VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2
E Djelë, 08.09.2009, 08:13am (GMT+1)

 

Sa thamë me lart për vajtjen e Fan Nolit në Shqipëri dhe mosqasjen e tij, janë fakte të bazuara në dokumenta zyrtare. Po ç'te u-bësh ca njerësve që shkruajnë mi këte pikë dhe s'dinë se ç'thonë? Kur vdiq Fan Noli, një fletë shqipe e qojtur "Zeri i Ballit" me datën Maj 1965, shkrojti këto:

"Me 1921 Qeveria Shqipëtare ftoj Federatën Vatra të dërgonte një përfaqësonjës në Parlament...Vatra zgjodhi Fan Nolin, që shërbeu për një përiudhë dyvjeçare, 1921, 1922..."!

 

Nuk ësht aspak e vërtetë, guverna shqipëtare jo vetëm nuk i shkrojti Vatrës për një gjë t'atillë, po dhe kur e dërgoj Vatra Fan Nolin, guverna i tha: "Ktheu prapë nga erdhe se nuk të qas në Shqipëri"! Këtu as kritikojmë as levdojmë njeri me kot, vetëm duam të shkruajmë mi historin' e Vatrës dhe t'udhëheqësve t'anë, të bazuar në fakte dhe jo përalla kafenesh. Pranuarja e deputetit të saj Peshkop Fan Nolit në parlament të Tiranës qe një vitore për Vatrën, e cila me të drejtë munt të thomi këtu se  u-bë e mundur vetëm nga fuqia dhe atdhetarësia e ministrit të punëve të brëndëshme Kolonel Zogut, për ndryshe deputeti i saj s'besohet t'a kish parë Shqipërinë me sy. Gjer ahere Vatra merej me punët e jashtme të Shqipërisë duke mbajtur përfaqësonjës diplomatikë nëpër kryeqytetet me rëndësi të botës, dhe pas asaj ngjarjeje u-fut me të dy këmbët në politikën e brëndëshme të saj.

Përfaqësonjësi i guvernës shqipëtare Midhat Frashëri arriu në Boston për punën e Huas Kombëtare, dhe mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Vatrës më 8 Shtator 1920. N'atë mbledhje u-bënë pllanet për shëtitjet nëpër kollonitë shqiptare t'Amerikës ku kish degë të Vatrës, dhe u-caktuan njerëzit për t'i shetitur ato kolloni. Kristaq G. Polena u-caktua të shoqëronte të dërguarin e guvernës në të gjitha kollonitë që do të vizitonte.

Pastaj u-vëndos të bëhej një mbledhje e madhe "Pan-Shqiptare" në Boston më 13 të muajit, e cila të kërkonte njohjen e Shqipërisë nga guverna amerikane edhe fuqit' e mëdha; dhe të hapej Fushata e Huas Kombëtare. U-këndua një letrë nga Mehmet Konitza, delegat i Vatrës dhe ministër i punëve të jashtme, i cili ja linte për barrë Vatrës hapjen e Huas Kombëtare. Vatra e hapi fushatën duke blerë 7, 000.00 bonde të Huas. Dy Vatranë qenë rekordmbajtës t'asaj Fushate: Halit Qyteza me 6.000.00 dhe Fazlli Ç. Panariti me 5,000.00.

 

Kundërshtarët e guvernës hapnë fjalën se gjoja guverna shqipëtare "nuk e pagoj Huan Kombëtare"! Mos e besoni, është çpifje e dobët prej armiqësh. Guverna dërgoj 20,000 copë bonde në zyrë të Vatrës,$10.00 copa, dhe u-shitnë 17,000 copë, kusuri i bondeve është  dhe sot në zyrë të Vatrës, s'kanë asnjë vleftë.

Të gjith ata Shqipëtarë që i dorëzuan bondet guvernës, muarnë të hollat e tyre. E para qe Vatra që mori parat' e saj. Përveç asaj, shumë Vatranë dhuruan bondet e tyre në fushatat e Vatrës, dhe Vatra menjëherë mori parat nga guverna. Këtë e dimë fare mirë se i kemi shkuar vetë nëpër duar ato bonde dhe ato para.

 

Këtu kam frikë se mut të prish qejfin e miqve të Kostë Çekrezit, po s'është faji im, kështu thotë historia! Në mbledhjen e Komisionit të Vatrës më 28-29 Nëntor 1920 mori pjesë dhe komisari i guvernës shqiptare në Washington Kostë Çekrezi, i cili në shpjegimet e tij që dha përpara Komisionit të Vatrës, tha dhe këto:

"Dyke qënë se çështja e njohjes së Shqipërisë nga an' e Amerikës, të cilën e kisha sjellë në mbarim e sipër, u-ngatërua më parë nga emërimi i paregullshëm i Z. (Charles) Erickson, ardhja e papandehur e të cilit shkakëtoj një interuptim në negocjatat e mija me Departamentin e Shtetit, dhe pastaj nga ndrimi i kabinetit." (Zbriti Suljeman Delvina dhe hipi Ilias Vrioni si kryeministër.) Vazhdon Çekrezi:

"Është nevojë tani që të pajtohet një avokat i njohur me influencë të madhe afër Departamentit, i cili zotohet që t'i jap funt çështjes së njohjes në një kohë të shkurtër. Përandaj jam i shtërnguar që të kërkonj nga Vatra një ndihmë materiale prej $15.000, 00 për këtë punë, dyke qënë se nukë merem vesh me qeverinë dhe se s'duhet humbur kohë. Gjithë ashtu, dua të shtonjë se është nevojë që kjo çështje e të hollave të mos përhapet dhe të dalë j jashtë, se është frikë se mos kuptohet liksht. C.A. Chekrezi." (Shënuar me dorë të tij.)

 

Komisioni e besoj çështjen e Çekrezit, dhe ja bëri të njohur kryedelegatit Mehmed Konitzës me një letër të gjatë. Në fjalë të tjera, Komisioni hyri nëp dyshim në kërkesën e Çekrezit, dhe nuk i dha ndihmën që kërkoj. Kur erdhi Faik Konitza në Boston që mori kryesin' e Vatrës, e këndoj rekordin dhe i kërkoj shpjegime Çekrezit me anë të një letre në gjuhën inglisht se cili ish ay avokat i "njohur dhe me influencë të madhe", - ose për ndryshe ay, Konitza, do t'ja shtronte atë çështje Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Në fjalën e tij përpara Komisionit të Vatrës, Çekrezi foli kundrë Dr. Ericksonit, e cili u-emërua komisar i dytë në Washington prej guvernës shqipëtare. Qarja e Çekrezit nuk qe e drejtë, se Dr. Ericksoni munt të ndihmonte shumë për njohjen e Shqipërisë prej guvernës amerikane. Kuptohet se Çekrezi qe ziliqar, desh të shkonte përpara, dhe për atë shkak u-përfol liksht me Dr. Ericksonin përpara një zyrtari amerikan në Washington.

Në kohën kur ish komisar i Shqipërisë në Washington, Kostë Çekrezi regjistroj disa mijëra Shqipëtarë t'Amerikës, dhe nuk i dha hesapguvernës në Tiranë se sa para zuri ose sa prishi nga ay regjistrim! Kur u-emërua Fan Noli ministër i punëve të jashtme në kabinetin e Xhafer Ypit mp 1921, e para punë që bëri i kërkoj hesap Çekrezit për të hollat e regjistrimit të Shqipëtarëve t'Amerikës. Noli ndënji fare pakë kohp si ministër i jashtmë dhe dha dorëheqjen.

 

Në mbledhjen e Janarit 1921, Këshilla Kombëtare e gjeti të tepërt mbajtjen e Dr. Ericksonit si delegat të Vatrës në Washington, dhe e pushoj nga detyra duke e falenderuar thellërisht për sherbimet e tij të vyera për Shqipërinë.

Gjith' ashtu n'atë mbledhje Këshilla pushoj edhe Faik Konitzën si delegat të Vatrës në Romë, për shkakun se u-botua letra e tij në fletën shqipe "E Vërteta" që dilte në St. Louis, Mo. Kundërshtarët britnë se ajo letrë "dëmtoj Huanë Kombëtare"! Letra e tij s'qe kundrë Huas, po qante hallin se ku do t'i gjente guverna e Tiranës të hollat që të paguante atë borxh të math, dhe ashtu ata që blijin bondet më mirë t'i quajin të falura parat' e tyre! Kur Komisioni Qëndral vëndosi që fushata e Huas të mbyllësh Ditën e Flamurit më 28 Nëntor 1920, Faik Konitza këshilloj Vatrën t'a vazhdonte dhe pakë kohë atë fushatë. Me mëndimin e tij  u-bashkuan dhe Fan Noli me Mehmed Konitzën.

 

Anëtarët e Këshillës që votuan kundrë Konitzës qenë këta: Paskal Aleksi, Jaçe Selenica, Sadik Duro dhe Kosta Isaak; dhe anëtarët që votuan në favor të tij qenë dy: Mihal Progri dhe Lambi Mani; i shtati anëtar Kost Hotova hodhi votë të Bardhë.

U-muar vesh se ata që votuan kundrë Konitzës, të cilët e nisnë atë fushatë kundrë tij, ishin t'influencuar nga i dërguari i guvernës Midhat Frashëri, i cili nuk i donte Faik Konitzën dhe Fan Nolin, dhe ata nuk e dojin atë se ay botoj nj'a dy artikuj në gazetën e tij "Liria" kundrë Flamurit të Shqipërisë! Ahere Dielli i bëri përgjigje të fortë "Lirisë", e ciladillte në Selanik. Artikujt e Diellit për mbrojtjen e Flamurit i shkrojtnë Fan Noli dhe Faik Konitza. "Liria" tha më  vonë se shkrojti ashtu për  flamurin me qellim për të mbrojtur Dervish Himën, i cili shpuri Flamurin në Shqipëri më 1908 dhe për atë shkak e vuri në burg guverna turke. Është provuar në shumë raste se Shqipëtari sado i ditur të jetë, nuk i harron inatet personale!

 

Kryetari i Vatrës Anastas Pandeleja me një grup njerës shjokë të tij organizoj një shoqëri tregëtare në Boston me emërin"Albanian American Trading Ci.," dhe u-botuan një sërë artikujsh në Diell për hesap t'asaj kompanie, dhe shumë Vatranë ranë viktimë! Komisioni i Vatrës, në mbledhjen më 15 Maj 1921, i qojti si rekllama ata artikuj dhe kërkoj hesap nga kompania në fjalë. Ahere kryetari i Vatrës Anastas Pandeleja, i cili ish dhe kryetar i kompanisë, bëri këtë shënim në Rekordin e mbledhjes kundër kolegëve të tij, të shkruar më dorë të tij:

"Shënim: Nuk bashkohem më vëndimin e pjesëtarëve të Komisionit mi botimet e Diellit të artikujve që mirreshin me Korporatën Albanian-American Tradin Co., - nga këto arësye: Këto botime pas mëndjes time nuk janë rekllama, po artikuj, dhe sipas parimit të zyravet, pas rregullave të adaptuara dhe pas kanunore dhe rregullores nuk gjëj donjë të drejtë të përzihën ose të bisedonjë Komisioni duke e quajtur këtë një nga detyrat e redaktorit.

"E quaj këtë proponim dhe vendim të pjesëtarëve të Komisionit abstruktiv të përparimit tregëtar Shqiptar dhe shkelësë të së drejtave të Redaktorit me mënyra autokratike, hasete dhe dhunë Aanstas Pandele".

 

Njerëzit e asaj korporate mblodhë miaft para nga Vatranët dhe Shqipëtarët zëmërbardhë që besojin në përparimin e Vëndit tyre me an të tregëtisë, edhe në  përmirësimin e tyre ekonomikërisht. "Kompania" dhe faliment, dhe Shqipëtarët që blenë aksione humpnë paratë! Në fakt, kompania ish e falimentuar që në fillim: nuk nisi nga puna fare që të hyjin para n'arkë të "kompanisë". Dhe "zyrtarët e kompanisë" i merjin rogët e tyre nga parat' e Shqipëtarëve që blijin aksione pa fleftë në kompanin' e njerësve të shtrëmbër.

Vatra ahere pati mjft dëm moralisht dhe materialisht, se kryetari i saj ish edhe kryetar i një shoqërie tregtare-gënjeshtare. (vijon me PARTITË POLITIKE: PRISHJA E MIQËSISË MIDIS PESHKOP NOLIT DHE KOLONEL ZOGUT)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)
PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES (07.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]