philadelphia, Pa., atë vit.

Vitin e parë që ish Konitza kryetar, Vatra i shtoj bursat për studentët shqipëtarë që vazhdojin mësimet e tyre të larta nëpër universitete të ndryshme t'Amerikës. Ate vit Vatra dha $2,000.00 bursa nga Arka e saj, dhe e vazhdoj atë ndihmë për nxënësit shqipëtarë. Po mjerisht Vatra s'ka parë kurrë nonjë të mirë nga "studentët" që ndihmoj! Përkundrazi, ata që muarnë ndihmën më të madhe prej saj e ëftuan Vatrën me tepër. Për shëmbëll, një nga ata "studentë" i qojtur George N. Prifti me ndihmen financiare të Vatrës mbaroj mesimet në Boston University dhe dolli avukat. Kur hapi zyrën e tij në Boston, ay njeri i shkrojti një letrë të bukur Vatrës, i cili midis të tjerave thosh dhe këto:

"Sot, ditën e parë dhe që hap zyrën për të praktikuar detyrat e larta të avukatësisë, ndjenj një gëzim të veçantë se letrën t'ime të parë ja shkruaj Federatës t'onë "˜Vatra' të e cila jam edhe do të jem mirënjojtës për jetë. Ndihma financiale që më dha Vatra të tri vitet e shkuara edhe keshillat e vyera të Kryetarit simvjet kanë qenë faktoret kryesore në përpjekjet e mija që t'u benj ballë pengimeve që më ardhë në kohën e studimeve. U siguroj Zotërinj që çmoj thelërisht përkrahjen që më ka dhënë gjer më sot Federata, edhe shpresoj që një ditë të jem në pozitë t'i a çpërblej. George N. Prifti"

 

Përkundrazi, ay i harroj të mirat e Vatrës dhe në Jenarin 1936 i vuri kyçin Vatrës me anë të policës, e mbylli për një borxh të vogël dhe zaptoj tërë mallin e saj, bashkë me shtypëshkronjen e Diellit! Dhe vëni re si thotë në letrën e tij: " . . . çmoj thellërisht përkrahjen që më ka dhënë gjër më sot Federata, . . ." Kuptohet se ay shpresonte t'a kish përkrahjen e Vatrës gjithënjë. Dhe vërtet ashtu ngjau! Me 1926, me përkrahjën e Vatrës ay u-emërua konsull i Shqipërisë në New York. Për hatërin e tij, Vatra përdori influencën e saj që guverna shqipëtare e mbylli konsullatën në New York dhe e hapi në Boston se ashtu i bëhëj mirë George Priftit, i cili kish shtëpinë në Boston edhe zyrën e avukatësisë. Kemi shumë për të thënë për këte njeri, të gjitha të liga dhe asnjë të mirë.

 

Në Mars 1922, kryedelegati i Vatrës n'Evropë dhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Mehmed Bej Konitza u-emërua Ministër Fuqiplottë i Shqipërisë pranë Guvernës Britanike në London. Me atë rast, ay i dërgoj një raport të gjatë Vatrës mi vepërimet e tij si kryedelegat i saj për një kohë të gjatë. Bashkë me raportin diplomatik Mehmed Konitza i dërgoj Vatrës edhe një letrë të gjatë me anën e të cilës falënderonte Vatrën edhe gjithë Vatranët për besimin e plottë që patnë në shërbimet e tij diplomatikë si kryedelegat i tyre, ku midis të tjerave thosh dhe këto:

"Me këte rast dëshiroj t'u çfaq Shqipëtarëve t'Amerikës falenderjet e mia të zemërta për besimin që nuk m'a kursyenë kurrë në përiudhen e gjatë dhe plot hidhërime të misionit t'im me të cilin me kish ngarkuar Vatra. Ndjenj bashkë me Shqipëtarët e Amerikës një gëzim dhe një kryelartësi legjitime duke shikuar se mundimet dhe theorit' e tyre nukë shkuan kot, dhe qe një pjesë të madhe në mos pjesën më të madhe të nderit të Independecës së Shqipërisë e kanë Federata VATRA dhe ushtarët e saj...

"Ju siguroj se do të mbetëm kurdoherë një nga ushtarët besnikë të Federatës Vatra, për ndihmën e të cilës Atdheu do të ketë nevojë edhe shumë kohë. MEHMED KONITZA."

 

Në përgjigjen e saj, Vatra e falënderoj Mehmed Konitzën për sherbimet e tij shumë të vyera që bëri për Shqipërinë si kryedelegat i saj, dhe i uroj sukses të plottë në misionin e ri diplomatik. Vatra ja preu rogen Mehmed Konitzes me 9 Mars 1922, ditën që ay filloj nga detyra si Minister i Shqipërisë në Hoborin e St. James-it.

Mehmed Konitza qëndroj si ministër i Shqipërisë në London gjër në funt të vitit 1924, pastaj u-hoq dhe nuk mori më nonjë ofiq guverne; arësyet përse, s'dihen mirë të gjitha, dhe e lëmë këte bisedim gjër këtu hë-per-hë.

Në Maj 1922 erdhi At Gjergj Fishta n'Amerikë dhe qëndroj në Boston që vizitoj Vatrën dhe bashkoj Faik Konitzen, mikun e tij të vjetër. At Fishta erdhi me qellim që hapi një fushatë të vogël për të ndihmuar shkollat françiskane të Gegërisë. Vatra dhuroj 250 dollarë për atë fushatë, 100 dollarë dhuratë për Gjimnasin e Shkodrës, dhe 150 dollarë ndihmë At Fishtës për harxhe t'udhetimit tij; $500.00.

 

At Fishta ish nënë kryetar i parlamentit të Shqipërisë kur erdhi këtu, dhe atë udhetim të gjatë nuk e pëlqyenë disa kolegë të tij pa u-kshilluar me 'ta. Për atë shkak, At Fishta mori pakëz inat dhe shkrojti në Diell që mbrojti vetën e tij. Faik Konitza bëri këtë shenim të shkurtër në funt t'artikullit të tij: "Na vjen keq që Dielli s'ka theks hundak. Kemi shpresë se At Fishta do të na falë". At Fishta dhe Konitza ishin miq të vjetër, vanë në shkollë tok në Shkodrë për pakë kohë kur ishin djem të rinj. (vijon me KONICËN E ZGJODHI KORÇA DEPUTET PA QENË KANDIDAT)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.