VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1


E Djelë, 08.09.2009, 07:42am (GMT+1)

 

        Kristo Dako

 

Në Qershor 1921 arrinë në zyrë të Vatrës Bondet e Huas Kombëtare të dërguara me anë të postës nga Tirana.Guverna dergoj 20,000 copë bondë me vleftën 50 franga ar copa, ose $10,00. Nga ato bondë mbetnë pa shitur 1,700 copë, të cilat janë dhe sot në zyrë të Vatrës pa asnjë vleftë.

U-vendos një herë nga Komisioni i Vatrës që fushata e Huas Kombëtare të mbyllej Ditën e Flamurit me 28 Nëntor 1920, kur iku Midhat Frashëri nga Amerika për në Shqipëri, i cili qëndroj pakë ditë në Paris me parë se të vinte në Tiranë. Faik Konitza dhe Fan Noli këshilluan Komisionin me kabllogram t'a vazhdonte edhe pakë kohë atë fushatë. Këshillat e tyre u-muarnë nër sy, dhe ashtu Fushata e Huas Kombëtare u-mbyll në Korrik 1921. Në Qershor t'atij viti, kryeministri Ilias Vrioni kërkoj nga Vatra me kabllogram 100,000 dollarë për hesapin e Huas Kombëtare, dhe kryetari i Vatrës deshi që ajo sumë të hollash t'i dergohej guvernës menjëherë në Tiranë, po u-ndalua nga Komisioni Qendral. Ajo sumë të hollash ju dërgua guvernës shqipëtare pakë ditë më von me vendim të kuvendit te Vatrës.

 

Në Korrik 1921, u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston i cili vazhdoi 12 ditë. N'atë kuvent u-përfaqesuan 32 degë te Federatës, numëri i anëtarëve të tyre ish 1,298. Dhe nuk u-përfaqesuan 20 degë të tjera me 260 anëtarë, ca prej tyre s'kishin votë ose s'kishin paguar kestin e fundit. Kuptohet këtu se Vatra ahere ka patur 1, 558 anëtarë të regullshëm, të cilet meritojnë çdo lëvdatë patriotike. Me përkrahjen e tyre Vatra mblodhi 183,000 dollarë për Huan Kombëtare të Shqipërisë; dhe tre vjet më parë mblodhi 150,000 dollarë per Fushatën e Shpetimit te Shqipërisë! Dhe lë të mos harrojmë se n'ato kohëra Shqipëtarët ishin punëtorë fabrikash me një rogë shumë të vogël, s'kish tregëtarë si sot.

 

Çairman i atij kuvendi u-zgjoth Shefki Alikua, delegat i degës Nr. 10, Southbridge, Mass., i cili ish nga Selenica e Pishes së Kolonjes. I vinte ndoresh për të kryesuar mbledhje të mbëdha dhe me rëndesi si kuvendet e Vatrës asi kohe. Qe njeri i ndershëm, Shqipëtar i mirë, dhe si çairman nuk mbante anësi në bisedimet ose argumentat e delegatëve. Përandaj që zgjedhur disa here çairman kuvendesh.

 

Një nga shkaket që zgjateshin aqë tepër kuvendet e ahershëm ish se korrespondenca e Vatrës me delegatët e saj n'Evropë ish e gjatë dhe më tepër në gjuhën frengjisht, të cilën delegatët e deshnë të perkthyer shqip që t'a merjin vesh. Kjo gjë ngjau më shumë në kohen e luftës 1916-1918 se korrespondenca me delegatët e Vatrës n'Evropë shkonte në censurën frenge ose inglize, dhe duhesh shkruar në gjuhët e tyre. Në kuvendin me datën e sipërme u-këndua korrespondenca e Vatrës me Mehmed Konitzen, Fan Nolin dhe Faik Konitzen. Ahere s'kish luftë dhe ish hequr censura.

Delegatët e kuvendit dëgjuan kënduarjen e një letre të gjatë dërguar prej Sotir Pecit, i cili çfaqte arësyet për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri në Vjeshtën 1920. Cilatdo të kenë qenë arësyet, fakti është se Peci vetë që shkaktari i atij turpi të guvernes shqipëtare, të cilin turp e lau ministri i punëve të brendeshme Kolonel Zogu i cili e detyroj regjencën dhe guvernën që i bënë kredencialet Fan Nolit dhe vajti në Lidhjen e Kombeve në Genevë si kryetar i delegacies shqipëtare.

 

U-bënë bisedime t'ashpëra në kuvent nga delegatët për çështjen e Kol Tromarës, i cili mori 3,000 dollarë nga Vatra kur shkoj në Shqipëri dhe u-zotua të bënte disa punëra për Vatrën. Zemërimi i delegatëve kundrë tij ish më tepër se ay jo vetëm s'bëri nonjë punë, po nuk i dha as hesap Vatrës për të hollat që mori prej saj. Puna që beri ay është formimi i "Federatës së Madhe Atdheu" në Vlorë, dhe si kryetar i saj u-përpoq të formonte degë n'Amerikë kundrë Federatës Vatra!

 

Kuvendi vëndosi dërguarjen e sumës prej 100,000 dollarësh që kërkoj guverna shqipëtare nga Vatra për hesapin e Huas Kombëtare. Atë vendim e kundërshtoj vetëm delegati i degës Nr. 41, Buffalo,  N. Y.,  Aleks Tashkua. Ajo sumë të hollash ju dërgua guvernës në Tiranë menjëherë, kur ish kuvëndi në sesion.

 

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve të Vatrës dhe të Diellit, ishin katër kandidatë për kryetar të Federatës: Mina Gramenua, Thanas Bodi, Kosta Issak dhe Llazar Hilla. Po kur u-proponua Faik Konitza për kryetar, i cili nuk ish kandidat, tre të parët i hoqnë kandidaturat e tyre dhe mbeti vetëm Hilla. Konitzen e proponoj delegati i degës Niles, Ohio, Kasem Sokolli dhe u-përkrah prej delegatit të degës Lonsdale, R.I., Hysen Goxha. Ata që i hoqnë kandidaturat e tyre e kuptuan që s'fitonin dot, dhe votuan për Konitzën. U-vunë në votë të dy kandidatët, dhe fitoj Konitza me 33 vota kundrë Hillës me 1 votë dhe 8 vota të bardha.

 

Për sekretar i Vatrës u-zgjoth Kosta Issak, i cili kryesoj mbledhjet e Komisionit Qendral gjër sa erdhi kryetari i ri F. Konitza nga Evropa. Arkëtar i Vatrës ose "ministër i financës" u-zgjoth Kosta Racka kundrë Goni Katundit, i cili shkoj nëpër duar qindëra mijë dollarë të Vatrës!

Për editor i Diellit u-rizgjoth Andon Frashëri me 28 vota kundrë Sejfulla Maleshovës me 15 vota, i cili ish n'Evropë. Kandidaturën e tij e shtroj Qemal Vejseli, delegat i degës Bradock, Pa. Dhe për nën-editor i Diellit u-zgjoth Aqile Tasi kundrë Nelo Drizarit.

 

Faik Konitza erdhi në Boston në Shtatorin 1921 që mori kryesin' e Federatës Vatra në dorë për herë të parë. Me 1912 kur u-themelua Vatra ay ish Sekretar i Përgjithëshm i Federatës ("General Secretary") dhe editor i Diellit; Vatra s'kish kryetar në fillim. I pari kryetar i Vatrës u-zgjoth Kristo Dakua me 1913, ahere Konitza dhe Noli kishin shkuar në Shqipëri si delegatë të Vatrës. Dakua qëndroj një kohe fare të shkurtër si kryetar dhe u-hoq, ay vuri si shkak ikjen e tij për ne Shqipëri, po fakti është se nuk shkonte mirë me sekretarin e Vatrës Loni Kriston.

 

E para gjë që bëri Faik Konitza si kryetar, prishi Keshilën Kombëtare të Vatrës, - ay tha se jipte dhe nuk merte këshilla nga njeri; - si puna e mbretit që dëgjon, po nuk mer këshilla. Pat të drejtë, duke parë se me ç'koka kish të bënte.

 

Konitza mori dhe drejtimin e Diellit në dorë si krye-editor ("managing editor"). Me atë ndryshim, Dielli u-bë me të vertët një gazetë serioze që pritesh me gezim të math nga të gjithë kendonjesit. Shkruante ashpër, vërtet, po nuk e kish me qellim të keq. E ngjyente pendën në helm kur shkruante, dhe e goditte kundërshtarin atje ku i dhimpte më tepër; s'kish mëshirë. Po kish këtë të mirë, të cilën farë pakë njerës të larter munt t'a kenë: kur e kuptonte se ish i gabuar, i jepte dorën kundërshtarit dhe e kish me sinqeritet të zemrës, s'qe hipokrit si shumë të tjerë.

 

Në fjalë të tjera, Vatra nënë kryesin' e Faik Konitzes u-bë vërtet një fortesë politike, dhe organi i saj Dielli kërkohej me qiri prej politikanëve shqipëtarë që të shikojin se ç'shkruante "armiku" i tyre Faik Konitza! Fakti është se ay s'ish armik i tyre, vetëm donte që ata të lajin dhëmbet, të visheshin mirë kur deljin përpara të huajve, dhe t'a qeverisjin mirë popullin shqipëtar.

 

Faik Konitza erdhi nga Evropa në Boston për herën e dytë në Shtator 1921 që mori kryesin' e Federatës. Passi u-njoh me shokët e Komisionit Qendral dhe kqyri punët e Shoqërisë për s'afermi, Konitza vuri disa regulla në zyrat e Vatrës dhe të Diellit, natyrisht me pëlqimin e shokëve.

Pika tjatër, dhe me rëndesi për Shoqërinë, ay desh bindjen e anëtarëve në Nyjat e Kanunores. Për shembëll, kur dega Nr. 3 Peabody, Mass., luajti nga udha e drejtë dhe po hithte shqelmë, kryetari Faik Konitza thirri mbledhje të posaçme të Komisionit që e shtroj për bisedim çështjen e asaj dege. Komisioni u-mbloth dhe bëri këte vendim:

 

"Duke qenë se Pleqësia e Degës Nr. 3 duket se ose refuzon t'i bindet Kanunores ose nuk e kupton mirë, Komisioni vëndosi të bëjë një mbledhje në Peabody, Mass., ku të dërgojë Sekretarin e Qendrës (Kosta Lssakne). Në qoftë se anëtarët e asaj dege nuk i binden Kanunores, ahere ajo degë të dekllarohet e shuar dhe t'i merën vula dhe arshivat". (vijon me GJERGJ FISHTA NË BOSTON TEK FAIK KONICA)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]