VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1
E Djelë, 08.09.2009, 08:20am (GMT+1)

 

 

                                                                                        

Me 11 Korrik 1920 u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston dhe vazhdoj gjer me 25 të muajit. Muarnë pjesë 34 degë në kuvent, dhe nuk u-përfaqësuan dot 14 degë të tjera, ca prej tyre s'kishin votë se u-mungonte numëri i duhur i anëtarëve; çdo degë kish 1 votë për 21 gjer 50 anëtarë, dhe dy vota për 51 gjer 100 anëtarë.

Kuvendin e kryesoj Shefki Alikua si çairman, i cili ish nga Selenica e Pishes së Kolonjës, dhe delegat i degës Nr. 41, Buffalo, N. Y. Ish njëri i stërvitur mirë, dinte të kryesonte mbledhje më rëndësi si kuvëndet e Vatrës qëmoti. Kur u-kthye në Shqipëri pas vitit 1921, Shefki Alikua u-emërua sekretar në ministrin' e financave dhe qëndroj n'atë zyrë për një kohë të gjatë, sido që ministrat e asaj zyre ndryshoheshin sa herë që binte një kabinet dhe hipte tjatëri.

Vatra ahere merej me politikën e Shqipërisë, mbante përfaqësonjes diplomatike në kryeqytetet më rëndesi si Washingtoni, Londoni, Parisi dhe Roma. Përandaj munt të thomi se kuvendet e Vatrës asi kohe kishin ngjyrën e parlamentit të nje guverne shqipëetare në mërgim.

 

Në kuvent të vitit qe shenuam më lart u-lozë disa manëvra dhe intriga politike nga ca delegatë për kryesin'e Federatës Vatra, dhe sikundër dihet intriganët në shumë raste dalin të fituar në pllanet e tyre. Kandidatë për kryetar ishin Hasan Bitincka dhe Anastas Pandeleja. Kur u-vunë të dy në votë, fitoj Pandeleja me 4 vota. Ahere u-muarnë vesh intrigat që bëheshin prapa perdes dhe filluan bisedime t'ashpëera në kuvent midis delegatëve. Sikur t'ish zgjatur ay bisedim, munt të kish ngjarë përçarja e vitit 1917 e cila dëmtoj aqë shumë Vatrën dhe çështjen shqipëtare përgjithërisht. Po Hasan Bitincka, njeri i ndershim, Shqipëtar patriot i kulluar dhe Vatran besnik, i preu kokën përçarjes pa e nxjerë në shesh dhe e mbylli sherrin më pakë fjalë t'urta duke këshilluar përkrahesit e tij t'a harrojin zgjedhjen e kryetarit dhe të punojin për të mirën e Vatrës dhe të Shqipërisë si kurdoherë.

 

Për editor i Diellit u-zgjoth Andon Frasheri kundrë Loni Kristos, të cilët nuk duheshin përsonalisht, sido qe punuan tok në një zyrë për një kohë të gjatë. Nënë editor u-zgjoth Aqile Tasi me 40 vota kundrë Gjergj Frashërit me 10 vota. Sekretar i Vatrës u-zgjoth Ndreko Stavrua, njeri i urtë dhe punëtor i mirë. Dhe për arkëtar i Vatrës ose "ministër i financës" u-rizgjoth Goni Katundi, emëri i tij njihej mirë në Ministrin'e Financave në Tiranë! Ay bashkë më të dërguarin e guvernës Midhat Frashërin nënëshkruan deftesat e Huas Kombëtare të Shqipërisë me 1920, të cilat u shtypnë në shtypëshkronjën e Diellit.

 

Christo Thanasi, delegat' i degës Nr. 21, New Bedford, Mass., proponoj në sesionin XIII të kuvendit që Federata Vatra të dërgonte Peshkop Fan Nolin në Tiranë si deputet të saj për të përfaqësuar Shqipëtarët e Amerikës në parlament të Shqipërisë. Kuvëndi e pëlqeu proponimin e delegatit të New Bedford-it, dhe u-vendos me-një-zë nga delegatët dërguarja e Peshkop Nolit në Tiranë. Në të njëjtën kohë u-vëndos t'i bëhej  i njojtur guvernës shqipëtare vendimi i  kuvëndit, bashkë me një lutje që deputeti i Vatrës të pranohej prej guvernës. A u-bë lutja nga an'e Vatrës dhe mori përgjigjje prej guvernës apo jo, s'kemi nonjë provë mi këte pikë.

 

Kur shkoj Fan Noli nga Bostoni për në Shqipëri, mori dhe dy priftërinj me vete, At Vasil Markon dhe At Vangjel Çamçen. Natyrisht harxhet e tyre gjer në Shqipëri edhe ca më tepër i pagoj Vatra. Kur arrinë të tre në Durrës, Fan Nolin e qëndroj guverna shqipëtare, dhe të dy priftërinjtë i la që hynë në Shqipëri.

Fan Noli, i deshpëruar nga ajo ngjarje e papritur, u-kthye prapë në Bari t'Italisë. Menjëherë ay lajmëroj Vatrën dhe Vatra i dërgoj $2,000.00 Nolit në Bari që të mbahesh atje. Në mbledhjen që pati Këshilla Kombëtare e Vatrës me 29 Tetor 1920, vendosi që Vatra dhe degët e saj të protestojin pranë guvernës shqipëtare për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri, po s'bënë nonjë efekt. Vetëm fuqia e ministrit të punëve të brëndëshme bëri efektin e duhur për qasjen e Fan Nolit.

 

Guverna udhehiqesh nga Sulejman Delvina si kryeministër, i cili nuk pati asnjë faj për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri, ay ashtu mori urdhër nga Këshilla e Lartë ose Regjenca e përbërë nga katër veta që kishin fuqin' e një mbreti se Shqipëria ish mbretëri pa mbret të cilet ishin këta: Imzot Bumçi, Aqif Pashë Elbasani, Mihal Turtulli dhe Abdi Toptani. Këshillen e Lartë  - ose Regjencën  - e këshilloj dhe e bindi Sotir Peci që nuk e qasi Fan Nolin në Shqiperi. Peci tha për Nolin se po të vinte si fetar, lë të qasej dhe të lihej i lirë të predikonte fenë, po si politikan të mos qasesh, tha ay, se munt të sillte përçarje politike në parlament. Sotir Peci bashkëpunoj pakë kohë me Fan Nolin kur nxirte gazetën "Kombi" në Boston.

Më von zbriti Mihal Turtulli dhe hipi Sotir Peci në "fron si çerek mbreti." Ahere ngjau kjo shaka e bukur: Zonja Sotir Peci i dërgoj të fala si "çerek mbretëreshe e Shqipërisë" një zonjë greke n'Athinë më anë të një tregëtari shqipëtar! Kur u-muar vesh në kafenet' e Athinës kjo shaka pa kripë, gazetat greke bënë komente tallëse. Me atë rast, shkrojti dhe Dielli pakë radhë në faqën dy për Zonjen Peci.

 

Kur ngjau incidenti i Fan Nolit, ministri i punëve të brëndëshme Kolonel Zogu ish në shtepi të tij në Mat, dhe e mësoj çështjen kur u-kthye në Tiranë. Për të ndrequr atë gabim të trashë, kryeministri Delvina dhe ministri i brëndëshmë Zogu vanë në zyrën e Regjencës që biseduan me të katër çereket mbretërorë. U-muar vesh se n'atë mbledhje Kolonel Zogu proponoj me insistim t'i dërgoheshin kredencialet Fan Nolit në Bari për të vajtur në Genevë si kryetar i delegacies shqipëtare që të kërkonte njohjen e Shqipërisë për anetare të Lidhjes së Kombëve. Me insistimin e Zogut më tepër, guverna i dërgoj kredencialet Fan Nolit në Bari dhe i dha këta shokë si delegatë: Gjergj Adamidhin nga Frashëri, Pandeli Calen nga Voskopoja dhe Hil Mosin nga Elbasani.

Kryedelegati i Greqisë Venizelos-i bërtiste në Lidhjen e Kombeve se "tërë orthodhoksit e Shqipërisë Jugës janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë"! Po kur dolli delegacia shqipëtare e përbërë nga katër delegatë Shqipëtarë Orthodhoksë dhe kryetari i tyre ish peshkop orthodhoks, e mbylli gojën kryedelegati grek. Ajo që strategjia diplomatike e Kolonel Zogut, i cili ish tamam 26 vjetsh djalë dhe s'kish eksperiencë diplomatike si disa të tjerë, po ish tepër i mprehet dhe i kuptonte punët e Shtetit shumë më mirë se çdo udhëheqës tjatër.

Delegacia shqipetare u-pyet më parë nga një komision i veçante i Lidhjes i kryesuar prej Lord Robert Cecil-it, Ingliz mik i Shqipërisë, dhe pastaj u-shtrua për bisedim çështja e Shqipërisë përpara Lidhjes së Kombeve. Me 19 Shën-Endre 1920, Shqipëria u-njoh si Shtet sovran prej Lidhjes së Kombeve dhe u-pranua për anëtare e saj.

 

Passi mbaroj punën në Genevë, delegacia shqipëtare u-kthye në Tiranë dhe Fan Noli u-pranua nga guverna për deputet i Vatrës që përfaqësoj Shqipëtarët e Amerikës në parlamentin e Shqipërisë. Pas atyre ngjarjeve, Noli dhe Zogu u-bënë miq të ngushte, dhe Vatra ish përkrahëse e fortë e Zogut në vepërimet politike.

Kur ra guverna e Sulejman Delvinës në Nëntor 1920 dhe u-ngarkua Ilias Vrioni prej Regjences që formoj guvernën e re si kryeminister, ay mori Fuad Dibrën për ministër të punëve të brëndëshme. Po Dibra nuk vajti në Tiranë, dhe ashtu ministër i brëndëshmë u-emërua Mehdi Frashëri.

Ahere Dielli shkrojti një kryeartikull të fortë me titullin : "QAN SHQIPËRIA PËR ZOGUN", editor ish Andon Frashëri. Perveç shumë të tjerave, kryeartikulli i Diellit me datën 24 Jenar 1921 thosh dhe keto: "Nga një rëmujë, një gërmadhe të zeze, Zogu e transformoj Shqipërinë në një gjë të bukur, me formë që t'a ha syri; nga një përzjërje të çuditëshme Matiani mundi të hedhë themelet e një Shteti Shqipëtar, e ati shteti që shikojmë neve sot dhe që do t'a gezojnë nesër bijtë t'anë...Ahmed Zogu është njeriu për të cilin qan sot Shqipëria dhe ky njeri nuk munt të qëndrojë lark influencës së popullit..."

 

Dhe gazeta "Koha" shkrojti miaft gjatë për heqjen e Zogut nga ministria e brendëshme. Për hir të historisë, marim dhe nga "Koha" këto radhë: "Shkaku i krizës ministriale është se Zoti Ministër i brëndëshmë, Ahmed Be Zogu, kërkon reforma evropiane për qeverimin e Shqipërisë e jo anadollake."

Gazeta "Koha" ish organ përsonal i Mihal Gramenos dhe dilte në Korçë; dolli ca kohë në Jamestown, N. Y., dhe ish në luftë me Diellin se editori i tij Bahri Omari shkruante kundrë Ismail Qemalit. Duke çmuar punën e tij patriotike, Vatra i pagoj harxhet e udhës Mihal Gramenos kur shkoj nga Amerika për në Shqipëri.

 

Për fat të keq miqësia e Nolit me Zogun u-ftoh dhe bashkëpunimi i tyre i shkurtër mori funt. Pafjalë Vatra mbajti anën e deputetit të saj, të cilit i paguante 2,000 dollarë në vit rogë, dhe i dha përkrahjen gjer në pikën e fundit. Ç'qe shkaku i ndarjes të dy udhëheqësve me rëndesi? Kjo s'dihet mirë, - po fakti i hidhur është se ajo ndarje dëmtoj tepër Shtetin shqipëtar i cili sapo kish lindur dhe hiqesh zvarrë si foshnja që mundohet të ngrihet me këmbë.

Në 14 muaj, që në Nentorin 1920 gjer me 24 te Dhjetorit 1921, u-ndryshuan gjashtë guverna në Tiranë, zbriste një kryeministër dhe hipte tjatëri. Më në funt u-zgjoth Zogu kryeministër që formoj guvernën, i cili mori në kabinet të tij nj'a dy njerës që nuk i pëlqeu Vatra. Ahere Dielli shkrojti: "Fajin e patnë Mehmed Konitza dhe Fan Noli që e lanë Zogun vetëm dhe e muarnë Shefqet Verlaci me shokë."

 

(vijon me PËRFAQËSUESI I GUVERNËS MIDHAD FRASHËRI ARRIU NË BOSTON)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit? (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]