VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4
E Djelë, 08.09.2009, 08:26am (GMT+1)

 

 

 

Në sesionin e dytë, delegati i degës së Detroit-it Marko Adamsi proponoj të thërritesh Faik Konitza nga Evropa për kryetar të Vatrës. Ay proponim u-përkrah prej Ali A. Kuçit (nga Kuçi i Tomoricës), delegat i degës se New Florence, Pa., dhe u-pëlqye me-një-zë nga gjithë delegatët e kuvëndit.

Sekretari i kuvëndit këndoj një kabllogram të dërguar nga Parisi prej korrespondentit të Diellit N. Lakos i cili lajmëronte Vatrën për vdekjen e Zonjës Shahin Be Konitzës, e ëma e Mehmed dhe Faik Konitzës. Me proponimin e Kristo Kirkës, delegat i degës së Quincy, Mass., delegatët u ngritnë më këmbë dhe qendruan dy minuta në heshtje si shenjë zie për kujtim të saj. Për çudi, kur vdiq Nënia e tyre ranë këmbanat e kishëve dhe u mbyllë dyqanet e Grekëve atë ditë në Konicë  për nder të Zonjës.

Në sesionin e 14-të, kuvendi vendosi t'i ktheheshin të 100 dollarët Fan Nolit që i pagoj Vatrës nga xhepi i tij për hesap te broshurës frengjisht "L'Allemagne et L'Albanie"që shtypi Faik Konitza me 1915 në Lausanne të Svicrës. Konitza i dërgoj Vatrës 50 copë t'asaj broshure, Vatra nuk e nxori në shesh së fliste kundrë Gjermanisë dhe shumica e Vatranëve ishin pro-Gjermanë. Broshura fliste kundrë guvernës gjermane se ajo bënte pazarllëk me Greqinë që po t'ish se hynte në luftë me ane t'Aliatëve kundrë mbretërive t'Evropës së Qendrës, të mirtë Toskërinë. Kur s'dolli broshura në shesh gjer pas hyrjes së Amerikës ne luftë, delegatët në kuvendet e Vatrës kërkonin broshurën, ose paratë nga Konitza. Ahere u-ngrit Fan Noli që i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij, dhe u tha delegatëve: "Tani paratë i muartë, lëreni Faikun rehat i cili tëre jetën e tij ka punuar për Shqipërinë dhe kur i ngrënë kur i pa ngrënë!"

 

Besohet shkaku i asaj broshure e internuan Austriakët Faik Konitzën dhe e mbajtnë në Vienë gjer sa humpnë luftën.

Kuvendi vendosi që Vatra të shtypte libra shkollare për shkollat e mesme të Shqipërisë. Ay vendim i kuvëndit u-vu në vepërim një mot më von. Kuvëndi vëndosi që ndihmat për jetimët të mos priteshin. N'ate listë u-shtuan dhe jetimët e Vangjel Gjikës, i cili i sherbeu Vatrës si manager i Diellit.

U-vëndos me-një-zë nga kuvëndi që Vatra t'i lutej guvernës provizore të Durrësit t'emëronte një përfaqësonjës në Washington të dërguar zyrtarisht nga an'e saj.

Kryetar i Vatrës u-zgjoth Faik Konitza në sesionin e dytë të kuvendit. Zyrtarët e tjerë të Vatrës dhe te Diellit u-zgjodhë në sesionin e 19-të, kur afroj mbarimi i kuvendit. U-emërua Kol Tromara kryetar-zëvendes gjer sa të vinte Konitza nga Evropa. Bahri Omari u-hoq, dhe u-zgjoth Koste Çekrezi editor i Diellit dhe i Revistës "Adriatik"; dhe Andon Frashëri nëne editor.

 

Këshilla Kombëtare u-rizgjoth për vitin 1919-1920, e cila kish fuqin' e kuvendit dhe bënte politikën e Vatrës. Kuvendi vazhdoj XXI sesione, u-hap me 6 dhe u-mbyll me 15 Korrik 1919. Kuvëndet e kohërave të shkuara të përsons for essentially anti-Comre parlamentare. Kjo i tërhiqte më tëpër shumë Vatranë që përpiqeshin kush të vinte më parë delegat në kuvënt.                  

Pas kuvendit u-bënë ndryshime në zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Kuvendi zgjodhi Faik Konitzën kryetar dhe la Kol Tromarën zëvendës gjer sa të vinte Konitza nga Evropa, po ay nuk erdhi dot, dhe zëvëndësi ndenji një kohë fare të shkurtër dhe shkoj në Shqipëri. Ashtu mbeti Vatra pa kryetar, kë të zgjidhjin? Burrat e njohur si "udhëheqës" ishin të zënë më detyra të tjera. Nga ay shkak, Këshilla ngarkoj Komisionin të gjënte një zëvendëskryetar, dhe gjeti Kristo Kirkën.

 

Gjith'ashtu iku dhe Kostë Çekrezi nga Boston-i, i cili ish zgjedhur prej kuvendit editor i Diellit dhe i Revistës "Adriatik." Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i Vatrës në Washington për punët e Shqipërisë, bashkë me Dr. Ericksonin i cili u-zgjoth pakë muaj më parë. Dr. Ericksoni paguhej 500 dollarë rogë në muaj nga Vatra, dhe Çekrezi 250 dollarë në muaj.

Me ikjen e Çekrezit mbeti Dielli pa editor, dhe gazeta dilte e përditëshme. U-thirr prapë Bahri Omari që e drejtoj Diellin për pakë kohë. Passi iku dhe Omari, u-zgjoth Loni Kristua editor, i cili pat qenë dhe më parë editor i Diellit. Po ay nukë shkoj mirë me nëne-editorin, Andon Frashërin, dhe kur erdhi kuvendi tjater fitoj nënë-editori në zgjedhjet kundrë editorit; - këtu munt të meret me mënt se cili prej të dyve ka patur faj në grindjet e tyre.

Kur kish probleme me rëndësi që nuk u-jipte dot funt ose s'donte të mirte përgjegjësinë Komisioni, thërritesh mbledhja e Këshilles Kombëtare e cila thosh fjalën e fundit në punët e Vatrës. Në mbledhjen që pati në Shtator 1919, Këshilla vëndosi që Vatra të harxhonte 100,000 franga ari për të ndihmuar refugjatet shqipëtarë të "Korçës dhe Kosovës". Këtu kuptohet se kanë dashur të thonë "qarkut të Korçës", dhe Kolonja u-doq dhe u-gjakos nga Grekët më tepër se çdo krahinë tjatër t'asaj prefekture; me mijëra refugjatë Kolonjarë vanë ne ullinjt'e Vlorës, - shumë prej tyre vdiqnë atje.

Po më parë se të viresh në vepërim ay vëndim i Këshillës, u-pyetnë me kabllogram delegatët n'Evropë Mehmed Konitza dhe Dr. Mihal Turtulli se a munt të harxhohesh ajo shumë të hollash për atë qellim. Përgjigjja e tyre qe "Jo" se ato të holla duheshin më tepër për të luftuar armiqt'e huaj të Shqipërisë, më tepër Grekët të cilët e luftojin Shqipërinë me anë të shtypit dhe të konferencave, dhe arma e tyre më e fortë që përdorjin qe feja, duke thënë se gjithë Shqipëtarët orthodhoksë "duan Greqinë"!

 

Në mbledhjen e Këshilles u-vendos t'i jepeshin 400 dollarë Mihal Gramenos për të shkuar në Shqipëri bashkë me gruan e tij. Vatra çmonte patriotizmën e Gramenos dhe menjëherë vuri në vepërim vendimin e Këshilles. Në shumë raste Mihal Gramenua e pat kundërshtuar Vatrën, më tepër për kritikat e editorit të Diellit kundre Ismail Qemalit, të cilin Gramenua e adhuronte si baban' e kombit.

Në mbledhjen e Këshilles Kombëtare u-këndua një letrë e dërguar nga "Parësia" e qytetit të Korçës, e cila kërkonte ndihmen financiare të Vatrës që t'a përdorte për të bërë "propagandë kombëtare" në qarkun e Korçës. Këshilla nuk e mori nër sy atë kërkesë, pati dyshim në përsonat që e dërgojin letrën, dhe e kuptoj se do të vijin humbur të hollat e Vatrës.

Kërkime për ndihma financiare si ajo mirte dendur Vatra nga njerëz të ndryshmë, - të cilët gjëjin "shkake patriotike" për kërkimet e tyre. Të tillë njerës besojin se Vatra ish bankë, - i mblithte dollarët me lopatë, - dhe munt të ndihmonte çdo njeri që e quante vetën"atdhetar"! Kurse e tërë pasuria e Vatrës ishin nj'a tri a katër mijë anëtarë të cilët punojin rëndë nëpër fabrikat me rogë të vogëla dhe për dashuri të Shqipërisë e ndihmojin Vatrën me sa muntjin që të punonte për të fituar lirinë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

 

Deshira e shumë udhëheqësve të Vatrës ish për themelimin e një partie politike në Shqipëri, të kryesuar nga Mehmed Konitza. Kjo çështje u-bisedua në një mbledhje të Këshillës Kombëtare në Shkurt 1920, dhe Vatra ish gati të paguante harxhet për organizimin e partisë. Mehmed Konitza të ngarkohej për të gjetur shokët e duhur dhe të bënte programin e partisë. Ajo dëshirë nuk u-plotësua dot ahere, po themelimi i partisë u-vu në vepërim tre vjet më von, jo nga Mehmed Konitza, të tjerë njerës udhëheqës.

Passi u-mbajt Kongresi i Lushnjës në Jenar 1920 dhe u-formua e para guvernë kombëtare e Shqipërisë e udhëhequr nga Sulejman Delvina si kryeministër, Kostë Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i guvernës në Washington dhe dha dorëheqjen si delegat i Vatrës. Po prapë pati nevojë për ndihmen e saj, dhe i kërkoj 5,000 dollarë që të fillonte punën si përfaqësonjës i guvernës. Këshilla Kombëtare vendosi t'i jepesh ajo ndihmë Çekrezit nga Vatra posa të vinte urdhëri nga Mehmed Konitza, Ministri i Punëve të Jashtme në Kabinetin e Sulejman Delvinës. Vatra e këshilloj Çekrezin që herë tjatër çdo ndihmë të saj t'a kërkonte me anë të Tiranës, kryeqyteti i ri i Shqipërisë.

 

Vatra mori një kabllogram nga kryeministri Sulejman Delvina, i cili kërkonte dërguarjen e vullnetarëve të Gardës Civile në Shqipëri nga an'e Vatrës. Ishin organizuar ahere trupa vullnetarësh shqipëtarë Vatranë në disa kolloni të New England-it, dhe ishin stërvitur tamam si ushtarë të regullshëm. Vullnetarët shkuan në Shqipëri nënë komandën e Kolonel Aqif Permetit, i cili i sherbeu Vatrës disa vjet si manager i Diellit dhe konferencier, dhe e pushkatuan komunistet me 1945 në Tiranë. Bashkë me vullnetarët shkoj dhe banda "Vatra" në Shqipëri, e udhëhequr nga prof. Thoma Nassi. Vatra u-pagoj të gjitha harxhet e udhës djemve të bandës.

Këshilla Kombetare u-mbloth në zyrën e Vatrës me 29 Shkurt 1920 ("Leap Year"). U-këndua një kabllogram nga Ministri i Punëve të Jashtme Mehmed Konitza, i cili kërkonte një hua nga Vatra prej 10,000 dollarësh për guvernen. Këshilla vëndosi që Vatra t'i jepte guvernës huan që kërkoj, me këtë konditë: ajo sumë të hollash t'i paguhej Vatrës përbrënda një viti pa interes. Po u-pagua? S'dihet.

Duke parë se nukë munt të mbahesh Shteti me miell hua, Vatra i proponoj guvernës të hapte një hua të brëndëshme, dhe e këshilloj të dërgonte një përfaqësonjes n'Amerikë për punën e huas, dhe Huaja Kombëtare të hapesh nga Vatra. Natyrisht guvernës i pëlqeu proponimi i Vatrës, dhe prapë me anë të Mehmed Konitzes i kërkoj Vatrës një hua prej 5,000 dollarësh "për ardhjen e Midhat Frashërit n'Amerikë, dhe harxhe të tjera" thosh kabllogrami i ministrit të jashtmë i cili u-leçit në sesionin XXIX të kuvendit të Vatrës, me 25 Korrik 1920.

Midhat Frashëri, i dërguar prej guvernës për hapjen e fushatës së Huas Kombëtare, arriu në Boston dhe mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Vatrës me 8 Shtator 1920. N'atë mbledhje u-bënë planet për të vizituar kollonitë shqipëtare t'Amerikës, dhe më që i dërguari i guvernës nukë njihej përsonalisht me Shqipëtarët e Amerikës, dhe as që munt t'i vizitonte dot vëtë të gjitha kollonitë, u-caktuan këta njerës si ndihmës te tij: Hasan Bitincka, Kristaq Polena, Anastas Pandele dhe Kristo Kirka. Kristaq Polena e shoqëroj të dërguarin e guvernës kudo që vajti, dhe munt të quhet si sekretar i tij.

 

Fushatën e Huas Kombëtare e hapi Federata Vatra duke blerë 7,000 dollarë bonde. Nga Vatranët, Halit Qyteza mori rekordin me 6,000 dollarë bonde (të cilin e dënuan komunistet dhe u-kalp në burgun e Korçës). Dhe rekordmbajtësi i dyte që Fazlli C. Panariti i cili bleu 5,000 dollarë bonde; pakë vjet më von i prishi bondet dhe me ato para bleu nje çiflik në Lubonjë të Kolonjës.

 Guverna shqipëtare dërgoj 20,000 bonde në zyrë të Vatrës, një bondë vlente 50 franga ar ose 10 dollarë copa. U-shitnë nj'a 18,300 copë nga ato bonde, dhe mbenë 1,700 copë pa shitur të cilat janë dhe sot në zyrë të Vatrës, - po s'vlejnë asnjë pesësh. Domethënë, suma e Huas Kombëtare ahere n'Amerikë arriu 183,000 dollarë. Një herë Vatra i dërgoj guvernës një çek tamam $100,000.00. Deftesat e Huas Kombëtare u-shtypnë në shtypshkronjen e Diellit, dhe i nënëshkruan Midhat Frashëri si përfaqësonjës i guvernës, dhe Goni Katundi si arkëtar i Vatrës.

 

Kundërshtarët e guvernës që ish në fuqi që nga viti 1925 e pastaj, hapnë fjalën se gjoja "guverna nuk e pagoj Huan Kombëtare"!  Mos e besoni, është çpifje kundërshtarësh. Guverna i pagoj të gjithë ata njerës që i dorëzuan bondet  n'Arkën e Shtetit, ose në zyrat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të guvernës jashtë Shqipërisë. Që të merje bondet nga Vatra, duhej të kishe deftesat në regull. Me 1 Prill 1934, guverna këshilloj me anë të shtypit ata Shqipëtarë që kishin bonde, t'i dorezojin bondet dhe të merjin të hollat nga Arka e Shtetit. Ajo shpallje e guvernës ndenji në fuqi për disa muaj, dhe ata që patnë bonde dhe nuk i dorëzuan gjer në kohen e caktuar, natyrisht i humpnë paratë. (vijon me DEPUTETI I VATRËS)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2 (08.09.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2 (08.08.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3 (08.08.2009)
Refat Gurrazezi dishepull i Faik KonicësNga Idriz LAMAJ (08.08.2009)
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarëtPërgatitur nga Alfred Papuçiu* (08.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]