VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 06:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII
E Djelë, 08.09.2009, 08:06am (GMT+1)

 

 

Vërtet miqësia midis Peshkop Nolit dhe Kolonel Zogut u-ftoh, po Vatra s'desh t'a besonte dhe dëshira e saj ish që ata të bashkëpunojin tok për të mirën e vendit. Per shembëll, kur Këshilla Kombëtare caktoj një sumë prej 5,000 dollarësh për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri, Vatra emëroj Nolin dhe Zogun që ndanë ato të holla në popullin e qarkut të Tepelenës. Po duke shkuar koha, u-keput peri që i mbante tok dhe nuk lidhej dot më. Shkaku? Për aresye politike. Faji ku varej? Nuk e mer njeri përsipër; lë t'a kërkojmë ta gjejmë.

Në Jenar 1921, Vatra emëroj një njeri të saj që e dërgoj ne Shqipëri me mision të bashkonte disa udheheqës me influencë dhe të bisedonte me "˜ta për formimin e një partie politike me emërin "Partia Kombëtare". Njeriu që dërgoj Vatra ish i varfër nga zotësia për një mision t'atillë, dhe shumë nga udhëheqësit që deshi të takonte ay nuk i dhanë rast të fliste me "˜ta për çështjen e partisë. Qellimi i Vatrës nuk u-plotësua ahere, po partia politike që deshi u-formua pakë më von me një titull tjatër dhe nënë udheheqjen e njeriut te saj.

 

Vatra kish ca kohë që punonte për formuarjen e një partie politike në Shqipëri, po ajo s'qe miaft: Në Nëntorin 1920, njerëzit e Vatrës themeluan "Federatën Vatra të Shqipërisë" me qendrën në Korçë, dhe me këta zyrtarë: Nik Dishnica kryetar, Selim Mborja sekretar, Refat Shtylla arketar, dhe pjesëtarë të Komisionit Qendral këta kontrollore: Koço Grameno, Vasil Tromara, Fuat Dishnica dhe Pertef Rusi. Nik Dishnica pat qenë zyrtar i degës së Vatrës në St. Louis, Mo., dhe Koço Gramenua ish kryetar i degës Nr. 33 kur ish në Detroit, Mich.

Kanunorja e "Vatrës" së Shqipërisë ish pothuase 90 për qint e kopiuar nga Kanunorja e VATRES së Amerikës. Të dy Vatrat kishin qëllime të përbashketa politike; po "Vatra" e Korçës nuk vazhdoj se s'kish anëtarë të paguajin kestet dhe t'u bënte ballë harxheve, dhe Vatra e Boston-it nuk e ndihmoj dot se kish shumë vëra për të zënë me dollarë dhe nuk i delte hesapi për vete të saj. Ashtu zyrtarët e "Vatrës" se Korçës mbetnë me gisht në gojë.

 

Gjithë n'atë kohë u-formua dhe "Federata e Madhe Atdheu" në Vlorë me program politik,- për ofiqe guverne! Zyrtarët e saj ishin këta: Kol Tromara kryetar, Avni Rustemi kryetar nderi, Karl Gurakuqi sekretar, Ahmet Dakli arkëtar, Bedri Pejani inspektor, dhe Seid Kemali drejtor i shtypit.

Ajo "federate" u-dekllarua sheshit kundrë Federatës Vatra. Kol Tromara u-shkrojti letra shumë miqve të tij n'Amerikë që të formojin degë të "federatës" së Vlorës, po s'pati sukses në përpjekjet e tij kundrë Vatrës. Nga ay shkak, zyrtarët e asaj federate i proponuan Federatës Vatra për një "marëveshje vëllazërore", dhe bashkepunim midis të dy "Federatave". Nuk u-bë gjësendi.

 

Pakë muaj më von, erdhi Faik Konitza nga Evropa që mori kryesin'e Vatrës në dorë në Shtatorin 1921. Ay gjeti në zyrë të Vatrës korrespondencën me Federatën e Vlorës, dhe bëri investigimet e duhura për aktivitetet e asaj shoqërie politike. Pastaj shkrojti në Diell kundrë asaj Federate dhe njerësve të saj, dhe u-tha hapur se përse nukë munt të bëhej dot "marevëshja vëllazërore" në mes të dy Federatave. Ay shtroj për bisedim gjashtë pika për mosbërjen e marëveshjes, unë do të shenoj këtu tri nga ato pika, 1, 3 dhe 6,  të cilat janë këto:

"1) Të dy shoqërite kanë ideale të ndryshme: Federata "˜Vatra' ësht e bindur që një Shtet munt të vendoset vetëm mi themelin e Kanunit; Federata e Madhe "˜Atdheu' beson për kundrë se vrasja politike private është një gjë patriotike dhe për të levduar.

"3) Ndonëse njihni dhe proklamoni sherbimet e "˜Vatrës', as patriotisma as hoborësia nuk ju ndaluan të vini të na kundërshtoni në shesh t'onë, n'Amerikë. Dhe me ç'vegla? Me ca njerës për të cilet kryetari juaj, Z. Kol Tromara, munt të ju japë gjithë hollësit'e duhura. Shpjerini listën e anëtarëve t'uaj t'Amerikës dhe pyeteni a i di për njerës të paqmë.

 "6) Thuhet se kini në Kanunoren t'uaj një nyje të fshehte për të vrarë kundërshtaret.- S'dimëë kjo e thënë a ka themel; na pëlqen të besojmë që jo. Po na vjen keq që nuk e kini edhe përgënjeshtruar, as me fjalë as me punë."

 

Pas atyre shkrimeve te forta te Konitzes, njerezit e federates se Vlores  e lane rehat Vatren, dhe emeri i tyre u-harrua.

Partitë politike, ndonëse t'organizuara me qellim të mirë prej udhëheqësve të tyre, prishnë qetësin' e vendit dhe turbulluan mendjen e një populli të pashvilluar që s'kish parë qeverim të stabilizuar në jetën e tij. Përandaj në fillim, pas formimit të qeverisë kombëtare në Kongresin e Lushnjes, bëheshin kryengritje të dendura në Shqipëri, me qellim që udhëheqësit kryengritës të bëheshin kryetarë Shteti.

Një tjatër ngjarje më e keqe dhe e shëmtuar: Në nisje të vitit 1921 një grup fanatikesh bëri një "Memorandum" në Korçë dhe udhëheqësi i atij grupi që një ish-vatran i qojtur Koço Kotta, i cili mori pjesë aktive në themelin e Vatrës me 1912 si delegat i shoqërisë "Mirëbërëse" të kollonisë shqipëtare të Syracuse-it, N. Y. Ay grup i përbërë prej njerësve të dyshimtë, desh t'a ndante Shqipërinë me dysh: Veri dhe Jugë. Shqipëria e Jugës, thoshin ata të Memorandumit, t'a kish kryeqytetin ne Korçë dhe të qeverisesh nga zyrtarë të kërshterë!

 

Duke ditur këto që shënuam më lart edhe shumë turbullime të tjera të brëndëshme të shkakëtuara nga elemente t'erreta, dhe nga ana tjater e rrethuar prej armiqve shekullorë të jashtëm që prisjin rastin ta copëtojin, është për të habitur se si u-bë dot e mundur bërja e Shqipërisë Shtet më vete!

Dora e fortë që e bëri të mundur bashkimin dhe vëllazërimin e popullit shqipëtar, që u-mbylli derën aventurierëve të partive politike, që e shtroj vëndin dhe stabilizoj një qeveri kombëtare, ajo dorë shpëtimtare dihet nga të gjithë dhe shërbimet e saj për Shqipërinë çmohen siç duhet nga Shqipëtarët e vërtetë.

Po lë t'a lemë gjer këtu episoden e partive politike, dhe lë të vazhdojmë me punët e Vatrës në të shkuarën. Që të mundë njeriu të bëjë një veprë të përsosur, duhet të jet'i qetë, të mos ketë punë dhe andralle të tjera. (vijon me FAIK KONICA ZGJIDHET KRYETAR I VATRËS)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)
Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve (06.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]